PËRKTHEU NGA KROATISHTJA: SEFEDIN KRASNIQI
Udhëheqësi i vrarë i UÇK-ës, Ahmet KRASNIQI, është hero postum i luftës atdhetare kroate: i cili më 1991 e çarmatosi kazermën e APJ në Gospiç, ndërsa gjygji ushtarak i Kroacisë e shpalli fajtor !
Dr. Drazhen Jerkovic, epror i luftës në Qeverinë e Kroacisë për Gospiç dhe shef i Shtabit të krizës nga viti 1991 deri 1993, në inervistën për ‘’Globus’’, për vrasjen, ende të pa ndriçuar, të ministrit të Mbrojtjes të Kosovës dhe udhëheqësit të UÇK-ës, ish-nënkolonelit të APJ Ahmet Krasniqit, zbulon të vërtetat e fshehta për shërbimin e armatosjes së Likës në prak në agresionit serb.
Kush ishte në të vërtet Ahmet Krasniqi, është pyetje që ndoshta vetëm historianët do ta thonë të vëtetën, kur një ditë do të shkruhet pa anëshëm historia e shkatërrimit definitiv të Jugosllavisë. Lajmi e përshkoi botën kur në Tiranë u vra një njeri me këtë emër, i cili ishte ministër në Qeverinë e Kosovës dhe udhëheqës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Duke shikuar sekuencat televizive të varrimit të tij, në fotografinë e vendosur mbi kokë, njerëzit në Kroaci të cilët kishin pasur kontakt me te, e kishin njohur se ishte fjala për njeriun që quhej Ahmet Krasniqi, ish-nënkolonel i APJ dhe komandantin e kazermës ‘’Kanjizha’’ në Gospiç, i cili bëri punën kryesore për dorëzimin e kësaj kazerme forcave kroate.
Ahmet Krasniqi nga Zhilivoda e Vushtrisë, rrjedh nga një familje nacionaliste (balliste). Përkundër etiketës së çuditshme familjare, ishe shkolluar për epror karriere në APJ dhe kishte arritur deri te grada nënkolonel. Pas demonstratave në Kosovë të viti 1981, në të cilat iu kishte burgosur vëllau i vetëm (Behxhet Krasniqi v.j), ishte transferuar nga kazerma ‘’Marshall Tita’’ e Zagrebit në Gospiç. Këtu edhe e zë lufta e vitit 1991, në cilësin e komandantit të kazermës ‘’Kanjizha’’, ku ishte edhe stokimi i armatimit më të madh në këtë regjion të Kroacisë.
Në fillim të ofensivës së madhe të ushtrisë serbe në Kosovë, në mars të vitit 1998, në disa mjedise ndërkombëtare dhe të vendit spekulohej se me guerilët e UÇK-ës, udhëhiqte një epror shqiptar i cili kishte shkuar nga Kroacia. Ministria e Mbrojtes kroate nuk vonoi për ta përgnjeshtruar lajmin. Por, plumbat e atentatorit të panjohur ndaj Ahmet Krasniqit në qendër të Tiranës, zbuluan lidhjen e vërtet në mes Komandantit të UÇK-ës dhe Armatës Kroate. Ç’është e vërteta, Ahmet Kraniqi nuk ka shërbyer kurrë në Armatën Kroate, por kontributi i tij karshi luftës atdhtare kroate ka një rëndësie të veçant.
Fati i oficerit shqiptar, i akuzuar nga gjygji Ushtark i APJ-ës dhe gjygji Ushtarak kroat, i cili për një moment e zgjodhi për atdhe Kraocinë, vitet e fundit të jetës, (prej 1994 deri 1997) i ka kaluar në mjerim të thellë-si rojtar i trgut të specave dhe bananeve në Rovinj dhe në fund vdiq si komandant i guerilëve shqiptarë të UÇK-ës, të përkujton skenarët e filmave marramendës. Sikur Ahmeti të kishte përfunduar si rojtar i tregut të Rovinjit, do të ishte një tregim i dhembshëm dhe i padrejtë për luftërat që u zhvilluan në Ballkan. Por Krasniqi ka shkuar duke lënë pas veti edhe shumë të fshehta. Cili ishte roli i vërtet i Krasniqit në Gospiç me rastin e luftës së përgjakshme kroato-serbe, flet njeriu që e ka njohur më së miri, Drazhen Jerkovic, i cili në pranveren e vitin 1991 e kyçi në anën kroate. Dr. Drazhen Jerkovic prej gushtit 1991 deri në vitin 1993 ka qenë epror lufte i Qverisë Kroate për Gospiç dhe shef i Shtabit të kritës . Prej vitit 1993 deri më 1997 ka qenë nënkryetar për Likë dhe Sinj. Nga nënkryetari të këtyre krahinave, në vitin 1995 ka braktisur HDZ-en. I është kthyer profesionit të mjekut dhe punon në Entin publik të shëndetësisë për krahinën Likë-Senj.
2
Takimi i fsheht
Kur dhe si jeni njohtuar me Ahmet Krasniqin ?
-Me Krasniqin jam njohtuar në vitin 1987, kur kam ardhur në Gospiç si mjek. Ai atëhere ishte nënkolonel në kazermen e Gospiçit. Personalisht e kam njohur kur më patën ftuar si rezervist në APJ. Më vendosën mjek në gjininë ushtarake ku Ahmeti ishte komandant. Gjatë atyre ditëve u lëshuam në bisedë, me gjasë vërejti se ua mbaja anën shqiptarëve. Pasi krijuam besim reciprok, filluam të flasim krejt pa rezervë gati për gjithëçka, madje edhe për demonstratat e vitit 1981 në Kosovë. Në vitin 1989, me thirri dhe më tha se një kushëri i tij nga Kosova ishte për sherim në spitalin e Beogradit. Mu ankua se nuk u besonte mjekëve serbë dhe kishte dëshirë ta transferonte kusheririn në spitalin e Zagrebit. Meqenëse, sikur mua nuk e njihte asnjë mjek kroat, më luti që t’a ndihmoja. Kusheriri i tij (është fjala për djalin e Azizit, Shaipin v.j.) kishte probleme me hematome në kokë që sipas të gjitha gjasave ishin pasojë e të rënave gjatë kohës së demonstratave në Kosovë të vitit 1989. E njihja një mjek në spitalin Rebro të Zagrebit dhe me ndihmën e tij e transferova kushririn e Ahmetit në neurokirurgji të Zagrebit.
Pas kësaj kohe, a jeni shqëruar intenzivisht ?
-Jo. Kontaktin e kemi vazhduar në vitin 1991. Pas 25 janarit të vitit 1991, kur Gjeneralshtabi i APJ planifikoi grusht-shtetin, të gjithë sa idhim në HDZ-ën e Gospiçit dhe në Mbrojtjen Territoriale e kuptuam se nuk ishim të armatosur. Kemi pasur pakëz armatim në Ministrinë e Punëve të Brëndshme dhe në polici, por nuk mjaftonte. Në mars të viti 1991, Anton Vlajniq, shefi i atëhershëm i M. Territoriale për Gospiç, m’u ankua se situata ishe e vështirë, ngase APJ e kishte marrë komplet armatimin e MT dhe e kishte stokuar në hangaret e kazermës ‘’Kanjizha’’, në të cilën ishte komandant Ahmet Krasniqi. I thash e njoh këtë njeri dhe se mund të lidhem me te. Vlajniqi ngurroi. Krasniqi është oficer i APJ. Më pyeti, çfarë do të bëhet me ne nëse na lajmëron. KOS-i dhe APJ do të na burgosnin të gjithëve. I thash se Krasniqit i kam ndihmuar një herë dhe besoj, si shqiptar që është, nuk e ka harruar të mirën dhe do të ma kthejë me të mirë. Vllajniqit i premtova se do t’i lutem Ahmetit, se nëse nuk mund të na ndihmonte që t’a marrim armatimin nga kazerma e tij, s’paku të bëhet diskret dhe kjo mjaftonte si kundër shpërblim për ndihmën që i kisha bëre për kusherinin.
Si rimorrët lidhje me te ? Ju atëhere ishit në HDZ e ai oficer i APJ, si shqiptar sigurisht ato ditë e kanë përcjellur shumë.
-Motra e gruas sime punonte ende në APJ-ën e atëhershme, si qytetare civile. E luta që një mbrëmje t’a ftojë Krasniqin për darkë në shtëpinë e saj. Bazuar në vendin e punës së saj, mendoja se nuk mund të dyshohej. Gjithashtu e luta që atë mbrëmje, në shtëpinë e saj, të jemi vetëm unë, Krasniqi dhe komandanti MT-Vlajniqi. Nuk kemi guxuar të takohemi në vend tjetër, ngase frigoheshim se do të diktohemi dhe se do të na ndodhë ajo çfarë i ndodhi gjeneralit Shpegel, kur KOS-i e kishte filmuar fshehurazi.
Bllokimi i kazermës
A iu përgjigj ftesës ?
-Po. U takuam një mbrëmje të prillit 1991 në shtëpinë e kunatës, siç thash, dhe biseduam deri herët në mëngjes. Vendosëm që me Krasniqin të flasim hapur dhe pas një kohe edhe ai pranoi. Na premtoi se do të na e dorëzojë regjistrin e tërë armatimit që ruhej në hangaret e kazermës ‘’Kanjizha’’ dhe premtoi se derisa të jetë komandant i saj, as një pushkë nuk do të transferohej. Në Gospiç ka pasur pesë kazerma dhe atë natë u dakorduam që ushtarët e tij, pra ushtarët shqiptarë, të ishin në detyrë në ‘’Kanjizhë’’ në natën kritike. Unë mbeta lidhja në mes tij dhe shefit të MT për Gospiç-Anton Vlajniqit. U besatuam të lajmrohemi reciprokisht për çdo ndryshim : nëse JNA urdhëronte transferimin e armatimit nga ‘’Kanjizha’’, ai kishte për detyrë që urgjentisht të na lajmërojnte, ndërsa nëse komanda jonë jepte urdhër për t’u sulmuar kazermat, atëherë ne do ta lajmëronim. Në këtë rast skenari ka qenë kështu : ne do hynim në banesën e tij dhe gjojasi do ta lidhnim, ndërsa ai ushtrët e vet shqiptarë në ‘’Kanjizhë’’, do t’i urdhëronte të na lejohej hyrja në kazermë. U dakorduam që të takohemi çdo javë, por jo në Gospiç, por në vikendshtëpzën e tij në Karllobag, e cila nuk binte në sy. Kështu ka ndodhur deri në shtator të vitit 1991. Është e vërtetë se deri atëherë e ka ruajtur armatimin në kazermë dhe arriti t’a prolongojë transportimin e armatimit në Graçac, përkundër urdhërit të komandantëve të tij të APJ.
Sa dhe çfarë armatimi ka pasur në kazermën‘’Kanjizha’’ ?
-Sa më kujtohet ka pasur 10.000 deri 12.000 tyta këmbësorie të kalibrave të ndryshëm, pastaj të mbrojtjes kundërajrore dhe kamiona transportues. Që ta kuptosh se çka do të thot kjo, duhet t’a dini se ne në Gospiç kishim vetëm 300 pushkë. Deri në fund të shtatorit në këtë kazermë komandant ka qenë Ahmeti, pastaj papritur e tranferuan në Rijekë. Por, ne tashmë e kishim bllokuar kazermën dhe për JNA ishte tepër vonë për t’a zhvendosur armatimin nga ‘’Kanjizha’’. Një pat-pozicion ka zgjatur deri më 13 shtator. Atë ditë të gjitha shtabet e krizës në Kroaci kanë marrë urdhërin e famshëm, që fiks në orën 18 :00, t’u ndërpritet kazermave : rryma, uji dhe lidhjet telefonike. Si shef i shtabit të krizës, këtë e bëra edhe unë. Në orën 20 :00, në ndërtesën e Bashkësisë lokale të Gospiçit u mbajtë mbledja e Shtabit Operativ për Likë. Pak para fillimit të mbledhjes, m’u afrua një ushtar dhe më pëshpëriti se më kërkonte një oficir i APJ, Ahmet Krasniqi, i cili kishte ardhur nga Rijeka dhe gjindej në Gospiç, në një shtëpi afër nesh. I thash të priste deri ta mbaronim mbledhjen.
Në mbledhje ishin të pranishëm të gjithë komandantët e atëhershëm të Gospiçit. Ishte edhe i ndjeri Marinko Jakomiliq, komandant i njësisë speciale për Rijekë, pastaj Antonio Lekiq dhe Ivica Dervish. Në mbledhje kanë qenë edhe gjenerali Mirko Norac, Miro Lacao, tash shef i SIS në Zagreb. Miljenko Filipoviq, komandant i njisive speciale, Ante Kariq përfaqësues i Qeverisë dhe komandant i Shtabit operativ për Likë, Tihomir Oreshkoviq-sekretar i Shtabit operativ për Likë dhe vëllau i tij Ivica Oreshkovic-funfsioner i lartë i SIS dhe Jozo Shumak-komandant i njisive të Merçeves e cila pati ardhur nga Vukovari.
Plani i përkryer
Ç’është vendosur në atë mbledhje ?
Vendosëm të mos qëndrojmë vetëm në bllokokim e kazermave, por edhe t’i sulmojmë: Vendosëm që s’pari t’i marrim kazermat ku kishte armatim të stokuar në hangare, pra ‘’Kanjizhën’’. Këtë duhej bërë ngase ishim para rënjes. Sikur mos t’a kishim marrë armatimin e ‘’Kanjizhës’’, nuk do të çëndronim as një javë. As kush nuk na armatoste. Kishim vetëm armatimin që dispononte MPB. Mund të merrnim çdo dy tri ditë nga një kamion municion dhe njerëzit do t’i dërgonim në front me pushkë automatike, vetëm me nga një karikator për një natë. Gjysma e tyre kanë qenë kallashnikov serbë, pushkë ruse, rumune apo kineze, dhe tytat e tyre shkatërroheshin pas tri rafaleve. Prej 31 gushtit deri më 14 shtator, dy herë kemi mobilizuar njerëz në Gospiç. Dhe kështu, ti i mobilizon njerëzit e ata të kërkojnë armatim. Presin dy ditë dhe kur shohin se s’ka gjë, kthehen nëpër shtëpia. Vendosëm të shkojmë në ‘’krejt ose as gjë’ dhe të mundohemi t’a marrim armatimin nga kazerma ’’Kanjizha’’. Filluam ta punojmë planin operativ. Pas një ore e kuptuam se planin nuk e kishim bërë detalisht, dhe përkundër dëshirës, vrejtëm se nuk ishim përgaditur për sulm. Ishim të rinj dhe ambicioz, por pa dije ushtarake të mjaftueshme dhe pa informata të nevojshme. Papritmas mu kujtua se nuk e kisha shumë larg Krasniqin. Të pranishmëve iu thsh se atë mbrëmje më ishte lajmëruar njeriu, i cili me shefin e MT ishte dakorduar për dorëzimin e armatimit dhe mund të na jepte informata të nevojshme. Më thanë ta sillja në mbledhje. Kur shkova ta kërkojë Krasniqin, haptas i thash se do ta sulmojmë kazermën dhe na duhej ndihma e tij.
A hezitoi ?
– Pakëz. Më pyeti sa ishim në mbledhje. Gruan dhe fëmijët i kishte transferuar në Rijekë dhe frigohj për ta. Megjithate pranoi. E solla në shtabin tonë Krasniqin, e ai para gjithë këtyre njerëzve që i numrova, gjatë dy orëve na e punoi planin operativ duke e vizatuar në letër. Saktësisht e vizatoi fushën e minave rreth kazermës, ku ishte i vendosur armatimi nëpër hangare, orarin e rojeve në kazermë, përmbajtjen e lidhjeve në APJ etj. Nëse rastësisht gjatë sulmit tonë do të lajmroheshin aerodromët lushtarak në Zadër dhe Bihaq, ai llogariti edhe sa kohë u duhej avionëve luftarak të ngritën për të na raketuar. Është përgjigjur detalisht çdo pyetjeje që i kemi bërë. Këtë natë çdo gjë ka funksionuar si duhet. Na premtoi se në mëngjes do të shkonte në kazermë për t’i vendosur në rojë ushtarët më të besueshëm dhe të na lajmëronte nëse ka gjë të re.
Pasi na punoi planin e kuptuam se nuk ishim të përgaditur dhe sulmin e shtyem për të nesërmen. Kazermën e sulmuam, më 14 shtator, në orën 17 :00 . Çdo gjë ka shkuar sipas planit. Në kazermë u futëm për 15 minuta duke ndezur vetëm disa plumba, pa as një viktimë në njerëz. Vetëm në tërheqje, gjatë transportimit të armatimit, një njeri u lëndua gjatë mitralimit nga avionët e luftës. Dy ditë kemi bartur armatim. Tash gati çdo fëmijë në Gospiç dispononte me nga një automatik. Po këtë mbrëmje, lufta në Gospiç edhe ka përfunduar. Njerëz dhe moral kemi pasur, tash kishim edhe armatimin i cili na mungonte.
Arrestimi
Pra Krasniqi ju paska ndihmuar t’a armatosni krejt Likën ?
– Jo vetëm Likën. S’paku 5.000 tyta të kalibrave të ndryshëm i kemi shpërnda në frontet nëpër gjithë Kroacinë. Mendoj se në atë kohë më tepër kemi dërguar armatim ne nga Gospiçi nëpër Kroaci se sa Ministria e Mbtojtjes. Kjo ishte kazerma e parë që ka rënë në Kroaci vetëm duke iu falënderuar Ahmet Krasniqit.
Atëhere, ngase kaq shumë i paska ndihmuar Kroacisë, pse nuk kaloi në anën tuaj, por mbati nën uniformën e APJ-së ?
– Pas mbledhjes, kur e ktheva në banesën e tij në Smiljane, nga e cila tashmë pothuajse ishte shpërngulur, i thash se ishte koha të na bashkangjitej. Ma ktheu se nuk mundte për momentin, ngase familjen e kishte në Rijëkë dhe sigurisht do t’ia maltretonin e persekutonin, prandaj kërkoi dy tri ditë deri sa t’a largonte, pastaj do të n’a bashkangjitej. Të nesërmen, sa kthehet nga Gospiç në Rijekë, e zë dhe e burgosë policia ushtareke e APJ-ës. Për burgosjen e tij, disa ditë pas këtyre ngjarjeve, na lajmëroi Tihomir Oreshkoviq.
Si ka qenë e mundur të dihet kur dhe ku do të kthehet. A është e mundur se dikush nga kroatët e ka spinuar te APJ ?
– Nuk e di, por një gjë është e sigurt, në APJ e kishin ditur për lëvizjet e tij. Pas burgosjes përmes kanaleve të ndryshme jemi munduar të dimë se ku gjindej, por pa sukses. Tihomir Oreshkoviqi na thoshte se ishte i burgosur dikund në Serbi.
Në intervistën e tij ke ‘’Feral Tribun’’, Ahmeti ka deklaruar se si gjygji ushtarak e kishte akuzuar për dobësimin dhe shkatërrimin e aftësive luftareke të APJ-ës, pastaj as kush nga ana kroate nuk e kishte kërkuar ndërrimin e tij ?
– Nuk është ashtu. Disa ditë para rënjes së kazermës kryesore të Gospiçit, nga Beogradi Shtabi kryesor i KOS-it, aty dërgoi shumë oficerë të latë. Para se të hynin në kazermë i burgosëm të gjithë. Atëhere unë kam qenë i ngarkuar për bisedime me komandantin e atëhershëm të Korpusit të Kninit, gjeneralin Ratko Mlladiq, lidhur me ndërrimin e të burgosurve. Kjo ka ndodhur dikund kah nëntori i vitit 1991, kur observatorët evropianë organizuan në Zhitniç et Pakovo Selo ndërrimin e robërve të luftës. S’bashku me robërit tonë të luftës e kam kërkuar edhe Ahmet Krasniqin dhe një tjetër komandant nga kazerma e Gospiçit, të cilit emërin nuk mund t’ia përmendi, ngase mund ta dëmtojë. Mlladiqi mu drejtua : ‘’Pse i kërkoni oficerët tonë ?’’ Për arsye se janë zënë robër në territorin e Republikës së Kroacisë, prandaj i kërkoj si çdo qytetar të shtetit të Kroacisë. Mladiqi mu përgjegj me përbuzje : ‘’Çfarë shteti ore’’. Pastaj, ndërroi pamjen e tha : ‘’krejt mund t’i marrësh, por Krasniqin dhe këtë tjetrin kurrë. Ata janë oficerë tanë dhe nëse insistoni ndërpriten bisedimet’’.
Krasniqi ka thënë, se mu pse as kush nuk e kishte kërkuar naga ana kroate dhe në mungesë të provave e kishin lëshuar nga burgu në mbarim të vitit 1991, pastaj serbët e kishin dërguar në uniformë të APJ-ës në frontin kroat…
-Në janar të vitit 1992, ndodh diçka e jashëzakonshme. Disa njerëz që për detyrë kishin përcjelljen e mediave të jashtme e kishin parë Krasniqin në televizionin e Beogradit. Mbante veshur uniformën e APJ dhe udhëhiqte trupat që sulmonin Osjekun. Sekuencat i kishte transmetuar edhe HTV. Menjëherë e dita se ishte në pyetje kërcënimi, sigurisht ia kishin burgosur dhe izoluar familjen e atë e kishin dërguar në front. Tëtë muaj, pas atij inserti në TV nuk kam marrë farë lajmi për te. Në shtator të vitit 1992, cingërroi telefoni. Ishte Krasniqi. Më telefononte nga Vjena. M’u lut që t’i rregulloja tre pasaporta, për gruan dhe dy fëmijët (Teutën dhe Florentin v.j.). Pas disa dite, duke u munduar që të organizojë pasaportat në fjalë, më telefonuan nga gjygji ushtarak i Karllovcit. Më lajmëruan se kishin burgosur një oficer të ish-APJ, i cili thirrej në mua dhe quhej Ahmet Krasniqi. Më pyetën se a do të dëshmoja për te. Vendosa pa u hamendur, edhe pse pakëz hezitova, ngse nuk dija si ta spjegoja paraqitjen e tij në TV Beograd, me uniformë të APJ, në frontin kroat. Para se të shkojë në gjygjin Ushtarak të Karllovcit, bisedova me disa njerëz tonë që punonin në SZUP, se ç’mendonin për këte punë. Njeni më tha, ‘’ndoshta ëshë i dyfishtë’’. Pyeta se çfarë d.m.th. kjo. Njeri u mundua të më spjegojnte diçka sipas logjikës së sherbimeve informative etj. Përkundër të gjithave vendosa që objektivisht të flas për rolin e tij kur ishte me ne në Gospiç. Cili do që ishte, Ahmeti kishte ndihmuar shumë në armatosjen e Kroacisë. Sherbimet e tij ishin të mëdha dhe ne i kishim shumë borxh.
Gjykimi
Përveç jush, kush ka qenë ende dëshmitar në gjykimin e Ahmetit. ?
– Kemi dëshmuar : Anton Vlajniqi, ish-komandanti MT për Gospiç, Ante Kariqi, përfaqësues lufte i Qeverisë së Republikës së Kroacisë për Likë dhe unë. Mendoj se ka dëshmuar edhe anëtari i shtabit të krizës për Likë, Tihomir Oreshkoviqi dhe vëllau i tij Ivica. Nuk di se a ka dëshmuar edhe Mirko Norac dhe të pranishmit në mbledhjen kur Krasniqi punoi planin e marrjes së kazermës ‘’Kanjizha’’. Vlajniqi dhe unë e vizituam në burg para gjykimit. U përqafuam dhe me atë rast e pyeta, se ç’kishte ndodhur në ndërkohë me te. Më trgoi se kishte qenë në burgun ushtarak në Serbi dhe prej andej e kishin dërguar në front në Kroaci. Nuk kam mundur ta kuptojë se si ka guxuar të dezertojë me uniformë të APJ dhe si e ka kaluar me familje kufirin serbo-maqedon, si ka shkuar në Austri për t’u kthyer në Kroaci, pastaj në Gospiç te disa miq, ku edhe e kishin burgosur.
Si është e mundur që të arrestohet në Gospiç, e ju mos ta dini ?
– Thjesht, ngase nuk mu ka paraqitur kur ka ardhur në Gospiç. Për arrestimin e tij në Gospiç dhe dërgimin e tij në Karllovc, fare nuk kemi ditur. Nuk kam mundur t’ia jap as pasaportat, ngase më nuk kishte kuptim, sepse tashmë ishte në burg. Vendosëm të presim vendimin e gjyqit.
Krasniqi në intervistën e tij për ‘’Feralin’’ ka pohuar se gjykimi kishte zgjatur 12 minuta, nuk i kanë lejuar as t’a lexojë aktakuzën e lere më të mbrohej, pastaj kosultimi i gjygjtarve ka zgjatur tre minuta. Është dënuar me dy vjetë burg. Nëse ju, Kariqi dhe Vlajniqi keni dëshmuar në të mirën e tij, dikush si duket ka dëshmuar kundër. A mos e dini kush ?
– Një kohë kam menduar se është liruar nga aktakuza. Pas daljes nga burgu, nuk mu ka lajmëruar gati një vit. Në vitin 1994, është lajmëruar në Gospiç dhe nga unë e Ante Vlajniqi kërkoi një vërtetim për pjesëmarrje në dorëzimin e kazermës së Gospiçit, me motivacion se i duhej për rregullimin e gradës dhe banesës. Me këtë rast jemi ulur dhe kemi biseduar më gjerësisht. Më tregoi se gjygji ushtarak nuk e kishte liruar, por ishte liruar me rastin e një abolimi të presidentit Tugjman. Më tregoi se pas daljes nga burgu kishte jetuar vështirë, se ka vuajtur nga uria dhe në Zagreb, pas daljes nga burgu, nga uria i kishte rënë të fiktë në rrugë, se kishte punuar në gurëthyes, por duke iu falënderuar miqve shqiptarë ishte gjindur dhe po shiste perime në treg. Pastaj mu falënderua që kisha dëshmuar në dobi të tij.
Takimi i fundit
A ju rrëfeu se si kishin dëshmuar të tjerët ?
– Për ta s’foli gjë. A e kanë ngarkuar të tjerët nuk di. Por jam i bindur se duke u bazuar në deklaratat e ne treve, kanë mundur ta lirojnë. Pastaj i kërkova nga Ante Kariqi dhe disa të tjerë për t’i ndihmuar. Por këta tashmë kishin rënë dhe nuk kanë mundur t’i ndihmojnë. Krasniqit kanë mundur t’i ndihmojnë njerëzit që punonin në MORH. Unë aty nuk kam pasur farë ndikimi.
Ç’mendoni, kush nga strukturat politike apo ushtarake nuk e ka dashur Krasniqin ? Dikush si duket ka dashur t’a përzë nga Kroacia, apo edhe t’a burgos.
– Po, ka ekzistuar një një grup njerëzish në Kroaci, i cili nuk donte që Krasniqit t’i pranohen meritat për dorëzimin e kazermave të Gospiçit. A ka pasur ndonjë informacion që ka sherbuar si pengesë për të pranuar kontributin e tij ndaj luftës atdhetare kroate, nuk mund të konfirmojë.
A e keni parë pas vitit 1994 për vërtetim ?
– I kemi pasur edhe dy takime. Në vitin 1995, me gruan dhe fëmijët, duke u kthyer nga Zagrebi te Zhuta Lova kemi vërejtur se patrolla e policisë e kishte ndalur një automobil të mbushur plot me plaçka të vjetra. Afër automobilit qëndronin dy njerëz të veshur dobët, njëri mu duk i njofshëm. Ishte Krasniqi. Policët donin të kontrollonin ngarkesën dhe filluan të hudhin plaçkat jasht. U ndala dhe i luta të mos vepronin ashtu, ngase e njihja njërin prej tyre.
Atëherë, shkurt kam biseduar me Krasniqin. Më tha se kishte vendosur të ngrisë procedurën kundër vendimit të gjygjit Ushtarak kroat. I thash të më lajmërohej nëse i nevojitesha.
Kur e keni parë për herë të fundit ?
– Një vit para se të vritej, kur për herë të dytë më kërkoi një vërtetim për kontributin e tij dhënë Armatës Kroate. U ulëm dhe biseduam shtruar. Më tha ‘’Jure jam duke shkruar një libër dhe gjithë çka kam përjetuar në Gospiç, nga njerëz të caktuar, do ta zbadhi.
A e keni ditur se ndërkohë është emëruar komandant i UÇK-ës ?
– Kisha dëgjuar diçka. Por më kujtohet një bisedë që kishim pasur në vitin 1991. Atëhere ende nuk kishte filluar lufta e vërtetë në Kroaci. Ishim bashk : unë, një ushtar shqiptar i cili kryente detyrimin ushtarak në Gospiç dhe Krasniqi. Duke biseduar më tha, ‘’Jure mua më pret një vend i lartë në Qeverin e vendit tim’’. Kur u pamë herën e fundit më tha se së shpejti do të shkonte në Kosovë për të zërë vendin në Qeveri, për të cilin më kishte folur. Ky ishte edhe takimi jonë i fundit. Jam tronditur kur kam dëgjuar për vrasjen e tij në Tiranë. Besoj se prcedurën për revidimin e vendimit të gjygjit ushtarak të Karllovcit do ta ngris dikush.
Kush mund ta bëj këtë ?
– Sigurisht familja e tij. Ky është edhe motivi i bisedës sime me ju. Te unë Ahmet Krasniqi ka lë përshtypje të njeriut të ndershëm. Mbrapa e ka familjen : gruan dhe fëmijët. Më së paku çka mund të bëjë Kroacia për te, duhet s’paku postum, duke reviduar vendimin e gjygjit Ushtarak të Karllovcit, ta pastrojë emrin e tij.
Pse për rolin e tij në luftën e Gospiçit keni vendosur të flisni tani, kur tashmë është i vdekur ?
– Ngase mendoj se njeriu derisa eshtë gjall, gjithnjë vetë mund ta thot të vërtetën dhe të ndreq padrejtësitë që i bëhen. Por, kur vritet, apo vdes, këtë duhët t’a bëjnë njerëzit që e kanë njohur.