JEMI 95% MYSLIMANË, S’KA Ç’NA BËN AMERIKA!

SHKRUAN: GANI MEHMETAJ

Pritet reagimi i ashpër i zyrtarëve tanë më të lartë dhe i Bashkësisë Islame të Kosovës ndaj ambasadorit amerikan.

“Jemi 95 për qind myslimanë, prandaj s’ka ç’na bënë ambasadori amerikan, as Amerika. Bar e këlli do të hamë e rrugës së islamizmit nuk do t’i shmangemi. Xhami do të ndërtojmë sa bunker ndërtoi Shqipëria. Me xhami do të mbrohemi nga Perëndimi dhe Amerika mu si u mbrojt me bunker Shqipëria.

“Jemi 95 për qind myslimanë”, është kërcënim, me këtë kërcënim duan t’ua mbyllin gojën atyre që kundërshtojnë, sa s’u thuhet ne jemi shtet islamik, ç’keni ju katolikët, protestantët, ortodoksët, ateistët, agnonstikët, indiferentët, ju që nuk e praktikoni dhe as nuk e ndjeni vetën myslimanë. Ç’keni ju që kurrë s’keni shkuar në xhami as nuk keni agjëruar, ju që e pini verën e rakinë. Jeni myslimanë dhe pikë. Mbylleni gojën se ne dimë edhe ndryshe…

Myslimanë janë pakica absolute, kurse jo myslimanë janë shumica mbi 98 për qind.

Xhamia në Ulpianë dhe kisha e Milosheviçit, janë objekte të ngatërresave politike

Sa herë trokasin në dyert e Evropë zyrtarët tonë, Turqia dhe mafia islamike e aktivizon  Bashkësinë islame me xhami e aktivitete për të penguar integrimin në BE.

A do të zbatohet marrëveshja e fshehtë për legalizimin e xhamisë në Ulpianë dhe kishës së Milosheviçit në Qendrën Universitare?

Xhamia në Ulpianë dhe kisha e Milosheviçit në Kompleksin Universitar të Prishtinës nuk janë faltore, janë objekte të ngatërresave politike. Nuk u projektuan pse kanë nevojë besimtarët për to, por sepse Turqia e Serbia duan ta shtrijnë ndikimin politik e të “dëshmojnë” për Dardaninë turke, përkatësisht Dardaninë serbe. Kosova është Serbi ulërijnë të përhentit nga Beogradi, Kosova është Turqi çirren të marrosurit në Ankara, ndërsa ne shohim herë njërin-herë tjetrin, pa guxuar të themi se Kosova është Shqipëri.

Në çastin që mund t’ua pi sorra mentë zyrtarëve të Prishtinës e të japin lejen për ndërtimin e  xhamisë më të madhe në Ballkan, Beogradi do të rindërtoj Kishën serbe të Milosheviqit në kompleksin universitar, të lënë përgjysmë pas bombardimeve të NATO-s dhe hyrjes së trupave anglo-amerikane në kryeqytet. Kështu, do të kemi dy faltore në Prishtinë “dhuratë” nga ish pushtuesit mizor, që lanë vragë të pashlyeshme në Dardani, do të kemi dy qendra rrënimtare që do të përpiqen ta destabilizojnë shtetin tonë të ri e tejet të brishtë, do të kemi çerdhen e grerëzave që do të na thumbojnë me helmin e tyre ditën e natën.

Kërcënimet e kreut të BIK-ut janë të pritshme, sepse është bërë një marrëveshje e fshehë në mes Turqisë e Serbisë, përkatësisht në shkallën e dytë në mes të Bashkësisë Islame të Kosovës me Kishën Ortodokse të Beogradit. Qarqet fetare e politike e dinë këtë gjë. Islamikët do të ndërtojnë xhaminë ne lagjen moderne Ulpiana, kurse serbët kishën në Qendrën Universitare të Prishtinës. Marrëveshja e ka bekimin e heshtur të bashkësisë ndërkombëtare, ashtu sikurse e ka bekimin e Turqisë e të shteteve arabe, ku ka ndërhyrë Beogradi. Në ndërtimin e xhamisë nuk do të kursej para as Serbia, si për kishën e Milosheviqit.

Kreu i Komunës së Prishtinës nuk ishte pjesë e kësaj marrëveshje të fshehtë: Athua do të bëhet zbatuese e konspiracionit?

Lojëra të pista janë duke u luajtur prapë mbi kurrizin tonë.

BIK-un e zvarriten në ndërtimin e xhamisë në lagjen Ulpiana, kështu që Kisha e Beogradit e humbi durimin në ngathtësinë e kreut të myslimanëve, prandaj priftërinjtë serb dy herë provuan ta vënë në funksion kishën e kriminelit Milosheviç. Ishin nxitje për përshpejtimin e ndërtimit të xhamisë.

Kisha serbe nuk e ka vendin në qendrën universitare, sepse aty s’ka asnjë serb, ashtu sikurse nuk e ka vendin as xhamia turko-arabe në lagjen Ulpiana, sepse në Ulpianë nuk ka myslimanë, nuk ka as turq e arabë, banorët janë puro shqiptarë evropianë. Që të dy këto ngrehina politike, por në asnjë mënyrë fetare, bëhen për qëllime tjera. Do t’ua shohim sherrin po lejuam ndërtimin e tyre.

Kishën e Milosheviçit mëtojnë të vënë në funksion në mënyrë që t’i kundërvihen Bibliotekës Universitare “Pjetër Bogdani”. Në afërsi ishte edhe kisha katolike shqiptare që e rrënuan serbët para pesëdhjetë vjetësh.

Xhaminë turko-arabe duan ta ndërtojnë që t’i terrorizojnë banorët e Ulpianës me bulurimat e hoxhës e t’u kundërvihen shqiptareve evropianë, duke “dëshmuar” se kjo është tokë islame. Por është bërë edhe një djallëzi, jo pa qëllim: është caktuar vendi i xhamisë politike jo larg të vetmes kishë katolike shqiptare në kryeqytet, kishës së Shëna Ndout .

Nervoza e kreut të BIK-ut ka arritur kulmin, sepse sponsorët e xhamisë politike kanë dhënë shuma të mëdha nën dorë, me këto para kanë ngjyer buzët zyrtarë shteti e të partive politike, që premtojnë apo angazhohen në ndërtimin e xhamisë. Shihini reagimet e tyre për ndërtimin e xhamisë dhe do ta merrni vesh kush janë, shihini ata që heshtin, meqë janë më të mençur se budallenjtë e ekspozuar, shihni televizionet, lexoni gazetat e portalet që janë pro xhamisë. Kështu, do ta kuptoni ku shkuan miliona dollarë të islamikëve. Paraja i bëri myslimanë të devotshëm politikanët, gazetarët e shitur, ca kuazi intelektualë dhe ndonjë dështak që çirret në kupë të qiellit për ndërtimin e xhamisë. Ryshfeti i bëri zëdhënës të xhamisë politike pjesë të madhe të medieve elektronike e të shkruara të Prishtinë e Tiranë, ku gazetari mercenar përpiqet të bëjë krahasime në mes të katedrales e xhamisë.

Prandaj, po patëm fatkeqësinë kombëtare të lejojmë ndërtimin e xhamisë më të madhe në Ballkan, në shtetin me të varfër në Evropë, do të jemi dëshmitarë kur do mbajmë fjalime të zjarrta zyrtarë të lartë turq e beduinë arabë për tokën islame,  ndërsa do të promovohet paralelisht kisha serbe në Qendrën Universitare me pompë, me fjalime politike, me paramilitarë nga Serbia, me kryetarin e kryeministrin serb që do të bekojnë “tokën e shenjtë serbe”, në zemër të Dardanisë mu si na e përdhosin Fushën e Dardanisë çdo vjet. Ashtu u morën vesh Serbia e Turqia dikur që të ndërtonin përkujtimoren e “trimave serbë” dhe Tyrben e Sulltan Muratit, duke e ndaluar ndërtimin e përkujtimores arbërore.

Edhe në Shqipëri pas presioneve  (ryshfeteve) turke e arabe mbi zyrtarët shqiptarë u ndërtua xhamia e madhe, por beduinët nga e gjithë bota prapë u mblodhën dhe u falën në Sheshin Gjergj Kastrioti, duke i lënë të zbrazëta xhamitë.  Xhamitë nuk u duhen për falje, me to bëjnë politikë antishqiptare.

Beduinët para shtatores se Gjergj Kastriotit

“Po u falet në rrugë do t’u rrah si qentë”, i pati kërcënuar ish kryeministri i ndjerë Bajram Rexhepi, krahun islamik të Isisit, kur dolën me një copës beze të faleshin si beduinët në shkretëtirë. Islamikët e ulën bishtin dhe ikën.

“E kisha në plan t’i rrihja dhe t’i tërhiqja zvarrë”, me pati thënë kryeministri i ndjerë në një koktej kineastësh.
Dje islamikët e provokuan rëndë rendin dhe qetësinë, e rrezikuan shëndetin publik, duke i ngrehur të prapmet drejt qiellit në Sheshin “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”. Dje qeverisja e Vetëvendosjes ra në provim, sepse lejoi ushtarët e islamit të shpërfillnin shtetin dhe të përdhosnin Sheshin “Gjergj Kastrioti”.

Dje i dhamë një porosi të qartë evropianëve, forcat e islamit, përpiqen të na pengojnë ne integrimin evropianë, duan që ne të mbetemi vazhdimësi e arabëve, dhe anadollakëve, ashtu sikurse bëjnë çdo vjet islamikët në Tiranë.
Shteti nuk duhej të lejonte cirk- faljen, nuk duhej të ligështohej para islamikëve të Isisit, duhej të mbronte jetën e shëndetin e qytetarëve.

Krahu islamik prapë do të bëjë presion në shesh e në xhami, myslimanët janë instrument i fortë i tyre, por shteti nuk duhet t’ua luaj bishtin, por t’i godas. Është në rrezik jeta e kombit, sepse ata që do të falën në xhami a në shesh, pastaj do ta përhapin virusin si minjtë kolerën.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top