Kam filluar t’i njoh anëtarët dhe adhuruesit e partive politike

SHKRUAN: SEFEDIN KRASNIQI

Kam filluar t’i njoh anëtarët dhe adhuruesit e partive, ende pa ua lexuar shkrimet, sidomos reagimet në FB.

LDK – Këta shkrimet dhe reagimet i fillojnë duke ia ngjeshur dy a tri shpulla vetë LDK-se, nga frika se po tregohen të njëanshem dhe po i kritikon dikush. Këtyre, PDK iu ka dhënë frikë për 100 vite…

LVV – Fjalinë e parë e fillojnë me fjalinë e thjeshtë: « Mos përçaj »! Krejt kanë harruar se kanë përça e kanë djeguar gjithçka që kanë gjetur përpara gjatë protestave të veta. Madje e kanë djegur edhe ndërtesën e Qeverisë dhe e kanë gjuajt me minahedhës Parlamentin e Kosovës ( derisa nuk vërtetohet e kundërta).

PDK – Këta e nisin fjalinë « Krenar me UÇK » dhe fajtore kujdestare për gjithçka e kanë LDK-në! Madje edhe për vrasjet e politikanëve të vetë LDK-së. Edhe kur « marrin në thu » ndeshen në LDK (sikur Xhavit Haliti në Arben Gashin)

AAK – Këta e fillojnë fjalinë me « Rambo.., kjo do të thotë që kjo parti pa Ramushin vdes për 24 orë!

Tjerat nuk vlen të analizohen…

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top