Shkruan: Edison Ypi
Duke ik në Elbasan, në të dalë të Tiranës disa fshatra turistikë që i kanë bërë klyshat e kurvit. Majtas dhe djathtas rrugës hotele dhe retorante gjigande të klyshave të kurvit. Vila me nga tre e katër kate të klyshave të kurvit. Resorte nga më të ndryshmet dhe turlilloj pasurish, deri dhe plazhe, të gjitha të klyshave të kurvit. Përveç autostradës dhe tunelit që i ka bërë Doktori, të gjitha të tjerat të klyshave të kurvit. Duke ikur vura re diçka, pothuaj asnjë makinë që vinte nga Elbasani, të gjitha iknin në Elbasan. Tek “çeliku i kurvit” u ndala te “rrethrrutullimi i kurvit” te një kafene që quhet “kafja e kurvit”. Thashë me vete nuk do lëviz nga “kafja e kurvit” derisa ta gjej arsyen pse të gjitha makinat po shkojnë në Elbasan. Duke ndejt te “kafja e kurvit” vura re se jo vetëm makinat që vinin nga Tirana por edhe ato që vinin nga Peqini shkonin në Elbasan. E gjithë Shqipëria po shkonte në Elbasan. S’po e kuptoja arsyen e kësaj dyndje gjithëshqiptare drejt Elbasanit.
Mendo e mendo, thashë me vete; Në Elbasan jeton Ismail Çala. Gjithë jetën nëpër internime dhe burgje Ismaili për të vetmen arësye se të parët e tij kanë qënë bejlerë të Sulovës, fisnikë të shquar për kontribut atdhetar patriotik.
Vuajtjet dhe peripecitë e Ismail Çalës dhe fisit të tij nuk i kap dot as pena e Homerit, Shekspirit, Dostojevskit së bashku.
Por ndonjë peripeci mund ta rrëfej edhe unë.
Për shembull, me rastin e martesës me një kolonjare madhështore, edhe ajo fisnike aristokratike e përndjekur sa s’thuhet, Ismaili kishte blerë një xhaketë të re. Një klysh kurvi ja kërkoi Ismailit atë xhaketë për të vajtur në Tiranë në një kongres klyshash kurvi. Ismaili ja dha xhaketën klyshit të kurvit. Kyshi i kurvit e veshi xhaketën e Ismailit, vajti në kongresin e klyshave të kurvit, duartrokiti dhe bërtiti sa duart ju bën gjak, fyti j’uçorr, zëri i iku pë një muaj, mirpo kur u kthye filloi të bënte naze, s’deshi t’ja kthente xhaketën Ismailit. Ismaili ja mori xhaketën klyshit të kurvit. Klyshi i kurvit nuk u ankua nëpër zyra dhe komitete. Po të ankohej do ta gjente belaja prej të tjerëve klysha kurvi kur ta merrnin vesh se i kishte varur dekoratat e kurvit mbi xhaketën e armikut.
Duke ndejtur të “kafja e kurvit”, nga e majta “lavazhi i kurvit”, nga e djathta “hoteli i kurvit”, përballë një vilë që e ka bo një klysh kurvi, nga pas një biznes i një klyshi kurvi, nën këmbë një minierë e një klyshi kurvi, lart e vetmja gjë që s’mundet me u vjedh nga asnjë klyshi kurvi, qielli i të gjithëve, më së fundi i rrethu nga gjithata klysha kurvi ja gjeta një spjegim enigmës së dyndjes automobilistike drejt Elbasanit.
Ismail Çalës do i kanë dhënë një punë, thashë me vete. Brenda makinave që ikin drejt Elbasanit janë të njohurit, miqtë, dashamirët, të përndjekurit, demokratët nga gjithë Shqipëria, të cilët në Elbasan shkojnë ta urojnë për punën që më së fundi Ismaili e ka. Veshja festive e udhëtarëve brenda makinave nuk të linte të dyshoje se të gjithë shkonin në një ceremonial që s’mund të ishte tjetër veçse punësimi i Ismail Çalës.
I qetë dhe i lumtur që më së fundi e gjeta arësyen e vërshimit të shqiptarëve demokratë drejt Elbasanit, dola nga “kafja e kurvit”, për të vajtur edhe unë bashkë me ta në Elbasan me uru Ismailin për punën e re.
Sapo u nisa ju drejtova një Zotniu anës rrugës;
-Sa me fat jeni ju elbasanllinjtë që keni mes jush fisnikun Ismail Çala. Ju lumtë që i bëni një aristokrati nderimet e duhura si e do kanuni, si e mban zakoni, si e ka traditë shqiptari. Ju lumtë juve dhe gjithë shqiptarëve të tjerë që për të mos harruar të kaluarën kriminale të kurvit dhe të sotmen e pabarabartë mes të vuajturve dhe klyshave të kurvit, po vijnë në Elbasan nga an’ e anës për ta uruar për punën e re një elitar të përvuajtur.
-Jo, ma priti Zotniu, këto makina nuk po vijnë në Elbasan për Ismail Çalën, por po ikin në Pogradec për plazh. Ne elbasanllinjtë nuk na ka lënë mendja. Ti që erdhe nga Tirana, sytë në ballë i kishe. E pe vetë se në Tiranë, rrugës për në Elbasan, dhe në Elbasan, të gjitha janë të klyshave të kurvit. Ne nuk mund ta lejojmë këtë gjendje. Do bëjmë çmos ta ndryshojmë. Për t’ja arritur këtij qëllimi tani për tani Ismail Çalën e bëmë anëtar të Këshillit Bashkiak. Pas pak do ta bëjmë Deputet.