IZOLIMI DHE COPËTIMI I RI I KOSOVËS NGA VET SHQIPTARËT E LIGË DHE PUTHADORËT E EUROPËS

Andaj “Politikanet dhe pelenat duhet të ndërrohen shpesh, dhe për të njejtën arsye“( Mark Twain).

Shkruan: Ali Kelmendi

„Historiani zviceran, Aleksandër Lambert, drejtor akademik i „School of Interantional Training“ në Gjenevë këmbëngul se nuk është e rastit që shqiptarët në asnjë moment të historisë nuk njihen si komb që i kanë sulmuar kombet e tjerë dhe se shumë shqiptarë kanë shkëlqyer duke drejtuar qoftë perandori, qoftë shtete tjera.

Në Mesjetë shqiptaret i kanë dhënë botës, udhëheqës laikë ose fetarë dhe personalitete kulturore qe i kalojnë kufinjtë e Evropës. Disa Papë kanë qenë shqiptarë, psh. Klementi i XI më i dalluari prej tyre. Por shqiptarët kanë qenë në krye te feve me rëndësi botërore, si në krye të fesë ortodokse, ashtu edhe të asaj muslimane“

Shqiptarët i dhanë shumë heronjë pavaresisë greke dhe udhëhoqën revolucionin grek, prej të cilëve edhe disa kryeministra të shtetit të ri të pavarur grek. Pasi që shqiptarët ishin popull parahistorik para ardhjes së grekërve, në shekullin e kaluar dhe atij më parë, me shumë së gjysma e popullatës në Greqi ishin shqiptarë, dhe nga Evropa shqiptarët kërkonin qe gjuha zyrtare të bëhej gjuha shqipe, ndërsa Evropa prapë injoroi dhe dënoi shqiptarët duke e berë greqishtën gjuhën zyrtare, dhe me këte fillojnë përndjekjet, asimilimet dhe krimet më të rënda ndaj shqiptarëve e sidomos ndaj çamëve duke bërë gjenocid mbi ta dhe duke i dëbuar për në Turqi dhe sjellë grekët ortodoksë nga Turqia në Epirin e çamëve.

„Duhet thënë se një gjë e tillë shpjegohet nga izolimi relativ jo pa qellim i shqiptarëve nga komuniteti ndërkombëtarë, dhe në mënyrë të veçante nga ai europian, qe nga Kongresi i Berlinit e këtej(1878).Në të vërtetë pas mundjes së turqve në luftën ruso-turke, shtypi ndërkombetarë filloi punën për të injoruar shqiptarët duke i ndërruar emrin Gadishullit Ballkanik të dikurshëm të Ilirisë të banuar qe nga kohët parahistorike dhe deri në ditët e sotme nga ilirianet, shqiptarët.

Ata e pagëzuan me emrin e ri qe ka edhe sot, Gadishulli i Ballkanik, vetëm duke u nisur nga vargu i maleve Ballkan. Përse iu vërsulen shqiptarëve ç Pjesa më e madhe e diplomacisë konservatore evropiane ka përdorur termin pexhoratif „turq“ për tî cilësuar si turq të gjitha kumunitetet muslimane në Ballkan, edhe pse shumica prej tyre nuk janë aspak turq. Evropa ka mbështetur dhe ka smadhuar tokat e Greqisë, të Sërbisë dhe të Malit të Zi, në kurriz të shqipareve.“

Edhe pse shqiptarët e ndihmuan çlirimin e Serbisë asaj ju dhanë 11.000 km2. Mali të Zi ju shtua territori qe kishtë në vitin 1912 prej 4400 Km2 në 13.812 Km2 dhe tani ende po ia shton qeveria e Kosovës edhe 70.44Km2 ose 82.3 Km2 dhe asaj po i bëhen gjithsejt 13.889,44 Km2 përkitazi 13.894.30 Km2. Greqisë i jipet çameria.

„Asnjera nga fuqitë e mëdha evropiane nuk e ka mbështetur çështjen shqiptare, kur shqiptarët krijuan Lidhjen e Prizrenit për të mbrojtur çështjen e tyre të drejtë kundër vendimeve të Kongresit të Berlinit, ata u lanë në baltë nga të gjithë… ( VOA)

Me termin pexhoratif „turq“ Evropa i ka cilësuar shqiptarët dhe boshnjakët, të cilët edhe sot i injoron! Këte e them me përgjegjësi që kur Evropa tentoi qe ta quajë vehtën para ca viteve „ Evropa e Krishtere“ do të thotë pa popullatë muslimane. Pas kundërshtimeve ajo u detyrua ta hekë termin në Preambulën e saj „e krishterë „ mirëpo në praktike e përdori gjithnjë kundër shqiptarëve dhe të boshnjakëve muslimanë.

Evropa shumë shpejtë harroi se mu shqiptarët në krye me kryetrimin shqiptar Skënderbeun mbrojtën krishterimin evropian. Atë e tradhtoi së pari Evropa, gjoja se po e ndihmonte, por jo, së paku as Venediku.

Në Dejton ajo e ndau Bosnjën dhe gjysmën e saj ua dha serbëve dhe ata e formuan Republika Srpska. Në heshtje po e mbështet edhe Veriun e Kosovës dhe tani po tenton ta cungojë edhe Perëndimin e Kosovës duke ua dhuruar Malazezve më së 8.230 hektarë tokë të saj. Me parë ju dhurua një pjesë e madhe edhe Maqedonisë

Me ketë Evropa po përpiqet te arrijë një paqë relative për disa vite në Ballkanin e trazuar dhe ndërhyrjes së ndikimit rus. Ndërsa në Kongresin e Berlinit për ta arritur një paqë 30 vjeqare i coptojë tokat shqiptare duke ua dhuruar fqinjëve tanë orthodoksë. Në Kongres morën pjesë të Shtatë Krajlitë – Shtatë Fuqitë e Mëdha. Aty mori pjesë edhe ministri i jashtëm i Serbisë Ristiqi dhe dy përfaqësues grekë ku atyre ju dhurua çamëria.

Kërkesat e Lidhjes së Prizrenit nuk i morën në konsideratë dhe shqiptarët i lanë në baltë siq thotë Lambert. Nga Porta e Lartë morën pjesë Teodori Pasha, me siguri ortodoks dhe Ali Pashë Maxharri. Ky i fundit pasi ia dhuroi Malit të Zi të Kral Nikollës; Plavë e Guci me Malësi të Shkodrës, Tuzin me Pjesën e Liqenit të Shkodrës dhe me Ulqin dhe Tivar. Ali Pashe Maxhari nuk u kënaq me ketë por deshironte të ia zgjatë dorën personalisht Kral Nikollës për dhuratat e trojeve shqiptare dhe natyrisht ta merrte edhe bakshishin-dhuratën siq e kishte zakon Kral Nikolla së për dhuratë të jipte edhe ai dhuratë, pra duqët me dukat të ngarkuar në mushkë. Kjo domosdoshmeri dhe bërja kusht vehtës për të arritur në Cetinjë, Ali Pashë Maxharit i kushtojë me kokë duke e vrarë në Kullën e Ali Pashë Drenit në Gjakovë. Ndërsa Kral Nikollës i mbetët ari si rezervë për raste tjera të uzurpimeve të trojeve shqiptare.

Qellimi tjetër i tij ishte të pushtojë ose ta kontrabandojë me ari (dukatë) e më në fund ta uzurpojë edhe Vërmoshin e Malësisë së Kelmendit. I qoj fjalë burrit dhe trimit Kelmendas Prekë Calit, së nese ia jap Crna Gorës, Bjeshkët e Kelmendit ai do t’i dhuronte atij një Mushkë plot me dukat. Prekë Cali asokohe ishte njëzet e ca vjeqar, por kurrsesi nuk pranoj ofertën e Kralit të Cetinjës për asgjë, edhe për një Mushkë të ngarkuar plot me dukatë. Me luftë e mbrojti Malësinë e Kelmendit dhe kurrsesi nuk u dorëzua dhe nuk u tradhtua.

Mirëpo me ardhjën e Partizanëve në Shqiperi me Enver Hoxhën dhe me Mehmet Shehun, edhe pasi atij dhe trimave të tjerë të tij iu ishte ofruar amnistia, ata në bashkëpunim me serbosllavët i zuan dhe i quan në Koplik dhe i pushkatuan. Prekë Cali kishte pasë thënë para pushkatimit se: nuk po i dhimbsët jeta nëse atë do ta zënin Malazezët dhe ta pushkatonin, por nuk po mund të besoj si me tradhtoj Mehmet Shehu dhe Partia në krye me Enver Hoxhën dhe tani po na pushkatojnë. Enveri personalisht e kishte amnistua por para pushkatimit i thonë së gjoja populli e kishte gjykuar. Ky ishte fati i trimave të Kelmendit dhe i njëjti ende po vazhdon. Vërmoshi u mbrojt dhe i mbeti Shqipërisë, por Plava me Guci iu dhanë Malit të Zi.

Dhe tani historinë tonë të re qe po përpiqemi ta shkruajmë, por prap na polli edhe një e keqe tjetër më e madhe nga vetë shqiptarët kosovarë në krye me Hashim Thaçin dhe Isa Mustafën të cilët po tentojnë qe më çdo kusht t’ua japin Malit të Zi 8.230 hektarë të Kelmendasve të Rugovës kreshnike. Zonja Mogerini me datë 04. Mars 2017 zbuloi mashtrimet e Thaçit dhe të Mustafës duke u thenë se: s’ka viza pa arrestime! Për Demarkacion bëni kompromis.

Athua , mos është po ajo Mushka me dukatë e Kral Nikollës qe së pari iu ofrua Ali Pashë Maxharrit, me pastaj Prekë Calit dhe i ngelur si rezervë e kralit tani iu ofrua liderëve Kosovarë për ta ngopë vetën dhe militantet e tyrë partiakë. Këta, mezi po presin dhe me çdo kusht po duan t’ua japin malazezve Çakorrin me Kullën e Zhlebit dhe duke i kënaqur apetitet euro-amerikane për qëllimet e tyre.

Fatkeqësi pas fatkeqësie ku së pari i dhamë tokë Maqedonisë dhe tani po tentohët t’iu jipët edhe Malit të Zi dhe më në fund me demilitim të mëvonshëm t’i jipet edhe Sërbisë dhe nëse ikën edhe Mitrovica Veriore atëherë çka po i mbetët Kosovës së mjerë edhe ashtu me sipërfaqe të vogël.

Këtu më poshtë do ta citoja Prekë Calin, trimin Kelmendas për të cilin këto ditë shkroi Tahir Veliu:

Ti diplomat në daç me dijtë
Në Mal të Zi ku i kem kufijtë
Del në popull ku jeton
Fort kollaj aty kupton
Merr një bukë e mbaje në dorë
„Bukë“ i thomë, çka jem malësor
„Hleba“ i thonë në Crna Gorë
Pra ku thuhet bukë e ujë
ashtë e jona e s’ja lëshojmë kuj’

Tani edhe njëherë po i kthehëm Evropës. Emërin ia dhamë ne Pellazgo-iliro-shqiptarët, kur Zeusi e mashtroi një vajzë të quajtur Evropë dhe nga Azia e Vogël e solli në Evropë dhe kësaj i mbetët emri i saj, siq e quajnë sot. Evropa jugore ishte e banuar krejtësisht më pellazgo-iliro-shqiptarë. Romën në vitin 754 p.k. e ndërtuan stërnipat e Eneut pas luftës së Trojës. Ndërsa, Thukididi kishte shkruar se: Lufta e Trojës u bë nga Pellazgët dhe jo grekët (Shqiperia e Bashkuar.Al) Stërnipat tjerë të Eneut si Briti formoi Albionin dhe më vonë e quajtën sipas emërit të tij Briti-Britën dhe në fund Great Britën- Britania e Madhe.

Pastaj iliri Konstantin i lindur në Naisus(Nish) e ndërtoi Konstantinopolisin ( Istambullin e sotëm) dhe ndërtoi të gjitha ato kisha ortodokse atje.

Pra, shqiptarët zbresin prej Pellazgëve. Kush mendon ndryshe- në qoftëse është i huaj është gomar, nëqoftëse është Shqiptar është tradhtar (Faik Konica) Ndërsa, Franz Bopp thot së: Gjuha shqipe është më e vjetëra e gjuhëve indoeuropiane“ dhe shkencëtarët tjerë e vërtetojnë së është gjuha shqipe me e vjetra në botë.

Shqiptarët sipas antropologëve gjërmanë kanë kafkën me të bukur në Evropë dhe natyrisht janë edhe populli më i bukur në botë.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top