Johannes Haindl në Shkup

I dërguari special i Gjermanisë për Maqedoninë dhe ambasador në Vjenë, Johannes Haindl (Hajndëll), sot në ora 12 ka ateruar në Aeroportin e Shkupit, ku u prit nga ambasadorja gjermane Kristine Althauser. Në ora 15 është paralajmëruar që Hajndëll në ministrinë e punëve të jashtme të takohet me ministrin Nikolla Popovski. Ai sot dhe nesër do të qëndrojë në Shkup, ku do të bisedojë edhe me përfaqësues të katër partive politike, nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos. Hajndëll, siç njoftoi Ambasada gjermane në vend do të ketë takime edhe me ambasadorin e SHBA-së, Xhes Bejli dhe me ambasadorët e tjerë nga vendet e BE-së.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top