Kërcënohet me prerje koke imami Labinot Maliqi

Të enjten e kam ripublikuar një pjesë të intervistës sime dhënë për ATV, ku kam folur për vlerën, kontributin dhe rëndësinë jetike që ka prania dhe mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sigurinë, paqen dhe shtetin e Republikës së Kosovës.

Me këtë rast, kam pranuar një koment kërcënues nga Xhengiz Ameti, i cili më shkruan: “Qka e paske qafen per 🔪.”

Rastin e kam paraqitur në Policinë e Kosovës, dhe është duke u trajtuar në nivelin më të lartë. Personi në fjalë dyshoj se është shtetas i Maqedonisë së Veriut, andaj i bëjë thirrje organeve të sigurisë atje dhe prokurorisë që ta hetojnë këtë person, por dhe gjashtë personat e tjerë që e kanë pëlqyer kërcënimin e tij ndaj meje.

Qentë e xhehnemit! Sa të mjerë që janë edhe në dunja!

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top