JO TRADHTISË, JO GREQISË DHE PO SHQIPËRISË

O SOT, O KURRË, ATDHEU NË RREZIK, NDAJ TI DALIM ZOT!

SHKRUAN: ADRIATIK RIZA DOSTI

Nderkohe qe makina propagandistike e tradhetareve te vendit nuk po le gur pa levizur per te justifikuar thiken e ngulur Shqiperise pas shpine, po kaq edhe Kali i Trojes brenda Shqiperise me Janullatosin ne krye e me koret fashisto-greke te Panajot Barkave, Miçove, Vangjel Duleve etj., e ne vijim edhe me Pavlopulin, Tsiprasin , Kotziasin e Kamenon qe nga Athina kerkojne tu mbushin plot djallezi mendjen shqiptareve se cdo gje eshte ok dhe asgje s’ka ndodhur…

Mareveshjet e fshehta e te pista te Rilindasve tradhetare te Rames me shoke me fqinjet lakmiqare te pangopur e hileqare te lindur, me se fundi plasen sheshit.

Ndaj mos degjoni ”interpretimet historike” e marreveshjet nderkombetare te keq-interpretuara te gjoja anal-isteve e historianeve kurva e palaco, specialisteve e keshilltareve fjalamane, qe fatkeqesisht flasin shqip, por referojuni fakteve historike e te jetuara, ne maredheniet shqiptaro-greke jete e mot.

Le ti marrim faktet me radhe e ti analizojme me gjakftohtesi, llogjike te ftohte e objektivitet korrekt, pa dashur tu fryjme zjarreve te luftes, te urrrejtjes e te armiqesise me askend prej fqinjeve tane edhe pse historikisht na kane rene me qafe sa me s’ thuhet e tregohet.

1- Det e kufinj detar ka Shqiperia edhe me Italine por ama kurre mes dy vendeve nuk ka patur sherre te kesaj natyre e as hile e poshtersira te kesaj forme si me Greqine.

Kufinj ujore kemi edhe me Malin e Zi por edhe me Maqedonine por asnjehere nuk jemi grindur kesisoj e kjo krejtesisht jo per fajin tone.

2- Ushtare te vrare ne luftera e beteja te ndryshme ne territorin e Shqiperise kane lene historikisht edhe turku, serbi, malazezi, italiani e gjermani, por askush prej tyre, edhe pse per hir te se vertetes historia i njeh te kene ardhur ne Shqiperi as si mysafire e as si vizitore por si PUSHTUES,
nuk ka kerkuar ti varrose te renet e tyre ne token e territorin e Shqiperise.

Pse greku e do kete gje dhe pse ka kaq vjet qe kerkon me kembengulje realizimin e ketij plani, qe per mua eshte ogurzi e me qitje te larget tipike greke, qe neser te perligje çdo lloj aventure te mundeshme drejt kufijve tane duke nxjerre si pretekst se ne tokat shqiptare ka varret e heronjve dhe te te reneve te vet.

Mendoni se Greqia do te lejonte ne vendin e saj rivarrosjen e njerezve te pafajshem te popullsise çame apo qofte edhe ngritjen e nje Permendoreje a Obelisku per te perkujtuar Genocidin mbi Çamerine e popullsine martire çame ?

Kurren e kurres!

Atehere pse ne kurrizulurit e perjetshem duhet ta bejme kete gje me ushtaret greke rene ne perleshjen greko-italiane aq me keq ku territorin e Shqiperise e perdoren si fushe beteje?!

Ne emer te cilit humanizem, te atij qe jete e mot na kane vrare, prere, helmuar e masakruar neper pusirat e pa besise se tyre tipike, antishqiptare?

3- Historine e tyre e te Shqiperise, ne tekstet shkollore por edhe jo te tilla, historike, dokumentuese e arkivore duhet ta shkruajne vetem shqiptaret dhe pa diktimin e urdherat a pelqimin e miratimin e grekeve ashtu sikurse ne nuk nderhyme e nuk kemi nderhyre kurre se si ta shkruajne greket historine e tyre.

Por ama, duan apo nuk duan greket, apo edhe komunistet e tradhetaret shqiptare brenda e jashte Shqiperise, brezave te sotem por edhe atyre te neserm ne shqiptaret nuk do te leme pa ju treguar se greku na vrau e na helmoi patriotet , luftetaret, mesonjesit tane te gjuhes shqipe te tille si At Stas Melani, Papa Kristo Negovani, Petro Nini Luarasi, Dhaskal Todri etj. etj., na grabiti Çamerine, e na i mbyti ne gjak popullsine e pa fajshme e te pambrojtur çame etj. etj. historira tonat tragjike pa fund, ”dhurate” prej fqinjit tone jugoro-armiqesor.

4 – Nga territori i Shqiperise Greqine kurre nuk e kane sulmuar shqiptaret, perkundrazi nga territori grek ne tokat tona hyne andartet sadiste greke te kriminelit Zerva, qe vrane, prene, çane e dogjen te gjalle gra e femije, burra, gra e pleq e kedo qe ju doli perpara.

Nga territori grek u sulmua Shqiperia ne te famshmet Provokacione fashiste greke te Gushtit 1949.

Nga territori grek, hyne banditet e nates dhe vrane ne gjume e ne pabesi ushtaret shqiptare te nje vendkomandoje ne Peshkepi.

Nga ujerat e toka greke hyne edhe ”trimat ” e Agimit te Arte dhe te gjithe ata qe kishin direkt gisht ne organizimin e trazirave te 97 ne Jug te Shqiperise, ku nxituan te valevisin flamurin grek dhe menduan se e moren Vorio Epirin e enderruar.

Nga terrritori grek po hyjne si cubat e nates edhe ata qe enderrojne ta greqizojne Himaren shqiptare den babaden.

5- Duan apo nuk duan greket, edhe perpos akuzave banale te tyre se Çamet ishin bashkepunetore te nazisteve gjermane, edhe perpos mohimit te turpshem e tradhetor qe ju ben se fundi Rilindasit bastarde shqiptare te Rames e Bushatit me shoke ndaj Çamerise si krahine autoktone e trungut meme te Shqiperise dhe ndaj çameve qytetare shqiptare eshte kryer Genocid i paster e i turpshem njerezor, debim me dhune, vrasje kolektive e perzenie e pergjakshme nga tokat, pronat e trojet e tyre amtare.

6- Kishat greke ne territorin e Shqiperise dhe gjoja pronat e tyre jane i njejti pretekst qe Serbia ka kohe qe po e perdor ndaj objekteve e kulteve fetare ne territorin e Kosoves, tek i quan zemra e kultura e saj shekullore, te njejten gje po ben e do beje neser Greqia ne territorin e Shqiperise dhe ky eshte roli i neperkes helmuese greke Janullatos te cilin Presidenti i Shqiperise e shqiptarizoi qe neser t’ju a beje grekeve edhe me te lehte e me te pranueshme pretendimet e tyre brenda tokave shqiptare.

7- Edhe Gjermania me Rusine u perleshen gjate luftes se 2 Boterore perleshje qe perfundoi me 20 milion vikltima, edhe Gjermania e Hitlerit zhduku nga faqja e dheut mbi 6 milion hebrenje, por as Gjermania, as Rusia e as Izraeli nuk shpallen Ligje te Gjendjes se Luftes me njera tjetren.

Nderkohe Greqia ka 70 e kusur vjet qe ja tund para fytyres sa here eshte nevoja e interesi i saj Ligjin e Luftes, Shqiperise.

Dhe te nje lufte absurde, qe nuk ishte as shqiptaro – greke por italo-greke e qe fatkeqesisht u zhvilllua ne territorin shqiptar.

Me thoni se cilat shtete ne bote kane ende sot ne fuqi ligje lufte me njeri tjetrin e aq me pak te kesaj natyre ?

8- Minoriteti grek e minoritaret greke ne Shqiperi prej dekadash kane jetuar e jetojne si vellezer me shqiptaret vendas duke respektuar traditat, zakonet, kulturen e historine trasheguese te njeri tjetrit, e per hir te se vertetes nga çdo lloj shteti e qeverie shqiptare jane trajtuar mire e ne menyre teper njerezore, te barabarte e korrekte.

Atehere pse vetem Athina shqetesohet per kete lloj menyre te jetuari shume njerezore e paqesore mes minoritareve greke e shqiptareve vendas ne token e territoret shqiptare?

9- Me thoni se me cilin nuk ka sherr ne Ballkan greku, me ne, me Maqedonine , me Turqine , here- here edhe me aleatin e vet orthodoks Serbine, e natyrisht mos harroni me kryesoren se greku ka qene e mbetet deri ne vdekje armiku kryesor i Çeshtjes Kombetare Shqiptare.

Mos njohja kurre e Çeshtjes Çame dhe mosnjohja edhe sot e kesaj dite e Kosoves dhe aleancat e tij te fshehta me ruso-serbet e sllavet orthodokse ne kurriz e ne dem te shqiptareve nuk kane nevoje per komente te teperta.

Ashtu sikurse jane ende te fresketa protestat masive ne rruget e sheshet e qyteteve greke deri edhe venia e zjarrit Ambasades Amerikane ne Athine, si shenje proteste kunder bombardimeve te NATO-s mbi Serbi.

10- Gjithcka imponuese e politikes se sotme te jashteme greke ndaj Shqiperise kushtezohet me gjoja mbeshtetjen e aprovimin qe duhet te jape Greqia per hyrjen e Shqiperise ne BE!

Ne qofte keshtu jam i sigurte se asnje lloj shqiptari i ndershem e patriot por edhe qytetar i civilizuar i Europes nuk do ta donte kurren e kurres kete lloj mbeshtetje hileqare e tipike te piset greke.

Me mire jashte Europes se sa me ”nderin ” qe kerkon te na beje Greqia hileqare.

Mos harroni se Greqia pak vite me pare ishte vendi i fundit anetar i NATO – s, qe mezi pranoje te firmose anetaresimin e Shqiperise ne Aleancen Euro-Atllantike.

11- Tradhetine komunistet e bolsheviket shqiptare e kane ne gjak ndaj quhen gjakprishur, o vellezerit e motrat e mija te nje kombesie e te nje gjaku te paster e te ndershem.

Kujtoni se si e shiten Kosoven ne Avnoj , Bujan, DeÇan e gjetke permes renegatit e te pa besit kriminel e antishqiptar Enver Hoxha, e deri ne Portugali me Fatos Nanon pijanec e kumarxhi, qe deklaronte se kryeqyteti i Kosoves eshte Beogradi, e per te ardhur deri tek Berisha qe furnizonte me arme e nafte makinen vrasese te Milosheviçit per te mbytur me gjak Kosoven e kosovaret, apo edhe Edi Rama qe pret e percjell me tapet te kuq nderi ne mes te Tiranes kriminelin Vuçiç e kendon O Sole Mio me qelbesiren Daçiç.

Po keshtu e shiten dhe e poshteruan por edhe e tradhetuan Shqiperine komunistet shqiptare te Baba Stalinit, ne pabesite e tyre antishqiptare ne konferencen e Mukjes, te Pezes , ne Pleniumin e Beratit, ne Kongresin e Permetit etj etj., per te mberritur kulmin me 50 vjet Diktature, nder me te egrat ne historine e Europes se ”qyteteruar” qe bente sehir mbi eksperimentin e perbindshem komunist ndaj Shqiperise e shqiptareve.

Ndaj Enver Hoxha e Fadil Hoxha, Ramiz Alia e Edi Rama, Fatos Nano e Sali Berisha, por edhe Tirana, Athina e Beogradi, ashtu sikurse Prishtina , Podgorica e Shkupi, jane kazanet e tradhetise shqiptare, fatkeqesisht me pjesmarrjen e miratimin, skenarin e aprovimin e nje pjese te piset e te ndyre, por edhe te perbuzeshme e te neveriteshme te vete disa shqipfoleseve te se njejtes kombesi me ne shqiptaret, por ne gen e ne gjeneze gjakprishur, mercenare, te pa bese e te pa fe, te cilet i kane bere e vazhdojne ti bejne gjemen Shqiperise e shqiptareve, duke ju ngulur sistematikisht thiken pas shpine.

Te tilla duhen klasifikuar tashme edhe bisedimet “sekrete” te Kretes e Korçes.

Dhe natyrisht, jo vetem serbi e greku, por edhe maqedoni e malazezi, italiani e gjermani, turku e kauri, e te gjithe armiqte tane historike e shekullore, kane gjetur ndaj edhe kane bere si kane dashur me ne shqiptaret, qe tradhetine po historikisht e kemi pasur te blatuar e kembe kryq mes nesh.

Ndaj vellezer e motra shjqiptare, tek kujtoni per nje çast se si u ngritet aq fuqishem e me te drejten tuaj legjitime per te jetuar si njerez ne mes te Europes, kur i thate JO e NDAL armeve te rrezikeshme kimike te Sirise qe do ju helmonin jetet tuaja, e tek e zbythet frikacakun Kryeminister Rama.

Ngrihuni edhe me fuqishem SOT, e tregojuni vendin qe meritojne te gjithe tradhetareve qe po ju shesin Detin e Malin, Token e Nentoken, Lumin e Liqenin, Atdheun e juve vete.

Ngrihuni me moton patriotike e kombetare:

Shqiperia eshte e jona dhe JO e horrave,
Shqiperia eshte e shqiptareve ndaj vdekje Tradhetareve,
Shqiperia i perket popullit shqiptar dhe jo palaçove politikane e te pa fytyre te saj,

O sot, o kurre, Atdheu ne rrezik, ndaj ti dalim zot!

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top