JEPINI FUND LUFTËS CIVILE – E VËRTETA DO TË NA BËJË TË LIRË

SHKRUAN: AV. XHAFER SADIKU

Një libër me vlerë i Dr. Teodor Kareco-s, i dokumentuar me hollësi. Ja vlen të lexohet për të mesuar të vërtetat e fshehura nga regjimi komunist, nga e majta dhe historiografia zyrtare. Nga ata qe kane falsifikuar historinë, ku numri i dëshmorëve është tetëfishuar! Dëmet po ashtu. Për të mashtruar të tjerët, për tu bërë karshillëk “armiqeve të klasës”.

Historiografia zyrtare nuk thote sa dëshmorë u vranë pas shpine nga “shokët” e tyre? Sa partizanë u burgosën? Sa u ekzekutuan në luftë e pas saj?!

Falsifikimi i Historisë për të indoktrinuar njerëzit dhe për të mbajtur në pushtet kriminelë, trafikanë dhe vrasës! Për tu mburrur të tjerëve, Për të mbajtur peng Shqipërinë.

Tek majtistët e thekur dhe pseudo – demokratët është krijuar bindja se të gjithë ata që duan të shkruhet e vërteta, kanë qenë në “anën” tjetër.

Jo, “shokë”; shumica janë nga familje që kanë luftuar për atdhenë, madje gjatë luftës ishin në formacionet e Frontit Nacional-Çlirimtar. Ka nga ata që baballaret e tyre i kanë mbajtur mbi supe shokët e vrarë.

Lufta ka 74 vjet që ka përfunduar dhe ne ngremë zërin që mashtruesit të mos i shikojnë si “armiq e tradhëtarë” shqiptarët që kane qenë “në anën tjetër”, shqiptarët që nuk mendojnë si ata. Që t’i jepet fund luftës civile që ju vazhdoni prej 75 vjetësh.

 

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top