KFOR-i të largohet, ndërsa Kosova të çarmatoset

Eurodeputetja e majtë në Parlamentin Europian, Cornelia Ernst, ka kërkuar që KFOR-i të largohet sa më parë dhe Kosova të çarmatoset tërësisht. Sipas eurodeputetes Ernst, kjo është zgjidhja që e garanton paqen dhe stabilitetin në Europën juglindore.

“Unë e refuzoj misionin e KFOR-it në Kosovë. Ky mision deri tani nuk ka treguar pothuajse asnjë rezultat. Krimi i organizuar në Kosovë është shumë i përhapur dhe këtë e ka thënë edhe Ministria e Jashtme e Gjermanisë. Qindra mijëra armë ndodhen në pronë private. Gjithashtu edhe institucionet si Amnesty International dhe Këshilli i Europës kanë shprehur kritika në këtë çështje. Sipas mendimit tim, Kosova duhet në mënyrë të vazhdueshme të çarmatoset, sepse vetëm kështu mundësohet një fillim i ri”, nënvizon deputetja Ernst.

Përderisa deklaratat e tilla janë bërë përditshmëri në institucionet e BE-së, politika jonë ende vazhdon të ushqejë iluzionin e një anëtarësimi në strukturat e saj.

Eurodeputetja Cornelia Ernst nuk është e vetmja europiane që po e kërkon me çdo kusht zhbërjen e shtetit tonë dhe zgjerimin territorial të Serbisë. Të njëjtat oferta pritet ta vërshojnë tryezën e bisedimeve edhe në Bruksel, aty ku pritet që përmes presionit politik dhe ekonomik, BE-ja të insistojë në rehabilitimin e të gjitha krimeve të Serbisë gjatë shekujve XIX dhe XX. Fundja, ky është edhe qëllimi i bisedimeve të ashtuquajtura Kosovë – Serbi dhe jo assesi paqja apo mirëqenja në Europën juglindore, aty ku qytetnimi më i vjetër Europian po mbahet qëllimisht i izoluar nga pjesa tjetër e kontinentit.

Shtetin tonë, e pranuam ne shqiptarët ose jo, e kanë kundërshtuar gjithmonë koalicionet antimuslimane në Europë, të cilat, edhepse nuk janë aq të zëshme në opinionin publik, megjithatë ato veprojnë pa u ndalur dhe janë duke e kryer punën e tyre kundër ekzistencës së shtetit tonë të ri. Për shumicën e këtyre organizatave të deklaruara hapur si antimuslimane, është vetëm çështje kohe dhe momenti se kur do të rihapet sërish fronti për dhunimin e gruas dhe nënës së pambrojtur shqiptare.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top