Shkruan, Adriatik Riza Dosti
Absolutisht që nuk është koha për t’u sulmuar Kadareja e as për t’u kryqëzuar, por po aq është plotësisht koha e momenti i duhur për të thënë një të vërtetë të madhe e të pa mohueshme për te, të cilën shqiptarët kane kohë që e përgojojnë, e përflasin dhe e mbllaçisin rëndom në mendjet e tyre.
Personalisht i takoj atij brezi dhe asaj kategori njerëzish që e lexoj atë që nga fillimi i viteve 70 e në vazhdim, madje nuk besoj të kem lënë ndonjë botim te tij pa blerë, lexuar, studiuar e analizuar me vëmendje të vecant. I takoj asaj kategorie që nuk hyn tek ata lloj njerëzish që i madhi Konica i perkufizon në të famshmin postulat të tij, se “shqiptarit gjithmone e keqja i ka ardhur nga shqiptari”. Pra, nuk i kam bërë e nuk kam ndërmend ti bëj kurrë keq asnjë bashkëkombasi timit, me të këqinjtë e gjakprishurit e gjakut tim le të merret historia, zoti e Perendia, e me ata që kanë lyer duart me gjakun e pafajshëm të popullit tim e i kanë bërë keq Atdheut tim le të merret Drejtesia, nëse ka e nëse vërtet egziston ashtu siç besojnë e shpresojnë njerëzit normale në këtë botë ku jetojmë. Nga natyra ime njerëzore i përmbahem asaj ç’ka shkruhej në faqen e parë të kopertinës së Pasaportës së Mbretërise shqiptare të kohës së Mbretit Zog. Është detyra jote që kudo, kurdoherë e në çdo rrethanë ta ndihmosh vëllane tënd të një gjaku. Dhe, këtë kam bërë e do t’a bëj me besnikëri e përkushtim derisa të kem frymën e fundit kudo që të jetojë.
Natyrisht, që prej kohësh shqiptarët e mësuar me Mite e Heronj u mësuan edhe me Lidera e Partira ndaj gjithnjë e me shumë e kanë të vështirë të ç’mësohen me ta e ti ç’mitizojnë ata. Kështu ka ndodhur e po ndodh rëndom me Skenderbeun, Nënë Terezën, Ismail Qemalin, Enver Hoxhën, e deri edhe tek Rugova, Berisha e Kadareja. Ndaj, është koha ta rishkruajmë historinë tonë ashtu siç është në të vërtetë e jo ashtu siç duam apo siç na pëlqen ne. Është koha që gjithësekujt ti japin ate vend qe meriton. Mjaft më me heronj të stisur e beteja inegzistente te fituara gjithmone prej nesh.
KADARE si shkrimtar
Për sa i takon SHKRIMTARIT KADARE, ai është pa dyshim një ndër më të mëdhenjtë e letërsise shqiptare te shekullit 20 – 21, marrë kjo në kompleksitetin e asaj çka shkroi e botoi gjatë kesaj periudhe. Pothuajse nga të gjithe është vlerësuar për krijimtarin e tij sa te bollëshme, aq edhe të larmishme e interesante në raport me temat e trajtuara. Është vlerësuar sidomos për stilin e tij të veçant, gjuhën e pasur e të larmishme përdorur në krijimtarinë e tij, gramatikën korrekte e interesante te gjuhës shqipe, tematiken e gjerë e shpesh surprizuese, figurat e shkëlqyera letrare të perdorura me aq finesë e bukuri etj. etj. Më mirë se kritikët letrarë, veprën e tij nuk mund t’a analizoje dot askush tjetër. Vlerësimi që bota letrare europiane e botërore i ka bërë e i bën veprës së tij prej vitesh, është një tjetër tregues i pa mohueshëm i asaj se ai është një ndër shkrimtarët më të mirë shqiptarë të të gjitha kohërave dhe pa dyshim një ndër më të vlerësuarit në lëmin letrar ndër kolegët e bashkëkohësit e tij, europian e botëror. Personalisht, kur bije fjala për tematikën e tij të vlerësuar si tepër të larmishme, unë mendoj se kjo lloj ”larmie” më shumë i ka shërbyer personalisht atij, karrieres së tij e pa dyshim edhe rregjimit ne fuqi, kohë në të cilën ai shkroi e krijoi më së shumti se sa vet letërsisë shqiptare e vendit të tij. Është me prodhimtari, më i lexuari, ndër më të pëlqyerit e ndër më të botuarit jashtë kufijve të Shqipërisë, po kaq edhe ndër më të vlerësuarit me një sërë çmimesh ndërkombëtare në lëmin e tij. Kaq për këtë pjesë.
ISMAILI si njeri, si qytetar e si shqiptar
Asnjëherë nuk e kam vlerësuar në të njëjtin prizëm e në të njëjtat opinione si në atë të të qenit shkrimtar. Në këtë pjesë tjetër të tij, që në fillim dua ta bej hapur e publik opinionin tim personal. Ai mbetet një njeri i vogël, i ngushtë në shpirt e meskin. Një qytetar që para interesit të tij të ngushtë personal, nuk ka vënë kurrë kurrgjë tjetër. Një shqiptar konjuktural që ka ditur kurdoherë po për interesat e tija personale e të karrierës së tij, t’i shfrytëzoje me djallëzi e mjeshtëri finoke të gjitha konjukturat politike të kohës në favor te tij, duke luajtur gjthmonë me atë shprehjen e famshme shqiptare që, mishi të piqet e helli te mos digjet. E thënë shqip, ka pare ngushtësisht bythën e vet dhe ka larguar sa ka mundur e ka patur mundesi çdo gjë larg bythës së vet. Disidenca e tij nuk i shërbeu asnjëhere e në asnjë rrethanë Shqipërise e popullit shqiptar edhe atëhere kur këta të fundit aq shumë shpresuan e besuan tek ai. Ai ishte dhe mbeti ku e ku larg me atë që bënë për vendet e popujt e tyre, rusi Sollzhenicin apo çeku Havel. Dhe, kjo edhe për faktin se në këtë drejtim ishte e është shumë Ismail, e fare pak Kadare. Ismaili ishte ndër armiqtë më të betuar të krenarisë e gjenive te vërtetë të historisë së letërsisë e patriotizmit të vërtetë shqiptar, si Mjeda, Fishta, Koliqi, Konica etj., duke i denigruar këta sa herë që ju dha mundesia, dhe kjo bëhej jo pa qëllim e jo rastësisht nën emrin, peshën e popullaritetin e tij akademik, letrar e intelektual te kohës. Është po ky Ismail që mitizoi përmes Dimrit te vetmisë së madhe, një nga figurat më të urryera të historisë së Shqipërisë e të popullit shqiptar, diktatorin Enver Hoxha. Është po ky Ismail që hyjnizoj Partinë kriminale të diktatorit me poemën e tij të famshme ,”Ku ti kerkoj rrenjet e tua Parti”. Është po ky Ismail që mbante lidhje të ngushta e të fshehta me katër krerët më të lartë të rregjimit komunist e diktatorial te kohes: Hoxhën, Shehun, Kapon e Hazbiun. Hapini Arkivat e KQPPSH dhe Dosjen e tij personale nga Sigurimi i Shtetit dhe aty do të gjeni e do të shihni gjithçka me shkrim e me foto, e zeza mbi te bardhë, “Carta Cantta”. Cdo lloj tjetër historie me sigurimsa, për të justifikuar disidencen e tij është sa e stisur aq edhe e pa vërtetë. Ismaili punoi dhe i duhej rregjimit po aq sa edhe rregjimit vet i duhej një tip e një njeri si ai, që per fatin e të dyja palëve kishte në mes talentin e te shkruarit nga ku të dyja palët kishin interes reciprok. Ismaili në kulmin e diktatures ishte ndër krerët më të lartë të zgjedhur të vendit. Ai mbante postin e Nënkryetarit të Frontit Demokratik, në një kohë që Kryetare ishte e shoqja e Diktatorit, Nexhmije Hoxha. Ismaili ishte disa legjislatura Deputet i Kuvendit Popullor të Diktatorit Hoxha. Ashtu sikurse veproi diktatori me një nga legjendat e mëdha të sportit shqiptar, Asllan Rusin, kur ky i fundit guxoi të hidhte sytë nga e bija e tij Pranvera, nje histori sa tragjike aq edhe e dhimbshme që e çoi ne cmendinë e më pas në humbje të jetës yllin e volejbollit shqiptar, po ashtu, në të njëjtën mënyrë egzakte veproi edhe Ismaili me familjen Rrapo e djalin e kësaj familje Renaton i cili guxoi të dashuronte të bijën e tij. E sot, pasojat e ”dores se Ismailit” për t’a zhdukur nga faqja e dheut atë lloj dashurie dihen mirë e publiksht nga të gjithë shqiptarët. Po ky Ismail mbajti atë qendrim banal, vulgar e tepër antishqiptar edhe me ngjarjet tragjike të hapjes së Ambasadave, kur arriti deri aty sa t’i etiketonte bashkëkombasit e tij si “jashteqitja e kombit”. Është po ky Ismail që jo vetëm kurrë nuk ju kundërvu me guxim e kurajo intelektuali e shqiptari tepër të njohur e të përkrahur jashtë kufijve të Shqipërise, pasuesit të diktatorit, Ramiz Alise, por në të kundërt fliste, shkruante e predikonte për besim e mbështetje ndaj reformave të tij. Lexoni artikujt, opinionet e intervistat a shkrimet e tij të asaj kohe. A nuk është po ky Ismail që edhe Liderin paqësor e kombëtar të Kosovës martire, Ibrahim Rugova, guxoi një mëngjes të bukur t’a etiketoj si tradhëtar të kombit shqiptar? Ismaili edhe arratisjen e tij të bujëshme e shfrytëzoi thjesht për qellimet e veta personale, e kurrësesi duke menduar se përmes saj mund të ndihmonte Shqipërine apo popullin shqiptar. Harrojeni këtë përrallë të dalë nga kancelaria personale e tij, se e bëra që të binte rregjimi më shpejt e të përshpejtoheshin reformat demokratike ne vend. Edhe atëhere kur Shqipëria e shqiptarët e kërkuan me ngulm, shpresë e besim të madh qenien e tij ne krye te vendit, ai refuzoi. Dhe jo rastesisht. Prandaj, sot kur shqiptarëve më shumë se kurrë ju duhet identiteti i tyre i vërtetë kombëtar dhe historia e tyre reale e pa stisje, shteti shqiptar të cilit i shërbeu e i sherben Ismaili dhe jo vendi i tij apo vendit te tij, po i bejne nje shtepi – kala, restaurimi i së cilës ka kushtuar jo pak. E pikerisht atje, në vendin ku dikur qëndronte Obelisku i atij që kurrë nuk i tha njëherë plaç Ismailit, i cili nga ana e tij e betonoi ne vepren e tij te ”pasur disidente letrare”. E si ne heshtje, por me një tersëllimë që vlon e zjen përbrenda gjak shqiptari të vërtetë, të ndershëm e patriot, qëndrojnë ende edhe pse drejt rrënimit e shkatërimit total e nën bezdinë e shtetit mizerrabël shqiptar të djeshëm e të sotëm, shtëpitë e gjigandëve e korifejve të letrave shqipe të shqiptarizmit: Fishta, Konica, Mjeda, Koliqi, Poradeci, .etj etj.. Historia vonon, por kurrë nuk harron dhe atë e shkruajnë popujt e jo individët, sado libra pa hesap të shkruajnë e botojnë ata. Ndaj per mua, atë njeri kurdoherë unë do ta klasifikoj dhe etiketoj, “Shkrimtari i madh Kadare dhe Njeriu e shqiptari i vogel Ismail”.