Shkruar nga Marin Sopi
Në Gadishullin Ilirik gjithmonë ka pasur tendenca për ndikim në rregullimin politik dhe shoqëror. Gjurmë të qytetërimeve të ndryshme, nga Lindja dhe Perëndimi janë evidente. Shtrirja e Perandorive nuk është bërë me libra e bakllava, por me zjarr dhe hekur, duke sjellur popullin tonë buzë zhbërjes në sasi dhe cilësi. Jemi populli i fundit që u njohëm si komb dhe si shtet në një territor fare të papërfillshëm. Goditjen vdekjeprurëse racës sonë ia ka dhënë Perandoria Osmane, e cila mbjelli kulturën orientale, kështu zhvendosi shqiptarët komplet nga Orbita e Oksidentit. Në vend që t’i bashkonte katër vilajetet në një tërësi, ose t’i shpallte më vete, turqit i braktisën robërit e vet duke i lënë në një injorancë dhe prapambeturi të skajshme. U desht që të intervenojnë austriakët për të na njohur si komb dhe si shtet në një territor tashmë të copëtuar. Ndodhi dhe lufta e fundit për çlirimin e kësaj pjese të Dardanisë. Intervenuan fuqitë perëndimore, na ndihmuan, na njohën. Prapë kot! Iriqi në therra se në therra është mësuar!
