JANARI, MUAJ I AMSHIMIT

SHKRUAN: HALIL GECI

LETËRTHIRRJE PËR KONTRATË

Në muajin janar, me 21 01 2006, na e mori ZOTI ABERHAMIN E SHQIPTARVE dhe na la jetim një KOMBË të tërin. Neve nuk jemi askushi për të gjykuar ty ZOTI I MADHERISHEM, për ate që na e more pa deshiren tonë, së bashku me TE na e more dashurin që kishim per njeri tjetrin por edhe per ATDHEUN, na e more besën që shqipetaret qëndronin në këmbë dhe mbështeteshim në te, e more kulturen që dalloheshim nga të tjerët, falë saj, përmbi këte TOKË ska ma njeri që njeh ZOT.

– Largimi i IBRAHIM RUGOVËS nga kjo Botë e bjen një Botë tjeter, unë do ta quaj “Këthimi i viteve të mbrapshta.” Nga ikja jote PRESIDENT e deri me sot, numerojme mbrapsht, ka veq mallkime, hajni, genjeshtra, ka shpërngulje të rinise, ka ndarje veri jug,ka ndarje në enklava, me njëfarë ZAJEDNICEN, e infektuar me kancer brenda, ndarje si shperblim për Kral Nikollën me TOKËN e babës UKË, diskriminim total i Kosovës Lindore.

Pa fije turpi komandantet e “çlirimtarve” i plaqkiten TOKAT, ate që kishin mundësi ta plaqkisnin vet ua bënin tapi shkive te varri në Kralevë e Nish.

-Populli yt PROFET mbaroi nga padituria, kush askujt nuk i beson, GURI i varrit tand në VELANI më i vlefshem se dy milion të gjallë. Në Velani para gurit të varrit tend po falen gjaqet. Ngase besa që kishim dikur, kur ti ishe i gjallë nuk ekziston.

Në këte vendë përbuzet dija skajshmerisht. Arsimi më i dobëti në planet. Shëndetsia katastrofë, aq më keq që populli ka nis të ushqehet me mëkate.
Një lutje për ty ABËRHAMI I SHQIPTARVE!

Nese ki mundesi bëja ZOTIT një lutje dhe dergona melekun GABRIELL të më marri mua dhe këte letër, këte lutje e bën edhe Rifat Jashari, diçka te ngjajshme po lutet edhe Wokeri.

Tregona çfarë të bëjmë me ISEN dhe ISMETIN, e kan bërë lëmsh partinë, ju kanë mbështetur krimit, aq më keq që ti kanë marrë edhe të tre fëmijet tu, UKËN e kan derguar në burgë për krime.

KONTRATA

Kjo kontratë ka pak pika PRESIDENT, mbasi që je afër ZOTIT ja shpjegon mëkatet që po i bëjmë,dhe lexoja letren time:

1.Lutju ZOTIT ti largoi mëkataret nga kjo TOKË e SHENJTË.
2.Lutju ZOTIT që djajet e tokës Dardane dhe Arberis ti shpërndaji me një rrufe gjithandej nga ferri.
3.Lutju ZOTIT që t’na e dërgon ndonjë si Ty e të na udhëheq drejt bashkimit.
4.Lutju ZOTIT që t’na i sjelli dijetaret, akademiket dhe të devotshmit, e të na shpëtoi Shqiptarin nga shpërbërja.
5.Lutju ZOTIT që t’na e këthej gëzimin, dashurinë dhe ditët e bukura të bashkimit, NJË KOMBË – NJË ATëDHE.
6.LUTU për Çamerinë, thuaj ZOTIT se sot djajt GREK e burgosen ministrin e mbrojtjes së Çamerisë në mes të Shqiperisë, është rrezik ta vrasin siç e vranë Ministrn e mbrojtjes Ahmetin.

Lutu, lutu President. – Lutu deri ne pambarim. AMIN!!!

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top