Ja si shkruanin gazetat komuniste të Tiranës në kulmin e lulëzimit të marrëdhënieve të Hoxhës me Titon

Revista “Shqipëri – Jugosllavi” e vitit 1948

Rëndësia e studimit të gjuhës serbo-kroate
Në vëndin t’onë, studimit të gjuhëve Sllave, jo vetëm që nuk u ishte dhënë ndonjë rëndësi në të kaluarën, por elementi që praktikonte një gjë të tillë, persekutohesh. Shembuj të tillë kemi mjaftë, që tregojnë qëndrimin fanatik të regjimeve antipopullore. Mjaftonte që të dëgjoheshe nga agjentat e Zogut, të flisnje serbisht, për t’u ndjekur si armik i regjimit dhe për të përfunduar shpejt a vonë në internim ose burg.

Metodat e përdorura në çdo formë prej agjentëve të imperializmit, shkojshin paralelisht me edukimin që bënin ata edhe në fushën e kulturës, për të na armiqësuar me popujt Sllavë.

Të rinjtë t’anë që ndiqnin shkollat, helmatoseshin përmjet gjuhëve të huaja me ideologjinë e kalbur të regjimeve antipopullore. Këtë edukatë e transmetonin misionarët e ndërgjegjshëm të ardhur në Shqipëri për këtë punë. Këta apostuj u kuptuan se nuk kishin ardhur në Shqipëri për të edukuar nxënësit e shkollave tona, se nuk u ishte djegur zemra nga filantropija, por përmjet këtij funksioni ata kryenin detyrën që u ngarkonin patronët e tyre.

Kështu mundoheshin t’a edukonin popullin regjimet që nuk kishin asgjë të përbashkët me popullin; e edukonin atë me frymën e shovinizmit të urrjejtes dhe mbillnin antagonizmat në mes të vendeve dhe gjuhëve të tyre. Kjo ishte arma e grindjeve për përçarje dhe sundim.

Mësimi i gjuhës Serbo-Kroate, që ka filluar të mësohet ndër ne, nuk është i njëjtë me rastet më sipërme të mësimit të gjuhëve të tjera. Nëse sot njerëzit t’anë kanë dëshirë për studimin e gjuhës serbo-kroate, dhe bëjnë çmos që t’a mësojnë, kjo është e lidhur ngushtë me dashurinë e madhe që ushqen i gjithë populli i jonë për t’u bashkuar e vëllazëruar me popujt heroikë të Jugosllavisë.

Studimi i Serbo-kroatishtes nuk mund të bëhet si studimi i një ç’farëdo gjuhe të huej, nga vetë interesi që kemi sot për njohjen e shpejtë të kësaj gjuhe.

Në punën t’onë të përditshme, gjuha Serbo-Kroate do të jetë një çels më tepër në zgjidhjen e problemave të përditshme, sepse do të jetë ndërmjetës për të marrë eksperiencën e çmuarshme të popujve të RP të Jugosllavisë, eksperiencë e nevojëshme për ne.

Ka nga ata që sigurisht nuk u tingëllon mirë gjuha Serbo-Kroate, për të vetmen arsye se është një gjuhë Sllave. Ata nuk shikojnë përfitimin e math që vjen prej studimit të kësaj gjuhe, dhe këtë jo sepse nuk e kupëtojnë, por nuk u pëlqen. Ata janë të edukuar nga propaganda shoviniste që t’i shikojnë popujt sllavë jo me syun e vërtetë.

Sigurisht se këta kampionë të nacionalizmit falco, janë po ata që qenë pengesa e parë dje në luftë për çlirim, që bëri populli i jonë dhe që sot i gjejmë konsekuentë në vijën e tyre. Atyre nuk u pëlqejnë marrëdhëniet mëse vëllazërore që kemi sot me popujt e Jugosllavisë së Re, se nga këto marrëdhënie ata shikojnë t’u rrëshqasë toka nën kambë.

Pushteti Popullor i ngritur në vendet t’ona dhe vendosmërija e popujve t’anë për të shkuar përpara drejt një jete të re, krahë për krahë të vëëllazëruar dhe të pandarë me popujt e Jugosllavisë së Mareshallit TITO, siç thotë Shoku Komandant, u duket vdekje.

Të mësuarit e gjuhës serbo-kroate, mbi të gjitha është nevojë e domosdoshme për njërëzit tanë. Gjithësecilit prej nesh, çdo kuadro në pushtet ose çdo punëtor në qëndrën e prodhimit, e ka të nevojshme të dij Jugosllavisht.

Me studimin e gjuhës Serbo-Kroate do të kemi më shumë kuadro të mesme. Këtu nukë është puna që të mësojmë Jugosllavishten për të pasuruar vehten me një gjuhë të dytë, kjo është vetëm një anë, por më e rëndësishmja është që duke e mësuar këtë gjuhë do të jemi në gjendje të zgjidhim një tokë problemesh që na dalin përpara. Nuk do të kishte kuptim mësimi i një gjuhe pa përdorur dhe pa e shfrytëzuar për të mirën vetjake dhe kolektive.

Studimi serioz i gjuhës Serbo-kroate na hapë horizonte për njohjen sa më të thellë të gjithë veprimtarisë së jetës ekonomike politike e kulturale të popujve të RFP të Jugosllavisë.

Përmjet kësaj gjuhe njerëzit tanë të kulturës do të studjojnë literaturën e popujve Jugosllavë, do të njohin shkrimtarët e mëdhenj dhe veprat e tyre përparimtare.

3 thoughts on “Ja si shkruanin gazetat komuniste të Tiranës në kulmin e lulëzimit të marrëdhënieve të Hoxhës me Titon”

  1. ILMI FEHIM PRODANI

    ENVER FAQE ZIU NUK KISHTE TRU TA KUPTONTE TITON, MBASI TITOJA ISHTE SHUM ME I MENCEM DHE DIPLLOMAT. SI DHE PATRIJOT I SLLAVEVE, NUK KA ME AS NJE LIBER QE TE THOTE SE SLLAVET I KAN RESPEKTUAR SHQIPTARET SI DO MOS KOSOVARET, BURGOSUR VRARE INTERNUAR , ENVERI KAK LESHI PO TE KISHTE TRU DUHESH TA KUPTONTE ARSYEN PSE AY DESHTE QE TA MESONIM GJUHEN E TYRE, NE SHQIPRI KISHIM GJUHEN FERNJHGJISHT ITALISHT SI DHE RTUYRQISHT , QE KISHTE SHUM BURA QE I ZOTRONIN ATO GJUHERA, .

  2. Me ndihmen e partizanëve te Shqiperise ,Jugosllavija,përkatësishte Serbija e okupojë Kosoven .
    Partizanet e Shqiperise i quejshin Kosovartë kokëderra dhe i vrisnin sikur te ishin lepuj .

  3. Petrit Belliu

    Ky dokument nuk ka nevoje per kurrfare komenti. Ne kuader te bashkimit fizik edhe te Shqiperise londineze me Jugosllavine, krahas planit ekonomik te perbashket, monedhes se perbashket, fotos se Titos ne fleten e pare te abetareve dhe teksteve te tjera shkollore, si kreu yne, si dhe hapja praktikisht e kufijve, impononte natyrshem edhe mesimin e gjuhes serbo-kroate, (sikurse ishte vepruar me shqiptaret e Kosoves), duke e kaluar me kohe si gjuhe te pare e zyrtare..! PK e Jugosllavise e krijoi, drejtoi e ndihmoi Partine Komuniste Shqiptare si Kal Troje e mjet efikas pikerisht per qellimin shekullor te gllaberimit te krejt trojeve shqiptare dhe asimilimin me kohe te skrejt shqiptareve..! E gjithe kjo ka vetem nje emer : TRADHETI E LARTE KOMBETARE, per çka Nexhmija nuk tha asnje fjale nё lamtumirёn e saj mjerane, por dhe as Rudina çuditerisht nuk e pyeti (!!).

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top