Gjatë sezonit që lam pas Xherdan Shaqiri pati 32 paraqitje mbresëlënëse me skuadrën e Stoke, por, siç u shpreh ai për gazetën “Blick” të Zvicrës, dëshpërimi me rënjen nga liga mbizotëroi emocionet e tij. Ndjejë keqardhje të madhe për simpatizuesit e klubit, për stafin drejtues dhe për të gjithë ata që kanë dhënë kontributin e tyre për Stoke, citohet të ketë thënë njëri nga lojtarët më të mirë të skuadrës dhe reprezentuesi i kombëtares zvicerane, Xherdan Shaqiri.
Dy javë pas rënjës nga liga, në adresë të Stoke është deponuar edhe interesimi zyrtar i Tottenham Hotspur për shërbimet e Xherdan Shaqirit.
Siç duket, largimi i Shaqirit nga skuadra e Stoke, tashmë është punë e kryer. Kontrata aktuale i mundëson Shaqirit largimin me një shumë modeste për realitet e futbollit anglez. Për 14.5 milion €uro, skuadrat tjera të interesuara mund të deponojnë interesimin e tyre dhe ndoshta edhe të përforcohen e të inkuadrojnë në radhët e tyre njërin nga futbollistët me potencial të jashtëzakonshëm në Premier League. Megjithatë, reprezentuesi i kombëtares zvicerane nuk e preferon të flas për kontratën dhe planet e së ardhmes, me përjashtim të konfirmimit të largimit nga Stoke dhe dëshirës për paraqitje tjera në Champions League.