Ish-zyrtari komunist, dënohet me 20 vite burg për krime kundër njerëzimit

Ish-komandanti i kampit komunist të punës së detyruar në Rumani, Ioan Ficior, i akuzuar për “krime kundër njerëzimit”, u dënua sot në Bukuresht nga Gjykata e Shkallës së Parë me 20 vite burg.

“Ne shpresojmë të gjejmë prova më bindëse për të shpallur pafajësinë e klientit tim”, u shpreh avokatja e tij, Simona Chitea në dalje të gjykatës, duke lënë të kuptohej se Ficior, në mungesë gjatë shpalljes së gjykimit, do ta apelonte vendimin.

Prokurori kishte kërkuar 25 vite burg nisur nga mosha e thyer e të akuzuarit (88 vjeç), pasi në bazë të akuzave të ngritura ndaj tij, masa ndëshkimore do të ishte më e rëndë, burgim i përjetshëm.

Ioan Ficior udhëhoqi nga viti 1958 deri më 1963 kampin e përqëndrimit në Periprava (lindje, në deltën e Danubit), i njohur për kushtet mjaft të vështira të jetesës, rezervuar kryesisht për kundërshtarët politikë. Të paktën 103 të burgosur kanë vdekur gjatë periudhës së drejtimit të tij në kampin famëkeq.

Gazeta Dita

1 thought on “Ish-zyrtari komunist, dënohet me 20 vite burg për krime kundër njerëzimit”

  1. Petrit Belliu

    Duhej qe diçka e tille te ishte bere tashme edhe ne vendin tone, ku krimet e diktatures komuniste ishin pakrahasimisht me te renda se ne Rumani dhe ne krejt Evropen komuniste.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top