Ja si e ndihmova ushtrinë kroate kundër okupimit serb

Përgatiti: Sefedin Krasniqi

Ekskluzive: Rrëfimi dramatik i kolonel Ahmet Krasniqit para gjykatës kroate (2)

Kur kam shkuar herën e  parë  në Gospić nga Rjeka, atë natë qytetin me mortaja e sulmuan njësitë e Marticit kështu deri në mëngjes qëndruam në bodrum, pasta  familjen e vendosa në Karlovac dhe atë deri më  08. 09. 1991 dhe kam pasur shumë frikë, prandaj shpesh e kemi ndërruar vendbanimin.  Edhe  në atë kohë 3- 4 herë përsëri kam shkuar prapë në Gospić, pasi kam folur me njerëz e kam vlerësuar gjendjen e cila sundonte në Gospić. Kur kam shkuar edhe njëherë tjetër në Gospić, prapë më ka kërkuar i njëjti Mesic dhe Garbun Zeljko të shkoj  në kazermë dhe ushtarët shqiptarë dhe mysliman t’i bind ta braktisin kazermën ose thjeshtë t’i nxjerrë nga kazerma dhe  këtë e kam bërë.  Ushtarët më kanë  dëgjuar dhe  në këtë  mënyrë të gjithë shqiptarët, myslimanët, sllovenët dhe kroatët e kanë braktisur kazermën dhe kanë mbetur vetëm serbët dhe dy maqedonas.  Natyrisht, ne e kemi braktisur kazermën gjatë natës.

Kur kam udhëtuar në relacionin Karlobag – Gospic. Kam pasur si justifikim se duhej t’i ndihmoja një shqiptarit,  djali i të cilit ishte ushtar i APJ në Gospić. Doja t’i ndihmoja që djali t’i lirohej nga ushtria, por ajo pjesë ka qenë e pushtuar nga njësitë e Marticit dhe kështu e kam kuptuar që s’mund të bëja asgjë. Por, me atë justifikim kam shkuar në Gospić madje edhe në kazermë, sepse kam pasur frikë duke ditur kombësinë time, që PU do të më arrestojë. Kur kam biseduar me Mesicin dhe Grabunin për braktisjen e ushtrisë nga ushtarët kam biseduar vetëm me Grabunin, i cili është dashur t’i pres ushtarët në kafenenë e tij e cila ishte afër kazermës. Në të vërtetë, Grabuni e ka ditur që deri në orën 12 të natës, ushtarët që e braktisin kazermën duhej të vinin te kafeneja e tij pastaj t’i dërgojë për Karlobag. Asnjë detal tjetër s’e ka ditur.

Kur kam qëndruar në Gospić, kam biseduar me Mesicin pse Vlainic nuk kishte vepruar sipas marrëveshjes me mua dhe Dr. Jurkovicin? As nga kjo nuk doli gjë, por së paku i kam treguar çfarë kemi biseduar me kolonelin Prazic Stevo, i cili përndryshe më pati zëvendësuar mua në detyrë si komandant i ri. Kështu, edhe Prazic Stevi i kam thënë, jo direkt, ta dorëzojë kazermën, sepse nuk kam qene i sigurt se a do ta bënte apo jo. Por indirekt i kam thënë se nuk guxon të derdhet gjaku nëse sulmohet kazerma nga MPB (e Kroacisë) dhe të bisedoj për gjithçka me personin e quajtur Premuz, emrin e të cilit nuk e di, por në atë kohë ka qenë sekretar PSD  për Likë.

Më datën 13.09.1991, kam ardhur prapë në Gospić me arsyen se duhej t’i merrja gjërat nga banesa ime, kam udhëtuar me veturën time. Të njëjtën ditë kam shkuar në Smiljane ku ishte Shtabi i Krizës për Likë nga ku iu kam lajmëruar Dr. Jurkovicit, i cili ishte komandant i Shtabit të Krizes për Gospić për faktin se atë ditë kam konstatuar se një pjesë e kazermës ishte marre nga MPB. Jam keqkuptuar, në atë kohë në disa vende të Kroacisë disa kazerma kishin rënë në duar të kroatëve. Kështu e kam vlerësuar se ishte koha të bien edhe kazermat në Gospić dhe pikërisht për këtë iu kam lajmëruar Dr. Jurkoviqit se gjendesha në Shtabin e Krizës për Likë dhe isha në dispozicion të jap kontributin tim sesi të fillohet me marrjen e kazermave të APJ.

Po atë ditë, në mbrëmje, dr. Jurkovic ka ardhur te unë me të cilin kemi shkuar në Shtabin e Krizës për Likë në Smiljane dhe këtu është mbajtur mbledhja në të cilin kanë qenë të pranishëm përfaqësuesi për Likë Ante Karic, Dasovic, Mirko Norac, i cili tash është komandant i Brigadës 118 të UK, pastaj i njëjti Mesic, i cili sipas njohurive të mia  ishte zëvendëskomandant brigade emrin e te cilit nuk e di por e quanin «Bica» dhe ka pasur edhe të tjerë që kurrë s’i kam parë e lere më t’i njoh. Në mbledhjen e cila ka zgjatur pothuajse një orë, me kërkesën e tyre e kam propozuar mënyrën sesi duhet të merret kazerma «Kaniza» si dhe hangarin me municione dhe pajisjet tjetra në «Podostra» ku ka qenë i vendosur municioni dhe pajisjet  e njësisë time dhe njësive tjera te APJ. Gjithashtu iu kam dhënë udhëzime sesi duhet të mbrohen në rast të sulmit nga kazerma kryesore e Gospelit.

Në këtë mbledhje, përsëri, të pranishmit i kam njoftuar me pozitën e rojeve në kazermën «Kaniza», me fushat e minave dhe numrin e tyre dhe strehimoret prej ku mund të kthehej zjarri, pjesëmarrjen e aviacionit ushtarak e sidomos sesi është paraparë që nga kazerma kryesore, e cila është 700 metra larg, mund të kundërvihet me gjuajtje me mortaja, nëse do të vinte deri deri te sulmi në kazermën «Kaniza». Dua ta përmend se në këtë mbledhje Mesic e ka pasur me veti letrën në të cilin ia kisha vizatuar planin. Në fund të asaj mbledhjeje jam lajmëruar nga ana e përfaqësuesit të qeverisë Kroate për Likë, Ante Karic, se parashikohej që të sulmohej kazerma të nesërmen apo eventualisht një ditë më vonë. Më kanë kthyer në shtëpinë ku më morën  dhe pronari i saj është një fshatar që quhet Kovacevic Ivo, i cili banon në Smiljane, nuk ia di numrin e shtëpisë, por e ka këtë numër të telefonit 78-685 dhe më kanë thënë që te ai mund të flejë i qetë.

Në atë mbledhje më kanë pyetur pse nuk kaloja menjëherë në anenë tyre? Unë jam përgjigjur se do ta bëj posa ta kthej familjen në Krk, sepse atëherë ia kisha rezervuar biletën gruas dhe fëmijëve për Krk. Faktikisht, familja ime kishte udhëtuar me një mik për Krk, pastaj Pejë dhe Pirot. Gruaja ime është nga Piroti dhe njeriu që kishte shkuar t’i kërkojë është nga Peja dhe i ka dërgua deri në Pejë, pastaj kanë vazhdua për vendlindje.

Përndryshe, gjithë kohën kam qenë në marrëdhënie të mira me kolonelin Cavar Pero i cili në atë kohë ka qenë komandant i Brigades 35 partizane dhe sa di unë, ai tash është në fushëbeteja të Hercegovinës, sigurisht në njësitë e Ushtrisë Kroate.

Derisa sa kam qenë me te, i cili ishte edhe superiori im,  ka qenë i  mirë.  Më së miri flet fakti se në një rast, në periudhën në mes të sulmit APJ në Slloveni daku në muajin e 8 të vitit  1991 gjatë një bisedë i thash  që të gjithë ushtarët serbë do t’i  angazhoja në një punë kështu që të qëndrojnë vetëm kroatët, sllovenët dhe të tjerët, dhe atë natë, të merren të gjitha municionet dhe armët e të gjitha shtabeve të MT  për Likë, sepse këta nuk e dinin që të gjitha armët dhe municionet ishin vendosur në kazermën time. Vërtetë këto aventura nuk kanë ndodhur, por as ai  nuk ka ndërmarrë asgjë kundër meje

Meqë në atë kohë nuk fillo lufta, bashkëshortja ime nuk udhëtoi, unë qëndrova në Rjekë deri më 17.09.1991, ditën kur më kanë arrestuar, të cilin e kam përshkruar se çfarë ka ndodhur më tutje me mua.

Gjatë gjithë këtyre udhëtimeve dhe bisedave në Gospić,  unë kam lëvizur  në rroba civile. Mund të shtoj se në të njëjtën ditë, më 13. 09. 1991, ne Smiljane më ka ndalur mendoj quhet Stopić i cili ka qenë një anëtar i Parlamentit dhe më ka thënë të kaloj në anën e kundërt  dhe më ka përshëndetur Ramljak dhe se më është siguruar familja dhe unë.

Në lidhje me kalimin në anën kroate, më duhet të shtoj se një njeriu në Karlobag me të cilin kam qenë  mirë, por unë nuk e di emrin, i kam thënë përafërsisht,  më 14. 9. 1991, pra, pas kthimit nga Smiljane, se do të kaloj në anën kroate sapo të më mbërrijnë bashkëshortja dhe fëmijët,. Pastaj të nesërmen, apo ndoshta edhe një ditë më vonë, i kam thënë Luketic Nikoles  që jeton në Rjekë, gruaja e të cilit është nga i njëjti fshat nga ku vjen edhe gruaja ime. Përveç kësaj gratë tona janë të afërme, kështu që jemi vizituar dhe  njohur. Nuk e di adresën në Rjekë, por ia di numrin e telefonit i cili është 266-597.

Me datën 14.09.1991, kur jam nisur nga Karlobag për Rjekë, vërtetë pjesëtaret e MPB e kanë sulmuar kazermën «Kaniza» dikund rreth orës 14:00 apo 15:00 dhe kazerma është marrë pa u zbrazur asnjë plumb. Kazermat tjera në Gospić janë marrë më vonë (nga kroatët) përafërsisht kur tashmë unë gjendesha në burg.

Kjo do të ishte e tëra çfarë kam bërë me veprimet e mia në Gospić dhe Likë, para se të më arrestojnë dhe të më dërgojnë përfundimisht në paraburgim në Beograd. Gjithashtu dua të bëj të ditur se në paraburgim në Rjekë nuk më ka keqtrajtuar shërbimi zyrtar,  por vetëm kam pasur frikë nga civilët të cilët ishin strehuar në kazermë dhe vinin para qelisë time dhe më fyenin duke thënë se ia kam tradhtuar ushtarët e mi dhe se do të më kap plumbi. As në paraburgim në Beograd nuk më kanë keqtrajtuar.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top