SHKRUAN: SHEFQET JASHARI STROFCI
1. Ahmet Krasniqi, disa ditë pas arritjes së Marrëveshjes për bashkimin e UÇK–së dhe të Ministrisë së Mbrojtjes ka shkuar në Tiranë. Në aeroportin e Tiranës në Rinas është pritur nga Xhavit Haliti me njerëzit e tij, dhe se pritja dhe përcjellja i është bërë në nivelin e një delegacioni ushtarak që vjen nga jashtë (s’ka pasur formalitete doganore të kontrollit të dokumentacionit).
2. Xhavit Haliti me njerëzit e tij i kanë caktuar si roje personale Ahmet Krasniqit, Naim Mujën, anëtar i LPK–së dhe njeri i besueshëm i Xhavit Halitit.
3. Banesën në Tiranë për Ahmet Krasniqin e ka gjetur dhe në emër të tij e ka marrë Shaip Muja, njeri i besueshëm i Xhavit Halitit.
4. Shkuarja e Ahmet Krasniqit me stafin e Ministrisë së Mbrojtjes në Tiranë dhe krijimi i Pjesës së Shtabit të Përgjithshëm të FARK–ut.
5. Formimi i «Qendrës për Rekrutim, Stërvitje dhe Përgaditjen e Kuadrit Ushtarak» në Viçidol dhe formimi i Qendrave tjera Stërvitore në Papaj, Babinë, Kalimash, Kolsh dhe Mamurras nga SHP i FARK–ut.
6. Ndihma financiare për UÇK–në, sa ishte gjallë Ahmet Krasniqi, në një shumë përafërsisht prej 8 milion DM nga Fondi i Qeverisë së Kosovës.
7. Xhavit Haliti me asnjë fjalë në mjetet e opinionit publik nuk e ka mohuar egzistimin e Marrëveshjes së Oslos deri sa Ahmet Krasniqi ishte gjallë.
8. Armatimin e parë për FARK–un e ka siguruar Zenun Idrizi nepërmjet Naser Kukës, i cili ishte njeriu i besueshëm i Xhavit Halitit.
9. Kontaktet e vazhdueshme që i bënte Ahmet Krasniqit me Xhavit Halitit në Shqipëri.
10. Dorëzimi i një miljon DM Xhavit Halitit nga Fondi i Qeverisë së Bukoshit për rroga të kuadrit komandues të UÇK–së.
11. Dërgimi i mesazhit nga ana e Adem Demaçit për Ahmet Krasniqin, nëpërmjet telefonit nga Prishtina, përmes të cilit ia bën me dije se Ramadan Qehaja e pranonte emrimin si Komandant i Njësive të Mbrojtjes Teritoriale të Kosovës, (mesazh i koduar me një parullë për të cilën qenë marrë vesh në Oslo).
12. Armatimi që Ahmet Krasniqi e kishte kontraktuar në Kroaci, është sjellë në Shqipëri nëpërmjet firmës së Shaip Mujës, firmë e regjistruar në Shqipëri.
13. Pranimi i Xhavit Halitit në intervistën e tij të botuar në «Zëri» se ka shkuar në botën e jashtme me ushtarakun e SHP të FARK–ut Bashkim Kalaveshin për të kontraktuar armatim për FARK–un.
14. Lidhja e marrëveshjes në mes SHP të FARK–ut dhe të një delegacioni të një shteti mik të shqiptarëve për blerjen e armatimit dhe mjeteve ushtarake moderne me ndërmjetësimin e Gani Sylës, që bënte pjesë në klanin e «dyshes Hydajet Hyseni – Azem Syla».
15. Përgatitja e tri brigadave të para operative të UÇK–së, (Brigada 134, 131, 133) në «Qendrën për Rekrutim, Stërvitje dhe Përgaditjen e Kuadrit Ushtarak» në Viçidol dhe në QS në Papaj nga ushtarakët më të zotë që kishte SHP i FARK–ut. Solemniteti i organizuar me rastin e bërjes së Betimit, dorëzimit të Flamujve të luftës kamandantëve të brigadave, dhe dorëzimin e Urdhërit luftarak për të tri brigadat, ushtarakut madhor Tahir Zemës nga komandanti i SHP të FARK–ut kolonel Ahmet Krasniqi në qershor të vitit 1998.
Më në fund si përfundim, duhet cekur se vetëm në bazë të Marrëveshjes së Oslos ju bë e mundshme Ahmet Krasniqit ta formonte Pjesën e Shtabit të Përgjithshëm të FARK–ut në Tiranë. Ajo Marrëveshje mundësoi hapjen e Qendrave Stërvitore në Babinë, Viçidol, Papaj, që lidheshin me rrugën Durrës–Tiranë–Tropojë, dhe në Kolsh dhe Kalimash që lidheshin me rrugën Durrës–Tiranë–Kukës.
Vetëm në bazë të asaj Marrëveshje ka mundur të bëhet trajnimi dhe përgatitja e kuadrit ushtarak dhe të ushtarëve për hyrjen e tyre në Kosovë, me formacione ushtarake të gatshme për të kryer detyra operative kundër ushtrisë serbo–jugosllave. Ishin njësitë operative të UÇK–së, Brigadat 134, 131 dhe 133 që hynë në Kosovë nën komandën e ushtarakut madhor Tahir Zemës vetëm një muaj pas arritjes së Marrëveshjes së Oslos. Ajo Marrëveshje mundësoi formimin e Brigadës «Skënderbeu», brigadave 141, 142 dhe të brigadës 132, dhe hyrjen e tyre nën komandën e Sylejman Kollqakut në Zonën Operative të Pashtrikut, të cilat më 28 nëntor të vitit 1998 arritën në Therandë (Suharekë).
Në saje të asaj Marrëveshjeje u formua Brigada «Mërgimi» nga Tahir Zemaj në Mamurras. Dhe së fundi, vetëm në bazë të Marrëveshjes së Oslos iu bë e mundshme oficerëve tanë të depolitizuar, trima dhe atdhetarë, të brigadave 134, 131 dhe të Batalionit Diversanto–Vëzhgues «Delta» që ta mbajnë nën qeverisjen e tyre Garnizonin e FARK–ut në Papaj, për t’i bërë përgatitjet e duhura për thyerjen e kufirit shqiptaro–shqiptar.
VAZHDON