Jam kurioz

Shkruan: Edison YPI

Dihet se Zëri i Amerikës, ky ishull shqiptaresk që nuk amerikanizon Shqipërinë por shqiptarizon Amerikën, do mbyllet. Ajo që jam kurioz ta di është data e mbylljes. Brenda këtij viti, vitin e ardhshëm, para apo pas zgjedhjeve ?

Kurvi vrau me mijëra të pafajshëm. A vrau kurvi ndonjë apo disa që e kishin hak ? Nëse po, vdes ta di emrin e ndonjërit prej tyre.
Këta këllirat që në kohën e kurvit kanë luajtur nëpër skena e ekrane vazhdojnë të cilësohen njëri korifè e tjetri kollos. Cili do jetë ai trim që do ta çajë akullin, ai që do i kënaqi shqiptarët duke e thënë copë para mixhlizit se, për shembull, Telat Agolli ishte një spiun i ndyrë ?

Reforma në Drejtësi do fusi në burg ata që e meritojnë për të zezat që kanë bërë. Jam kurioz të di nëse kjo reformë e shumëpritur dhe e mirseardhur, a do t’i nxjerri nga burgu viktimat e saj, mjeranët që qajnë ditë e natë ngaqë Drejtësia e korruptuar e viteve të shkuara i ka mbyllur në çelik e në çimento pa asnjë shkak ? Si do ta zgjidhi Reforma në fjalë kontradiktën mes efekteve të dëmshme shëndetësore të kanabisit dhe në përgjithësi paligjshmërinë e këtij problemi, me begatimin e pandalshëm të katundeve ku kanabisi kultivohet ?

Së shpejti autostrada Tiranë-Durrës do quhet me emrin e atij që e meriton, “Autostrada Esat Pashë Toptani” ose shkurt “Autostrada Toptani”. Kurioz jam ta di kush do ta presi shiritin.

Së afërmi Universitetit të Tiranës do t’i vihet emri i Rilindasit të parë shqiptar “Universiteti Shahin Ypi”. E gjithë Shqipëria do jetë në ceremoninë e inaugurimit të universitetit me emrin e kolonjarit. Me justifikimin se ky veprim sado i mirë është tepër i vonuar, i vetmi që për atë ceremoni s’do ketë asnjë kuriozitet dhe do mungojë, do jem unë.

Tashmë dihet kush e vërtetoi katërcipërisht se Avni Rustemi ishte një vrasës me pagesë. Për kontribut të shquar në qartësimin e Historisë së Shqipërisë ky qartësues madhështor do nderohet si i përket. Sheshi te Pazari i Ri do quhet “Sheshi Ilir Ikonomi”. A do ketë vallë plehra që do ta kundërshtojnë ?

Është e dokumentuar se Myslym Shyri dogji një shqiptar të gjallë me të vetmin arsyetim se “është i pasur”. A dinte të bënte ndonjë gjë tjetër ky monstër ?

Ylli Manjani është një ministër shembullor ndaj të cilit opozita nuk ka bërë asnjë kritikë. Me të drejtë lind pyetja; A ësht Ylli Manjani prova se koalicioni PD-LSI është te pragu ?

Një tjetër gjë që digjem ta di është kjo; Nëse një numur i madh opozitarësh bëjnë diçka për tu futur nja një muaj në burg, a mund të jetë kjo një mënyrë për të shkaktuar shtim të papërballueshëm të shpenzimeve për burgjet, si rrjedhojë krizë ekonomike, rrëzim të qeverie, ndrrim pushteti ?

Kam kuriozitet edhe për disa çështje të tjera, si;
Kur do ta shohim përsëri në ekran gjigandin Adi Krasta ?
A është e vërtetë se Sonila Meço po mpreh shpatën për situatën, deputete në legjislaturën tjetër ?
Sa orë gjumë fle hidrocentrali Blendi Fevziu, cila është menuja e të ngrënit e këtij të papërtuari ?
Sa herë në ditë urinon Muç Nanua ?
Mbi çfarë lloj oturaku 10 Ben Blushi ?
Çfarë lloj groshësh ha Kol Balla ?
Pse Bejdo Malua interviston vetëm femra ?
A është e vërtetë se Zotërinjtë Nebil Çika, Vehap Kola, Xhaferr Sadiku, Çelo Hoxha, fshijnë bythën çdo mëngjez me veprat e shokut kurvi, ndonjëherë edhe me historitë e Paskal Milos ?
Sa lëkurë njeriu është në gjendje të presi brisku i rrojes derisa të dali jashtë përdorimit ?
Pas sa prerje kokash çmprihet sëpata ?
A inflacionohet gjysma e lekut ?

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top