KALORËS JE, DIELLIN E KE KALË

SHKRUAN: REXHEP SHAHU

Ia fute bolet ne shul Serbise, ia solle mendjen verdalle, u the se Kosova eshte e pavarur, gje te cilen ata nuk e dinin, ua mesove per here te pare;
Pastaj me sportin shkelqeve, me ate kombetaren e digitalbit, shkelqeve ne festimin e humbjes dhe ne futbollin e bastoreve;

Pastaj Kosoves ia solle mendjen verdalle, i shkepe ne hu portalistat e Kosoves, i dermove ca dite me pas me monologun e ca te vertetave te verteta kur u the se dy eksporte te peshtira ka bere Shqiperia ne Kosove dhe harrove ekpsotimin e SHIK-ut;

U bene 5 vjet qe shkelqen si gazetar, analist, publicist, promovues i vetes dhe asnjedite nuk shkelqeve si kryeminister, por e kompensove sepse njerzve ua bere trute dhallte, njerzve ua heq trurin, ata nuk mendojne a kane te hane e te pine, a kane buke, a kane drita, a kane shkolle per femijet, nuk mendojne asgje pervecse si te ikin prej atdheut dhe si te behen antena percjellese te llogjeve te tua.
Llogjet e tua ngopin shqiptaret, hallall qe ua dine midene.

Tani per ta plotesuar permasen e patriotit qe s’ka hy ne uje hala, gjuajte ne gure mbi Greqine. Asgje te re nuk the veç per te re e shite basmen e vjeter. Te ka hije edhe rrena, te ka hije sepse rren me seriozitet klasi, merr pozen e dragoit, te filozofit, te dijetarit, pozen e zotit te gjithpushtetshem.

Me Serbine, me Kosoven, me Greqine, me sportin, me hashashin qe arrite rendimente te shkelqyera dhe provove para nesh e botes se ne mund ta shkerdhejme Kolumbine, na krenove, na nxore ne krye te listes se vendeve te dashura prej zotit prej te cilit robt ikin.

300 mije vende pune ka Kanadaja dhe ti ua rekomandon shqiptaret, 50 mije vende pune ka hape Gjermania per ne shqiptaret dhe ti e ke rregullue me Merkelin qe te ka xhan ty.
Hallall, rrofsh edhe njeqind vjet ne krye te vendit, fitofsh edhe 5 here zgjedhjet, e meriton, je kalores i vertete, te duan shqiptaret, ti na mbron prej serbeve e grekerve, ti na ben te mos mendojme asgje per veten tone po veç per ty, ti na ben te harrojme femijet tane dhe veç te mendojme per grate e tua, femijet e tu, te dashurat e tua dhe me keto gjera ta mbushim jeten tone te lumtur…

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top