Ju pres në Bronx

Ish presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, do të marrë pjesë në një takim që do të mbahet premten në Bronx, New York, në mbështetje të kandidates demokrate për presidente, Hillary Clinton.

Takimi që do të ketë si folës kryesor ish-Presidentin Bill Clinton, do të ketë në skenë edhe kongresistin e njohur Eliot Engel dhe asamblistin e shtetit, Mark Gjonaj.

Hillary Clinton ka shprehur dëshirën për një pjesëmarrje masive të shqiptaro-amerikanëve në këtë tubim, ku do të jepet njëzëri mbështetja për ish-Senatoren e shtetit të New York-ut.

Nuk ka president që të ketë qenë më popullor mes shqiptarëve sesa Bill Clinton, për shkak to rolit historik të tij në çlirimin e Kosovës në vitin 1999. Vështirë se shqiptarët, kudo që jetojnë do ta humbnin një shans për ta parë e për ta mbështetur.

Hillary Clinton është e vetmja kandidate që e njeh mirë situatën në Ballkan dhe në Europën Lindore, që ka lidhje të forta me shqiptarët dhe që duket se është gjithashtu alternativa më e shëndetshme politike e kësaj gare të pazakontë presidenciale.

Në tubim do të jenë edhe dy figura të njohura për shqiptarët: kongresisti Engel, një mik i dëshmuar për gati tri dekada në Washington DC dhe Mark Gjonaj i pari asamblist shqiptaro-amerikan në historinë e diasporës sonë në New York. (BotaSot)

1 thought on “Ju pres në Bronx”

  1. Duhet historikisht me I rrespektuar Familjen Klonton perjetesisht Te gjith shqiptaret dhe patjeter me I dhuruar voten e Te gjith shqiptarve

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top