JO, NEODIKTATURËS SË DROGMENËVE KOMUNIST

28 qershor 2019

Kryesia e Ballit n’Mërgim i fton të gjithë qytetarët shqiptarë në Republikën e Shqipërisë, që të refuzojnë pjesmarrjen në farsën e votimeve të koalicionit të mafias ndërkombëtare dhe Partisë Socialiste, synim i të cilëve është ndarja dhe shkatërrimi i shtetit të Kosovës, si dhe rilindja e neodiktaturës së drogmenëve komunist.

I ftojmë shqiptarët, që presionit të komunistëve dhe mafias ndërkombëtare, ti përgjigjen me gjakftohtësi, mençuri dhe Refuzim Estetik, duke shmangur çdo lloj konfrontimi aq shumë të dëshiruar prej tyre.

Shqiptarë, konfrontimi fizik mes vëllezërve të një gjaku është planifikuar në kancelaritë që projektuan zhdukjen e kombit shqiptar!
Ju sjellim në kujtesë, se simptomat e zhdukjes së kombit shpërfaqen përmes vazalitetit ekstrem të së majtës politike ndaj urdhërdhënësve jashtë Shqipërisë.

Shqiptarë, është koha të nxjerrim mësimet nga shekulli i kaluar dhe të mos i përsërisim gabimet edhe në shekullin që po jetojmë.
Shqipëria është e shqiptarëve dhe këtë fakt të padiskutueshëm e të panegociueshëm, nuk mund ta ndryshojë mafia ndërkombëtare dhe bashkpunëtorët socialist në Republikën e Shqipërisë. Planet e anmiqve i realizon vetëm dhuna dhe anarkia mes shqiptarëve. Andaj, duke e refuzuar skajshmërisht dhunën dhe duke i izoluar në çdo hap bashkpunëtorët e anmiqve, ne i japim grushtin më të rëndë të mundshëm shpërfaqjes makabër që po ndodhë sot.

Shqiptarë, më 30 qershor, vëzhgoni me kujdes çdo pjesmarrës të farsës zgjedhore dhe regjistroni çdo lëvizje antikombëtare që synon destabilizimin e Shqipërisë për interesa të anmiqve. Mos lejoni në asnjë rrethanë të bini pre e provokimeve, sepse ato janë planifikuar për të dëmtuar rëndë perspektivën e ndritshme të secilit qytetarë të vendit tonë.

Për kryesinë e Ballit n’Mërgim

Arber Gashi, kryetar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *