Mr. Sc. Nue Oroshi

Ka përfunduar koha e pansllavizmit komunist në Trojet e Arbrit

Shpeshëherë njerëzit janë të ndarë, ata që i shërbejnë të mirës, të bukurës dhe të madhërishmës si dhe ata që i shërbejnë të keqës, djallëzorës të mallkuarës dhe mefistofilisë. Kështuqë, edhe shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore u ndanë në dy taborre. Në atë, nacionalistë, të cilët i shërbenin kombit shqiptar dhe u flijuan për të, dhe komunistët apo djallëzorët që i shërbyen sllavizmit, dhe u vënë në shërbim të djallit, të keqit mefistofilit duke i shërbyer komunizmit proletar që s’njeh komb as fe.

Derisa komunistët edhe pse i shërbyen djallit dhe pansllavizmit, fëmijët e tyre gëzuan privilegje të shumta, si dhe patën mundësi që prindërve të tyre t’ju ngrisin nga një lapidar me shenjën e mefistofilit dreqit dhe të mallkuarit, pra, t’ju vendosin yllin e kuq komunist në varr. Një pjesë e madhe e fëmijëve të atdhetarëve nacionalistë nuk patën fare mundësi që prindërve të tyre t’ju ngrisin një lapidar, sepse iu mungonin eshtrat e tyre, pra nacionalistët që luftuan për Shqipërinë Etnike mbetën të vrarë, të sharë, të përbuzur, dhe eshtrat e tyre sot e asaj dite prehen në varre të përbashkëta, ndersa fëmijët e këtyre nacionalistëve sot e asaj dite kërkojnë eshtrat e tyre dhe s’kanë mundësi që së paku t’ju ngrisin një lapidar ku do të shkruanin fjalët, këtu pushon Luftëtari i Shqipërisë Etnike.

Derisa të parët, fëmijët e komunistëve ju gdhendën në lapidare yllin komunist simbolin e dreqit prindërve të tyre, këta të dytët fëmijët dhe të afërmit e nacionalistëve ende sot janë në kërkim të eshtrave të tyre edhe tani e shtatë dekada, që së paku në lapidar tju gëdhendin shqiponjën dykrenare simbolin e Shqiptarisë për të cilin u flijuan atdhetarët shqiptarë. Në kërkim të gjetjes së eshtrave të prindërve dhe të afërmëve të tyre janë shumë atdhetarë dhe familje të ndershme nacionaliste, por sot e asaj dite nuk kemi asnjë reflektim nga ana e atyre që i vranë dhe i gjuajtën nëpër varret e përbashkëta; nuk kemi asnjë ndërgjegjësim të ish udhëheqësve komunistë të Kosovës dhe Shqipërisë, dhe femijëve dhe të afërmeve të tyre që së paku të na i tregojnë vendet se ku u masakruan atdhetarët nacionalistë që t’i vorrosim, sepse edhe ata patën të drejtë ta kenë një varr ku pasardhësit e tyre të shkojnë dhe të dërgojnë lule të freskëta dhe t‘u thojnë fjalët, ju kujtojmë me mallë për jetë të jetëve.

Do të ishte më mirë që të bënim ndonjë projekt shkencor, e, që të kërkojnë së paku eshtrat e atdhetarëve të vrarë në Tivar, ku, siç shkruan Azem Hajdin- Xani në Librin “MASAKRA E TIVARIT” (MEMOARE), Prishtinë, 1998, f. 17-18, tekstualisht shkruan: “Më 31.3.1945, 4310 shqiptarë u masakruan nga serbët e malazezët, në Tivar. Djem e burra të zgjedhur nga të gjitha vise etnike shqiptare: të Mitrovicës, të Shalës së Bajgorës, të Drenicës, të Skënderajt e të Gllogofcit, të Vushtrrisë, të Podujevës, të Llapit e Gallapit, të Kamenicës, të Preshevës e Bujanovcit, të Vitisë, Gjilanit, Prishtinës të Lipjanit, të Kaçanikut e Ferizajt, të Suharekës, Prizrenit, Dragashit, Opojës, të Pejës e Gjakovës, të Klinës e Istogut, të Tetovës, Manastirit, Gostivarit, Shkupit dhe viseve të tjera të Kosovës, thërrasin politikanët tanë, historianët, poetët, shkrimtarët, dhe të gjitha istitucionet shkencore shqiptare, me sa zë kanë: -Ku është gjaku ynë, ku gjenden eshtrat tanë?” Këta atdhetarë shqiptarë ishin vrarë nga forcat okupuese serbomalazeze, me lejën, dijeninë, ndimën dhe bekimin Enver Hoxhës, Fadil Hoxhës, Ramiz Alisë, Mehmet Shehut, Rrahman Parllakut dhe shumë të tjerëve.

Ndërsa në anën tjetër atdhetarë që punuan deri në frymën e fundit për bërjen e Shqipërisë Etnike, ende sot e asaj dite nuk ju ipet vendi i merituar në Histori! Për këtë edhe historianët që sot mirren me studime historike, kryesisht me periudhën e Luftës së Dytë Botërore, e në veçanti me Ripushtimin e Kosovës dhe viseve tjera Etnike Shqiptare (1945-1999) janë të ndarë në dy pjesë. Historianët, studiuesit që përkrahin rrymën e Nacionalizmës Shqiptare, ku kryesisht shkruajnë për atdhetarët që ishin të mbledhur rreth Lidhjes së Dytë të Prizrenit, Ballit Kombëtar, Grupit Nacional Independent, Besës Kombëtare dhe organizatave tjera nacionaliste, duke filluar nga Kapidan Dr Mark Gjon Marku, Midhat Frashëri, profesor Ernest Koliqi, Kapidan Gjon Marka Gjoni, Ismail Vërlaci, Xhevdet Blloshmi; Xhevat Korça, Shaban Polluzha, Ndue Përlleshi, Mehmet Gradica, Gjon Sereçi, profesor Ymer Berisha, Prenk Cali, Gjelosh Luli, Muharrem Bajraktari, Alush Leshanaku, Gjon Gjinaj, Haki Tahaj, Hysen Terpeza, Hysni Rudi, Kapidan Ndue Gjon Marku, Xhafer Deva, Marie Shllaku, Aqif Blyta Haxhiahmeti, Rexhep Mitrovica, pater Anton Harapi, Mulla Idriz Gjilani, Xhemë Gostivari, Pater Bernard Llupi, Mulla Nuredin Gjinovci, prof dr Rexhep Krasniqi, kapidan Llesh Gjon Marku, Tahir Shaban Zajmi, Ukë Sadiku, Zef Gjidoda, Adem Gllavica, Luan Gashi, Ibrahim Lutfiu, Qazim Komoni, Fuad Dibra, Ibrahim Osman Kelmendi, Ajet Gërguri, Bedri Pejani, Halim Spahia, Tahir Deda, Kajtaz Ramadani, Rexhep Kabashi, Mulla Maliq Bali Gashi, Stak Mark Shkorreti, Miftar Bajraktari, Mulla Ilaz Broja, Bedri Gjinaj, Tahir Kolgjini, Xhelal Mitrovica, Kolë Parubi, Gjergj Martini, Demë Ali Pozhari, Kolë Margjini, Mulla Ramë Govori, Esat Berisha, Qazim Bllaca, Ahmet Selaci, Bislim Bajgora, Adem Voci, Hajredin Vidishiqi, Sherif Terstena, Ukshin Kovaqica, Gjon Destanisha, Mustafa Kruja, Mulla Jakup Kombi, Musa Shehzade, Hysen Lepenica, Halim Begeja, Patër Danjell Dajani, Patër Gjon Shllaku, Mark Ndoc Quni, Faik Quku, Hasan Dosti, Shuk Gurakuqi, Sak Fazlia, Imzot Zef Oroshi, Karl Gurakuqi, Zhuk Haxhia, Kolë Bib Mirakaj, Pashuk Bib Mirakaj; Jahja Fusha, Njazi Alishani, At Lorenc Mazreku, At Daniel Gjeqaji, Rexhep Xheli, Hazir Gjakja, Sulejman Vuqitërni, Mehmet Agë Rashkoci, Mufaili i Vogël, Mufaili i Madh nga Zajazi, Vasil Andoni, prof dr Isuf Luzaj, Mark Staka, Sylë Hotla, Bardh Isufi, Col Bajraktari, Bajram Gashi, Osman Bunjaku, Shemsi Mramori, Rifat Krasniqi, Hajdar Planeja. Qazim Bajraktari, Lec Kurti, Ymer Lutfia, Zef Pali, Gasper Pali, Seit Kazazi, Dom Ndre Zadeja, Ndoc Jakova, Ndue Pali, Qazim Rroji, Zef Kuka, Xhelal Hardolli, Xheladin Kamata, e shumë e shumë të tjerë.

Është për t’u theksuar se, shumë prej këtyre nacionalistëve kishin një përgaditje të lartë shkollore duke mbaruar studimet nëpër Univerzitet perëndimore, kryesisht në Itali, Austri e Gjermani, por edhe në vende tjera. Duke kërkuar falje prej shumë e shumë nacionalistëve tjerë të Shqipërisë etnike, që përkulem para veprës së tyre dhe që në këtë shkrim nuk po i shënoi emrat. Këto figura që i përmenda më lartë duhet të vendosen në piedestalin më të lartë kombëtar dhe të shpallën heronjë të kombit shqiptar.

Historianët e grupit komunist, që përkrahen sllavo-komunizmin, por që fatbardhësisht kanë mbetur të pakët. Ky grup i historianëve komunist vazhdon ta mbronë Fadil Hoxhën, Svetozar Vukmanoviq Tempon, Josip Broz Titon, Aleksander Rankoviqin, Ali Shukriun, Sinan Hasanin, Ramiz Sadikun, Boro Vukmiroviqin, dhe komplet periudhën e tyre historike.

Pra, vazhdojnë t‘i mbrojnë gjelatët komunistë, që, me forcën e armëve arriten ta këthejnë Kosovën dhe viset e tjera Etnike Shqiptare nën sundimin e ish Jugosllavisë komuniste. Këto ndarje te historianëve dhe studiusve nuk datojnë tani por janë me të hershme. Baza e kësaj ndarje fillon qysh gjatë sundimit të diktaturave komuniste, si në Shqipëri, ashtu edhe në viset Etnike Shqiptare në ish Jugosllavi kemi krijimin e dy blloqeve politike, kulturore dhe shkencore tek shqiptarët në përgjithësi. Kemi bllokun perëndimor politik dhe kulturor që udhëhiqej prej intelektualëve, studiusve, organizatave dhe partive politike në mërgim si dhe prej personaliteteve të mëdha politike, shkencore dhe kombëtare, si dhe bllokun politik lindor i cili politikën, kulturën dhe letërsinë shqiptare e orientoi drejt ideologjisë ruso-jugosllave. Gjatë gjithë këtyre viteve përveç konfrontimit politik dhe ushtarak, kemi edhe konfrontimin historik dhe kulturor, në mes të këtyre dy rrymave politike.

Vetvetiu, gjatë kësaj kohe të sundimit të diktaturave komuniste në viset Etnike Shqiptare u krijuan dy histori, u krijuan dy letërsi, e, njëra ishte historia e vërtetë kombëtare që shkruhej nga studiuesit më taban kombëtar, por me akribi shkencore siç ishin, profesor dr. Ernest Koliqi, prof. dr Zef Valentini, prof.dr.Athanas Gegaj, prof dr Isuf Luzaj, Kapidan Ndue Gjomarku, dr.Halim Begeja, Imzot Zef Oroshi, Mithat Frashëri, Tahir Kolgjini, Martin Camaj, Arshi Pipa dhe shumë të tjerë. Ndërsa në anën tjetër, blloku i historianëve lindor, e që fallsifikonte historinë shqiptare me metodologji ruso-jugosllave.

Çdo kundërshtar politik e quanin tradhtar, kolaboracionist, revezionist dhe shumë terma të ndryshëm që dinë t’i pjellë vetëm mendja e orientimit të idologjisë komuniste. Derisa të parët kishin orientim politik konceptin e ndërtimit të shtetit me pluralizëm, demokraci perëndimore, bashkëpunimin politik dhe ekonomik me perëndimin, të dytët, komunistët, orientimin e tyre e kishin drejtuar rreth ndërtimit të shtetit diktatorial, sistemin njëpartiak, vrasjen e atdhetarëve shqiptarë, burgosjen e familjeve të tyre dhe internimet, dhe si mjet i fundit ishin edhe historianët me pikpamje komuniste, të autorizuar për fallsifikimin e historisë dhe krijimin e dosjeve për të gjithë ata atdhetarë që vepronin në orientimin perëndimor të politikës dhe shtetit shqiptar.

Koha e vërtetoi se politkanët që vepruan në të djathtë dhe për bashkim kombëtar, patën të drejtë. Sepse, ata qysh herët kishin krijuar ura lidhëse në mes të shqiptarëve dhe shteteve perëndimore në Evropë, si dhe në veçanti në Amerikë. Dhe, ne tani, si historian të rinjë para vetës kemi dy lloj historishë, njëra është ajo e fallsifikuara sidomos gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore e pjesërisht edhe gjatë shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, dhe periudha tjera historike të shkruara me metodologji shkencore të nivelit perëndimor.

Gjatë krahasimit të këtyre dy variantave të shkrimit të historisë shihet qartë se historianët komunistë e fallsifikuan historinë për nevojat e politikës së tyre ditore.

Meqë historia don fakte, atëherë dua t’ju rikujtoj opinionit të gjërë shqiptar edhe pse është i njoftuar edhe më parë se pikërisht tash e gati 70 vite më parë u nënshkrua me datën 8, 9, 10 korrik 1945 akti i tradhtisë së madhe pikërisht në Prizrenin e shumë Beslidhjeve Shqiptare, këtë dokument të tradhtisë e që po i vuajmë pasojat e tij sot e asaj dite, e nënshkruan këta delegatë të zgjedhur apo të emëruar. Pra, emrat e deputetëve të Kuvendit të Prizrenit që e nënshkruan tradhëtinë kombëtare që Kosova të i bashkangjitet Serbisë, para 69 vitesh, janë: Milija Kovaçeviq, Fadil Hoxha, Pavle Joviqeviqi, Ibrahim Gashi, Nikolla Vidaçiq, Hasan Kryeziu, Rexhep Butovci, Spasoje Gjakoviq, Qazim Bajgora, Fahri Ragipi, Sahit Zatriqi, Dushan Mugosha, Fahri Fetahu, Shaban Kajtazi, Boshko Çakiq, Xhevat Sojeva, Hajdar Hamza, Milutin Milkoviq, Pajazid Abedini, Zhivoin Çurqic, Rifat Berisha, Alush Zatriqi, Isa Xhemajli, Abaz Rexhepi, Hysen Thaqi, Alush Gashi, Hilmi Zariqi, Adem Stançiq, Halil Fejzullahu, Boshko Filipoviq, Xhavit Nimani, Osman Rifati, Predrag Ajtiq, Salih Meta, Mehmet Hoxha, Bajram Uka, Asllan Fazlija, Mustafë Hoxha, Sejdi Musaja, Kërste Filipoviq, Zekeria Rexha, Ismet Shaqiri, Xhevdet Hamza, Ali Shukriu, Milija Cvetiniq, Kadri Reufi, Gjoko Pajkoviq, Murat Kadria, dhe Misha Miçkoviq.

Ky vendim antikombëtar u aprovua plotësisht edhe nga komunistët e Tiranës të kryesuar nga Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Ramiz Alia, Koqi Xoxe, Adil Çarqani, Petrit Dume dhe komunistë tjerë. Me këto vendime antikombëtare, komplet tokat shqiptare ranë nën orientimin dhe pushtimin e pansllavizmit rus e jugosllav. Për herë të parë shqiptarët u orientuan drejt një rruge qorre e cila ishte e ditur që në një periudhë jo shumë të gjatë do të dështonte, por që i kushtoi kombit shqiptar me dhjetëra e mijëra të vrarë, të masakruar, të burgosur e të shpërngulur. Ajo që dhemb ishte humbja e rrugës në oborr apo mosmundësia e orientimit të drejtë kombëtar, sepse këto regjime gjakatare dhe kriminele në të dy anët e kufirit, ia shpërlanë trurin të rinjëve dhe të rejave duke i futur në ideologjinë e komunizmit dhe duke krijuar “njeriun e ri”, pa komb e pa fe, pa dinjitet e pa atdhe, apo siç thoshte Fishta ynë i madh: “Çka të lanë kta katër uqë/ që i turrën shoqi shojt/, do të dalë një djallë i kuqë/ që për të gjallë do tja fut thojt”.

Tani është fakt i njohur dhe i vertetuar me argumente shkencore, se Partia Komuniste e Shqipërisë si dhe Partia Komuniste e Kosovës u krijuan nga jugosllavët, apo siç thoshte atdhetari Prenk Cali në një dialog me komunistin Mehmet Shehu, edhepse i zënë tradhëtisht në mes të këtyre dyve, me ç’rast u zhvillua ky dialog: Mehmet Shehu i thotë Prenk Calit: E more Prenk Cali, të pat ardhur koha që ta mbyllje historinë me shkronja ari po t’u bëje me ne Komunistat, pse veprove kështu? E vigani i Malësisë Prenk Cali i përgjigjet: Jo zotni, faji bie mbi ju komunistat, se ju u bëtë me anmikun shekullor të shqiptarit me shkaun.

Këtu është për tu theksuar fakti, se shqiptari komunist si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë i del në përkrahje sllavit komunist vetëm se e kishin të njejtën ideologji, kundër vëllait të gjuhës, gjakut dhe flamurit. Pra, komunistët shqiptarë dhe sllavë luftojnë kundër nacionalistëve shqiptarë, meqenëse historia do fakte, atëherë për këtë bazohemi në librin (Tahir Zaimi, Lidhja e II e Prizrenit dhe lufta heroike e popullit për mbrojtjen e Kosovës, Bruxelles 1964, i cili shkruan: Për me shtypë e shkatërrue fare këtë rezistencë të fortë me kryeneqësi që sapo shuhej më një anë, plaste papritmas në tjetrën, kërkohet prap kontributi i shqiptarëve të zezë, të cilët të inkuadruem në tri Brigada, njana e (V-ta) nën komandën e Shefqet Peqit dhe tjetra e (III-ta) në atë të Rrahman Parllakut, që kishte për sekretar politik Gafurr Qyqyn, vrapojnë në ndihmë të Marshallit Jugosllav, i cili nuk e ndjente veten aspak në gjendje me zotnue situatën. Brigada të cilat arrijnë më shpejt e para e nisur nga Elbasani, e tue kalue nëpër Librazhd-Klenjë-Zerqan-Peshkopi, Kalaja-Dodës në Lusen të Lumës ku i plasë pushka dhe mbas një ndeshje të përgjakshme mbetën 14 dëshmorë prej Lusne, kurse në anën tjetër vriten 180 nga efektivat e Brigadës, e cila kalon nëpër Topojan, Shishtavec dhe së andejmi në Gjemashicë-Bellushë-Prizren, prej kah në Gjakovë, Pejë e vise tjera të Kosovës, ku qëndron për një kohë prej dy vjetesh, dhe tjetra e nisun nga Shkodra, e tu kalue nëpër malet e Dukagjinit, e nëpër Malësi të Gjakovës, në Junik dhe prej andej në Pejë e vende tjera të Kosovës. Kurse, një tjetër brigadë nën komandën e Aqif Lleshit, niset nga Peshkopia e kalon në Dibër të Madhe, Kërçovë, Gostivar,Tetovë e Shkup për t’ja dorëzuar patronit-aleat viset e Maqedonisë Shqiptare.

Forcat komuniste maqedone që deri në mbarim të vitit 1944 ishin dermue e paralizue prej komandantit të fuqive nacionaliste Xhemë Has Gostivari, mbasi vendi u shkel prej brigadës Shqiptare, filluen prap me u forcue e me u shtri në atë sektor, ku masakruan me qindra e mijëra shqiptarë, ndër të cilët vetëm në Tetovë 4000, në Gostivar 1413, dhe në Kërqovë 1740 veta. Se regjimi komunist në Shqipëri vepronte njëtrajtshmërisht me regjimin komunist në ish Jugosllavi dhe në bashkëpunim të plotë në luftën kundër atdhetarëve shqiptarë, tregon edhe rasti i dy atdhetarëve shqiptarë, kolonel Fuad Dibrës dhe profesor Kolë Margjinit.

Që të dy këta atdhetarë kishin shtetësinë shqiptare por që forcat komuniste nga Shqipëria i dorëzuan të dytë tek forcat komuniste jugosllave, të cilat më pas i vranë që të dy. Profesor Kolë Margjini u arrestua nga autoritetet komuniste shqiptare, të cilat ia dorzuan atë organeve jugosllave. Gjykata e dënoi me burgim të rëndë ndërsa UDB-a e likuidoi në burgun famëkeq të Mitrovicës së Sremit, më 1949. Nuk i dihet varri se ku është gjuajtur pas likuidimit. Kolonel Fuad Dibra me 14 nëntor 1944 u shoqërua nga forcat e Brigadës së V-të të Ushtrisë Komuniste të Shqipërisë për në Tiranë ku u arrestua dhe iu dorëzua autoriteteve jugosllave.

U dënua me vdekje dhe u ekzekutua në Korishë të Prizrenit, me 9 tetor 1946, sot e asaj dite nuk i dihet varri. Gjithsejtë, sipas të dhënave të Tahir Zaimit dhe historianëve tjerë, gjatë vitit 1944 janë vrarë nga sllavokomunistët në viset etnike Shqiptare jasht Shqipërisë Londineze 47.300 shqiptarë.

Vlenë të veçohet fakti se Nacionalistët Shqiptarë, Kosovë, i kanë quajtur në shkrimet e tyre të gjitha viset shqiptare të cilat kanë mbetur jashtë shtetit shqiptar, pra përafërsisht në kufijtë etnikë të Dardanisë antike. Këtë shtrirje gjeografike e përdorë edhe Tahir Zaimi kur jep të dhënat për vrasjen dhe masakrimin e shqiptarëve në këto krahina.

Të gjithë ata që sot e mbrojnë ideologjinë komunisto-pansllaviste janë njerëzit e humbur që ndikohen nga ideologjia e shkretirave te Siberisë apo njerëzit e shetitoreve te Beogradit. Shqipërinë Etnike do ta bëjmë. Koha e Shqipërisë Etnike po vjen, ndërsa nacionalizma Shqiptare duhet ditur mirë e mbarë që ti kanalizoj veprimet politike me miqtë tanë shekullor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: E drejta e autorësisë i përket autorëve! Ju lutemi për mirëkuptim.