REAGIM i Saim Tahirajt
Një koleg i imi më dërgoi një intervistë të Nasim Haradinajt, dhënë në TV DUKAGJIN. Në fillim nuk më interesoi, pasi që ky person në disa intervista tjera ka qenë shumë i pasaktë dhe më tepër merrej me shpifje se sa me të vërteta, andaj dëgjimi i intervistës së tij për mua është një torturë. Pas një kohe kolegu më telefonoi dhe më pyeti se a e dëgjova? I thashë jo, se nuk mund ti dëgjojë përrallat e tij. Kolegu më tha dëgjoje se të ka akuzuar edhe ty! Pastaj e dëgjova vetëm aty ku kishte shpifur për mua. Shpifja e parë e atij shpifësi ishte se gjoja unë e pasna tradhtuar në vitin 1981, kulminacioni i poshtërsisë. Në vitin 1981 unë jam arrestuar në bazë të deklaratës së Nasim Haradinajt, andaj nëse ti e përdorë fjalën tradhti i bie, që ju më keni tradhtuar mua, sepse unë u arrestova në bazë të deklaratës suaj, u përjashtova nga gjimnazi “Vëllezërit Frashëri” në Deçan, viti i katërt, pa të drejtë regjistrimi në të gjitha shkollat tjera. Që nga ajo ditë e gjerë me sot unë nuk të kamë akuzuar për tradhti, por e kam marrur si një dobësi e një të riu përballë torturave të sigurimit shtetëror. Kam pritur nga ti që së paku pas lirimit nga burgu do të vije dhe do të më kërkoje falje për këtë, por kurrë nuk e bëre këtë, dhe tani pas 38 viteve më akuzon për tradhti! Absurditet i kohës! Kur i shikoj veprimet tuaja që nga ajo periudhë, e gjerë më sot, po më delë krejtësisht diçka tjetër. Ju paskeni pas mision të caktuar ndaj meje shoku LISI…….!?
Në vend që të më kërkoni falje se me deklaratën tuaj më dërguat në (SUP) Pejë, ju më akuzoni për tradhti?! Kjo i bie se tradhtari akuzon të tradhtuarin, pasi ju e përdorni këtë fjalë që unë e urrejë shumë. E dyta gjë, që ju shpifni për mua është, se gjoja në Tiranë, unë pasna ardhur dhe ta pasna dhënë dorën si shenjë me i treguar Sali Çekut se ky është Nasimi, që duhet me pas kujdes. Nasim shpifësi, gjatë tërë kohës së luftës në Kosovë, kurrë nuk ia kemi dhënë dorën njëri-tjetrit, por edhe më parë. Dy herë jemi takuar edhe ato hera në distancë. Një herë para hotel Dajtit në Tiranë, shumë shkurtër dhe jemi da keq në mes vete. Herën e dytë në Papaj në distancë, dhe kemi komunikuar me ndërmjetësues, Din Ahmetin dhe Ismet Çekun, ku edhe aty biseda ka qenë shumë e keqe. Të thuash se unë ta pasna dhënë dorën si shenjë se Sali Çeku me të njohur ty, është një rrenë që askush nuk mund ta besoj, pasi që Sali Çeku të ka njoft shumë mirë, edhe si pamje, po edhe për misionin tuaj që ke pasur. Ai na ka shpjeguar hollësisht në mbledhjen e grupit. Nëse të ka mbetur një grim ndërgjegje, dil haptas dhe trego për misionin tuaj që ke pasur dhe mos u fsheh prapa shpifjeve. Ti nuk ke shkuar në Koshare për me luftuar, por ke shkuar si misionar, mision që e vazhdove edhe pas luftës dhe po e vazhdon edhe sot. Televizionet në Kosovë e kanë bërë një punë të mirë me intervistat tuaja, sepse e kanë nxjerrë në sipërfaqe Nasimin e vërtetë, dhe tani më po të njeh i mbarë populli se kush je. Thotë një fjalë e urtë e popullit, ‘mos e vetë se të kallxon vetë’!