Sot në Novi Sad, ministri serb Zoran Gjorgjeviq, duke folur në Kuvendin e përgjithshëm të konferencës së kishave evropiane që po mbahet në këtë qytet, kërkoi mbështetje për Serbinë dhe pozicionin e saj në raport me kërkesën e Kosovës për pranim në UNESCO. Siç mësojmë nga qarqe të mirëinformuara, këtë pozicion racist të shtetit serb janë duke e mbështetur të gjitha kishat ordokse, pa asnjë përjashtim.
Ministri Zoran Gjorgjeviq, duke folur për trashëgiminë kulturore në Kosovë, theksoi me sa vijon:
“Trashëgimia kulturore kishtare në Kosovë i përket popullit dhe shtetit serb. Të nderuar pjesmarrës të kësaj konference, meqenëse shqiptarët e Kosovës dhe autoritetet e përkohshme në Prishtinë nuk kanë treguar kurrfarë gatishmërie ta parandalojnë shkatërrimin e kësaj trashëgimie kulturore, ne po kërkojmë një zgjidhje kompromisi në bisedimet me Kosovën, ku asnjëra palë nuk do t’i fitonte të gjitha. Pra, asnjë palë nuk do të mbetej krejtësisht e kënaqur, por të dyja palët do të humbnin dhe do të fitonin diçka.
Serbia, pavarësisht vështërsive në proces, ka arritur të miratoj dy marrëveshje strategjike në rrafshin kombëtar. Njëra ka të bëjë me neutralitetit ushtarak, ndërsa tjetra me inkuadrimin e vendit tonë në Bashkësinë Evropiane.
Ne besojmë se inkuadrimi i Serbisë në Bashkësinë Evropiane është interes madhor i qytetarëve tanë, para së gjithash për shkak të zbatimit rigoroz të standardeve evropiane për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, si dhe zhvillimin e gjithmbarshëm ekonomik.
Sërbia dëshiron të jetë pjesë e pandashme e Bashkësisë Evropiane dhe për të arritur këtë synim, qeverisë time i nevojitet ndihma dhe besimi juaj në Serbinë.”