SHKRUAN: REXHEP SHAHU
“Rrenat” e mia në kohën e Luftës për Kosovën, (që e bëja UÇK 20 mijëshe, që fusja në UÇK ndonjë ditë edhe nga 9 mijë ushtarë të rinj që vinin nga Europa, që e bëja UÇK 60 mijëshe, deri 150 mijëshe, që vrisja përditë serbë e ndonjë shqiptar sa në Rekë të Keqe, sa në Junik, sa në Qyqavicë, sa në Skënderaj…, që sajoja demonstrata e protesta, që digjja flamurin serb tek Shatërvani në Prizren, e plot e plot të tjera lajmë të sajuara prej meje, të justifikuara në atë kohë lufte mediatike me serbët, mos m’i shitni mua për të vërteta se ma shpifët ju trimat e pas luftës e urtarët e pas kuvendit.
Ka pasë UÇK dhe fort ka pasë UÇK. Djem trima, me sytë zjarr, që i kam takuar së pari disa prej tyre që me 4 qershor 1998 në Tropojë, që me thonin pa pushim në mikrofon “po kthehem në Kosovë me dekë për Kosovën tash që i pruna robt në Shqipni”. Unë ju thosha “Jo me dekë, por me luftue e me fitue se Kosova pa shqiptarë u intereson vetem serbëve”.
Ka pasë FARK e fort ka pase FARK. Trupa me i pase zili çdo ushtri profesioniste e botës. Të qartë pse ishin rrjeshtuar, të vendosur, të sigurtë, të ditur, profesionistë me përvojë luftarake në luftë të vërtetë në Bosnje e në Kroaci. Mund të dëshmoj me ditë të tëra për sa them.
Një konflikt i tendosur rrinte pezull mes tyre, por asnjëherë konflikti nuk zbriti tek ata që kishin ndarë mendjen me luftue për Kosovën. Konflikti mbeti në nivele të larta, dhe filloi atëhere kur u devijua nga qëllimi i luftës, nga luftë për çlirim, në luftë me marrë pushtetin pas çlirimit.
(Pas lufte e deri sot, shumë njerëz me kontribute të mëdha reale, u varrosën në harrim e mosmirënjohje nga ata që morën pushtetin, për të cilin në fakt kishin bërë gjithë llojet e luftrave…).
Në gjithë historinë e Luftës për Kosovën, vetëm një herë është transmetuar në Radio Kukësi e një herë në Radio Tirana teksti i betimit të UÇK-së.
E kam lexuar unë dhe është transmetuar me zërin tim në të dy këto radio.
Tekstin e betimit të UÇK ma ka sjellë të shkruar me makinë shkrimi miku im Vexhi Halili, ish punonjës i shërbimit sekret në Kukës pas rënies së diktaturës, jo operativ sigurimi i kohës së diktaturës, i lidhur ngushtë dhe i angazhuar me strukurat drejtuese të UÇK për shkak të njohjeve në Shqipëri me disa prej tyre dhe vullnetarizmit të tij për ta ndihmue luftën, një ndihmës për to në rajonin e Kukësit, që shpesh i shoqëronte në hyrje – daljet e tyre nga Kosova, i përkushtuar si shumë lumjanë hasjanë e tropojanë me gjithë pasionin dhe energjitë e tij në ndihmë të luftës për lirinë e Kosovës. Vexhiu më ka sjellë shpesh informata nga Shtabi i UÇK, me shkrim e me gojë dhe unë i kam përdorë në lajmet që përcillja çdo ditë për Radio Kukësin e Radio Tiranën. Ai hynte dhe dilte nga Kosova me eprorë të ndryshëm ushtarakë të Kosovës dhe sa here vinte nga terreni më sillte të reja nga brenda Kosovës.
Sot, komandantat që grijnë sallatë nuk e dinë hymnin e UÇK, dhe më tregojnë përralla pa fund me luftë që kanë pasë ndër mend ta bëjnë, por që për një arsye a një tjetër nuk e bënë dot.
Ata që e bënë luftën janë në varr, jane invalidë, të tjerët janë të përbuzur e të papërfillur, të
papërfaqësuar realisht se edhe përfaqësimin ua kanë grabitë…
Ka pasë fort UÇK dhe ka pasë fort FARK dhe të gjithë kanë qenë ushtarë të Republikës së Kosovës, siç më thoshte Sali Çekaj në Tropojë, ani se sot të gjallët janë më trima dhe heroj se Saliu e gjithë të rënët për Kosovën.
Në koridoret e hotel Rognerit në Tiranë, në ndonjë kolltuk të ndonjë paradhome a zyre ministrore në Tiranë, në ndonjë restorant në Dajt a në Durrës, në ndonjë skutë a kthinë dy dhoma e guzhinë në qytetin Kukës, Has a Tropojë edhe mund të kishte eprorë të vegjël të vetshpallur eprorë apo ushtarë të ndarë që rrinin e veronin e dimëronin me mua në Kukës duke më mbruajtur mua me komunizmin shqiptar, por në tërësi ata që kishin rrokë armët, ata nuk shihnin as dëgjonin pazare pushteti dhe luftë për pushtet pas luftës. Ata ishin për luftë me armë e jo për fjalë apo lojë luftash.
“Gjigandët” e luftës kur hynin ndonjeherë rrallë në Kosovë gjasme për luftë e komandim, nuk e kishin shumë mendjen te lufta se sa te paslufta.
Sidomos pasi hyri në luftë për çlirimin tonë NATO-ja, komandantat e vetëemëruar e të vetshpallur e shtuan karshillekun e jaraninë, e shtuan mrroljen e buzeqeshjen fallco dhe filluan të ndajnë arat e fitores ndërsa avionët e NATO-s fluturonin mbi qiejt shqiptarë për të shpëtuar shqiptarët.
Kur erdhen vellezerit nga Kosovari, me 1999, ne Fier erdhi nje kushuri nga Vushtrria, i ndieri Hamit Maloku. Kur kalonim bashke neper Fier, shume djem nga Vushtrria i therrisnin Professor. E pyeta, cfare professori ishte dhe mu pergjigj, se qe Mesues i Fizkultures dhe Perg Ushtarake, ne dhimnazin e qytetit. I thashe Hamitit : – Mblidhi keta djem che shkojme ne Kosve, per te luftuar. – Jo nuk bon ! – mu pergjigj. – Pse jo ? – pyeta. – Se mua me vrasin ata te UCK, se jam me Rugoven. U habita shume nga pergjigja e kushos tim.
Qudi paska ende Shqipetar ne kete fole te Shqipeve qe guxon dhe i thote gjerat troq. Deshem apo sdeshem kjo qendron dhe ky eshte realiteti ju pergezoj per sinqeritetin dhe guximin, jeni i respektuar qe i respektoni vlerat.
Po dielli nuk mbulohët me shoshë o Agim Mani, ashtu që falë Zotit, ka edhe të atillë tē cilët kanë guximin të flasin dhe të shkruajnë realitetin? Ky njeri meriton çmim të lartë për profesionalizmin dhe sinqeritetin!
Dalëngadalë, gjërat do binë në bibarë, mundë të ketë vonim, por jo edhe shpetim!
Respekt për këtë burrë e intelektual i vërtetë, Rexhep Shahu.