Ka kaluar koha e sankcioneve kundër Serbisë, është koha e paqes, bashkpunimit dhe bashkimit

Kreu i shtetit të Kosovës, Hashim Thaçi, nuk e ka komentuar vendimin e qeverisë Haradinaj për taksimin e mallrave serbe që hyjnë dhe konsumohen brenda territorit të Kosovës. Qarqe të afërta me zyrën e presidentit kanë deklaruar se presidenti mendon që koha e sankcioneve kundër Serbisë ka kaluar dhe se politika jonë duhet të fokusohet te dialogu, që si qëllim final e ka arritjen e marrëveshjes obligative për të dyja palët, Prishtinën dhe Beogradin. Këtë dialog duhet ta bëjmë së bashku, pa vija të kuqe dhe pengesa tjera që e minojnë arritjen e marrëveshjes, e cila nuk do të duhej ta përjashtojë në asnjë rrethanë korrigjimin e vijës kufitare me Serbinë.

Vendimin e qeverisë së Kosovës për taksimin e mallrave të Serbisë që eksportohen drejt Kosovës, e kanë kritikuar edhe disa zyratrë të Bashkimit Evropian, duke kërkuar që Kosova si territor të jetë tërësisht e hapur për çdo lloj produkti (qoftë ai edhe kancerogjen!) që eksportohet nga Serbia dhe Republika Srpska (BH).

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top