SHKRUAN: SAIM TAHIRAJ
Me ftesën e mikut tim Abas Fejzullahu, sot isha në selinë e Shoqatës Bamirëse «Nëna Terezë» në Litau (Lucern) . Aty do mbahej mbledhja përfundimtare e Këshillit Organizativ për tubimin dhe mbikqyrjen e të hollave, të cilat do përdorën për ngritjen e shtatorës së heroit tonë kombëtarë Gjergj Kastriotit, në qytetin historik Prizren. Pas raportimit në detale të drejtuesit të këtij këshilli Abas Fejzullahu, aksioni u shpall i mbyllur me arsyetimin se është plotësuar shuma e kërkuar . U konstatue se aksioni ka qenë i suksesshëm dhe ishin të kënaqur të gjithë me suksesin e arritur.
Unë i përgzoj anëtarët e këshillit organizativ dhe të gjithë kontribuesit për kontibutin e dhënë me vlera të mëdha kombëtare dhe historike . Në hyrje të Shoqatës «Nëna Terezë» si zakonisht na pritën me zemër të hapur kryetari i saj Daniell Rosaj, anëtarët Arbër Gashi dhe Xholec Deda, duke na dëshiruar mirëseardhëje dhe të ndihemi si në shtëpin tonë . Ky është një refren që përseritet për ç`do vizitorë «JENI NË SHTËPIN TUAJ«! Një fjali tradicionale e ç`do familje shqiptare. Kur futesh në selinë e kësaj shoqate, shiqon pamje vetëm shqiptare, ku të kënaqet zemra dhe të pushojnë sytë! Në anën e majtë dhe të djathtë të hyrjes, sheh sibolet e të gjitha principatave shqiptare, që shumë popuj të Europës i muaren nga ne dhe i përdorin edhe sot, me disa modifikime të vogla .
Në anën e djathtë është e vendosur fotografia e të madhës Shën Terezës – e shoqëruar në të dy anët me flamurin kombëtarë shqiptarë, flamurin Dardan, flamurin Zvicëran dhe flamurin Amerikan. Rënditja e këtyre flamujve, për mua e ka simbolikën e vet që tregon shumë! Në anë tjetër, të majtë, ishte vendosur fotografia e presidentit historik Ibrahim Rugova, ndërsa në ballë mbulonë tërë ballinën vitrina e bibliotekës At Gjergj Fishta. Në mes të vitrines zbukuron fotografia e këtij kolosi të letrave shqipe. Kur e viziton këtë mrekulli, nuk ke se si të mos ndihesh mirë me ambientin që të rrethon, vetëm me histori dhe kulurë shqiptare.
Duke shiquar me dashuri këtë mozaik shqiptar, mendja më fluturoi për disa qaste në të kaluerën e aktivitetit të kësaj shoqate. Më doli në fotografi selia e vjetër e kësaj shoqate. Në katin përdhesë në anën e majtë ndodhej ajo seli. Në ballë ndodhej selia e nëndegës së LDK-ë të kantonit të Lucernit. Në katin sipër ishte Misioni Katolik Shqiptarë. Posa futëshe në atë ndërtesë shiqoje një Kosovë të vogël. Të gjithë së bashku duke punuar vullnetarisht për të ndihmuar në forma të ndryshme institucionet dhe popullin e Kosovës në luften e shenjtë për liri dhe pamvarsi. Në cilën seli që futeshe, aty gjeje nga një pjesë të atdheut tonë të dashur Kosovës. Aty gjeje ngrohtësinë dhe dashurinë e familjes, aty gjeje ngrohtësinë e odave tona. Me atë dashuri vëlazërore ndërtuam besimin e madh në njeri tjetrin. Me këtë besim ndërtuam besimin në udhëheqsinë tonë në Kosovë, kurse me këto besime sëbashku ndërtuam idealin e madh dhe të pathyeshëm për liri dhe pamvarsi. Vetëm ai besim dhe ideal i fortë na bëri që të japim at kontribut të madh që do jetë i papërsëritshëm. Mu kujtua edhe koha e luftës ku të gjithë ishim në këmbë dhe gumëzhinte ajo ndertesë nga aktivistet e shoqatës dhe të LDK-së. Depot e shoqatës ishin të mbushura përplot materiale, si ushqimore, veshmbathje, barna dhe shumë gjëra të tjera të cilat për ç`do ditë mbusheshin kamionat dhe barteshin në Sqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoni. Shoqata jo rralë herë doli edhe jasht statutit të saj humanitarë dhe ndihmoj shumë edhe ushtrinë përmes Ministrisë së Mbrojtjes. Situata ishte aq e rëndë në Kosovë saqë më nuk pyetshim as për statute e as për programe, por ç`do gjë ishte vënë n`shërbim të luftes tonë të drejtë për liri.
Mu kujtua edhe një skenë kur kordinatori i shoqatës, i palodhuri dhe i vetmohueshmi Marjan Pnishi, ma mbushi xhipin me materiale ushqimore dhe uniforma të ushtrisë me të cilat udhëtova për Shqipëri. Ai xhip ishte për komandantin Tahir Zemaj. Me at xhip bartëm bërthamën e parë të Shtabit për Dukagjin, në përbërje me Tahir Zemaj komandant, Fadil Hadergjonaj, Bajram Stojki dhe Sefedin Kuqi. Shoqërimin e bëri grupi i Sali Çekut deri në bazën që ishte në shkollën e Viçidolit, ku e kishte përgaditur po i njejti grup. Posa u vendos komanda në atë shkollë, ç`do gjë filloj me ushqimet e Shoqatës Nëna Terezë dhe me thasët për fjetje të po të kësaj shoqate. Mendimet e mia mi nderpreu Abas Fejzullahu i cili mu drejtua se e ke fjalën… U ktheva në realitetin që më rrethon dhe pashë kolegët e mi, aktivistët e palodhur që edhe njëzet vite pas lufte nuk lodhen kurrë por vazhdojnë njejtë si dikur, për ta ndihmue shtetin dhe popullin e Kosovës. Thash me vete, sa me fat kam qenë dhe jam se gjendëm në mesin e këtyre veprimtarëve të palodhur!
Në fund ju bëjë apel të gjithë atyre që kanë libra ti sjelin dhe ta pasurojmë biblioteken At Gjergj Fishta në Litau!