Kërkojmë dorëheqjen e qeverisë!

Fjala e kryetarit të Ballit Kombëtar Demokrat, z. Gazmend Islami, mbajtur më 19 Gusht 2016, në protestën e mbajtur në Prishtinë.

Të dashur qytetar të Republikës së Kosovës,

Të nderuara zonja dhe zotërinj, Vëllezër e Motra Shqiptarë!

ma hajna nuk ka shtetJemi mbledhur sot këtu, në sheshin e heroit kombëtar “Zahir Pajaziti”, në kryeqendrën tonë të re, për të shprehur pakënaqësinë e thellë të të gjithë qytetarëve shqiptarë me gjendjen aktuale dhe proceset politike e ekonomike në Dardaninë tonë të dashur, vendin të cilin e karakterizon shpirti i pathyeshëm i luftës për ribërjen e Shqipnisë etnike.

Vëllezër e Motra!

Ne, si qytetar shqiptar të Republikës së Kosovës, si pjesëtar të kombit shtetformues të kësaj Republike, sot po protestojmë kundër shkeljes së rëndë të të drejtave tona kombëtare, kundër Marrëveshjeve tradhtare të Brukselit dhe kundër kapjes së institucioneve nga mafia komuniste e partive politike, e cila, përmes klanit MAFIOZ PRONTO po i shkatërron themelet e shtetit tonë të ri. Njëkohësisht, kjo protestë qytetare, nuk do të ishte protestë e mirëfilltë, nëse nuk e adreson shqetësimin e të gjithë qytetarëve të Republikës, pa dallim etnie dhe besimi, karshi krimit ekonomik dhe politik të këtij klani antishqiptar dhe antishtet në Republikën e Kosovës.

Të nderuar pjesmarrës të kësaj proteste, të dashur qytetarë, ne që jemi mbledhur sot këtu, në protestën e organizuar nga Balli Kombëtar Demokrat, jemi vetëm një pjesë e vogël e dëshmitarëve të shumtë, të cilët po i nënshtrohen për çdo ditë një presioni të tmerrshëm propagandistik, të organizuar dhe financuar nga qarqet më të errëta të politikës antishqiptare.

Përmes kësaj propagande tmerruese për qytetarët, pushteti i kapur prej kriminelëve të klanit MAFIOZ PRONTO, po e shantazhon çdo qytetar shqiptarë të vendit tonë. Këta pushtetarë, për ta mbajtur pushtetin me çdo kusht në duart e kriminelëve të pjellës ogurzezë të ish-LKJ-së dhe ish-PPSH-së, të udhëhequr nga satrapët e krimit politik dhe ekonomik, të bashkuar në klanin MAFIOZ PRONTO, përmes Marrëveshjes ende të paratifikuar të demarkacionit të kufirit shtetëror me Malin e Zi, këtij vendi fqinj, që ende vazhdon të mbajë padrejtësisht të pushtuar Ulqinin, Plavën, Gucinë, Tivarin dhe viset tjera shqiptare, me nënshkrimin e kapobandës së krimit të organizuar në Republikën e Kosovës, Hashim Thaçi, po i dhurohen edhe disa mijëra hektarë tokë të Kosovës së përgjakun si mos më keq.

Prandaj, të nderuar pjesmarrës të kësaj proteste, ne si subjekt politik, i ftojmë të gjithë qytetarët, pa dallime partiake dhe etnike, që ditëve të ardhshme të intensifikojmë së bashku protestën tonë paqësore kundër Marrëveshjeve të Brukselit dhe kundër KLANIT MAFIOZ Pronto, për arsyen se mbrojtja e dinjitetit kombëtar të shqiptarëve, mbrojtja e integritetit territorial dhe sovranitetit shtetëror të Republikës së Kosovës, është detyrim dhe mesazh shumë i qartë drejtuar të gjitha institucioneve vendimmarrëse vendore dhe ndërkombëtare.

Vëllezër e Motra, Kosova jonë nuk ka toka shtesë për të falur dhe nuk pranon në asnjë rrethanë të njohë të drejta privilegjuese për pinjollët e atyre që përmes pushtimit ushtarak të trojeve shqiptare, kanë kryer krimet më të tmerrshme dhe gjenocid të pashembullt ndaj kombit shqiptar, përgjatë gjithë shekullit XX.

Balli Kombëtar Demokrat, ua kujton miqve tanë ndërkombëtarë dhe të gjithë ambasadorëve të akredituar në vendin tonë, se ne si shqiptarë dhe Balli Kombëtar Demokrat si subjekt politik, nuk e kemi harruar krahinën e Toplicës dhe pastrimin etnik e gjenocidin atje. Balli Kombëtar Demokrat nuk e ka harruar masakrën e Bihorit, e cila, për nga tmerri i përjetuar i popullsisë civile, ia tejkalon për disa herë masakrës dhe gjenocidit të pafalshëm në enklavën e garantuar nga OKB-ja, atë të Srebrenicës.

Të dashur qytetarë, Balli Kombëtar Demokrat, përmes kësaj proteste i drejtohet edhe ambasadorëve të akredituar në vendin tonë, duke ua rikujtuar edhe atyre, se Kosova nuk është tërësisht jetime dhe nuk është e interesuar të integrohet e të marrë viza askund si rast social, ose si përbindësh me një identitet të imponuar dhe të manipuluar.

E themi shumë zëshëm, se nëse dikujt prej ambasadorëve të akredituar në vendin tonë ju cenohet ndonjë biznes lukrativ me KLANIN MAFIOZ PRONTO, atëherë le ta dinë mirë edhe ata, se ne si subjekt politik, këtë protestë qytetare po e mbajmë edhe kundër këtij lloji ambasadorësh dhe ndërkombëtarësh. Ne si subjekt dhe shqiptarët si komb, nuk do të ndalemi asnjëherë të kërkojmë drejtësinë për Kosovën dhe të gjithë shqiptarët.

Balli Kombëtar Demokrat beson, se tashmë ka ardhur koha të kuptohet drejt nga të gjithë miqtë tanë euro-atlantik dhe të respektohet realiteti i pamohueshëm, se Kosova është tokë shqiptare, Kosova është Shqipëri, Kosova është vet Europa e mbytur në gjak nga pushtimet sllave dhe otomane, andaj, si e tillë, ajo ka të drejtën e sajë historike dhe demokratike, të protestoj fuqishëm dhe shumë e vendosur, duke e kërkuar njohjen ndërkombëtare dhe mbështetjen e të gjithë miqve tanë euro-atlantik, në procesin e pashmangshëm të integrimeve dhe të bashkimit të të gjithë shqiptarëve me shtetin amë Shqipërinë.

Të dashur qytetarë,

Miqësia e shqiptarëve të siujdhesës ilirike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është vlerë e kultivuar dhe ruajtur me besimin e patundur në demokraci dhe njohje e ndihmë reciproke. Nuk na lejohet të harrojmë, se zanafilla e këtyre marrëdhënjeve të bashkpunimit shumë të frytshëm shqiptaro-amerikan daton shumë më herët, dhe ky bashkpunim ka vazhduar të intensifikohet sidomos pas pushtimit komunist të trojeve shqiptare. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e kanë ndihmuar për disa dekada të tëra luftën e drejtë të shqiptarëve kundër klikës pushtuese sllavokomuniste të Beogradit dhe shërbëtorëve të këtij rexhimi pushtues e gjakatar në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup. Frytet e punës së palodhshme të bashkpunimit të Komitetit Kombëtar Demokrat “Shqipëria e Lirë” me administratën shtetërore, Senatin dhe Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shqiptarët i shijuan në momentet më kritike të ekzistencës së tyre.

Duam t’ia rikujtojmë secilit, se Ne, qytetarët shqiptarë të Kosovës, nuk e kemi harruar dhe nuk do ta harrojmë kurrë fundin e vitit 1992 dhe “Kërcënimin e Kërshëndellave” të Presidentit George Herbert Walker Bush drejtuar Beogradit. Ne, qytetarët e Kosovës, nuk do ta harrojmë kurrë vizitën e Presidentit George Walker Bush në Tiranë dhe deklarimin e tij shumë të qartë, pro shpalljes së pavarësisë dhe njohjes së Kosovës. Ne shqiptarët, falë ndihmës së Zotit dhe përpjekjeve titanike të të parëve tanë, e sidomos të atyre që u bashkuan rreth Komitetit Kombëtar Demokrat “Shqipëria e Lirë”, sot, pothuajse të gjithë, pa dallime partiake jemi shumë mirënjohës për ndihmën e vazhdueshme që e kanë dhënë SHBA-të për lirinë, pavarësinë dhe njohjen e Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve. Ne nuk do ta harrojmë asnjëherë ndihmën ushtarake të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve tjerë në luftën për çlirimin e Kosovës. Prandaj, e kemi për detyrë dhe obligim, që ne si qytetarë të këtij vendi, të angazhohemi me të gjitha forcat kundër të keqes dhe të ndërtojmë një shtet të lirisë dhe demokracisë, një shtet ku nuk do të ketë njerëz të shtypur për shkak të bindjes politike, përkatësisë etnike apo për shkak të besimit fetar.

Ne shqiptarët, e kemi detyrim dhe jemi të obliguar të ndërtojmë një shtet në të cilin perspektiva dhe mirëqenja ekonomike e qytetarëve nuk është e varur dhe e lidhur me krimin e organizuar të KLANIT PRONTO. Prandaj, nga kjo protestë, ne i parashtrojmë me sa vijon, kërkesat tona politike drejtuar institucioneve vendimmarrëse të Republikës së Kosovës.

  1. Kërkojmë nga deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, që ata, më datën 1 Shtator 2016, të mos e votojnë dhe legjitimojnë tradhtinë kombëtare, përkatësisht, Marrëveshjen e Hashim Thaçit për faljen e mbi 8000 hektarëve tokë të Kosovës për Malin e Zi.
  2. Kërkojmë dorëheqjen e qeverisë aktuale dhe instalimin e një qeverie teknike të ekspertëve, për një periudhë kalimtare gjashtë mujore.
  3. Kërkojmë nga Prokurori i Shtetit, të nisë sa më parë hetimet për të involvuarit dhe pjesëtarët e KLANIT MAFIOZ Pronto, dhe pa asnjë dyshim, ne si qytetar të këtij vendi e
  4. Kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme të Hashim Thaçit nga posti i presidentit të Republikës së Kosovës.

Të dashur qytetar, duke ju falënderuar për pjesmarrjen, më lejoni që t’ju shprehë konsideratën time për mbështetjen dhe angazhimin tuaj.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top