Shkruan: Simon MIRAKAJ
Kjo rruge e gjate e mundimeshme nisi ne 17 korrik te 1945 dhe perfundoi ne 4 Korrik te 1989.
Nuk e kisha mbushur muajin kur makina e mbushur me ushtare te mbrojtjes u gjenden para burgut ne Shkoder ku ishin disa familje si Mirakajt, Xhina me dy femijet Mojsin e Leken, Cuba me tre femijet, Kloren, Katrinen e Zefin, Kunia me tre femijet, Lajden, Sokolin e Simonin, Lucia me dy femijet, Bibin e Lelen. Lena Mirakaj, Luli me dy vajzat, Klaren e Belen, familja Markagjoni, familja e Nik Sokolit, familja Destanishta, familja e Llesh Marashit, etj. Na nisen per ne internim, mbase nje rrugetimi te gjate e te lodhshem mberritem ne Berat. Na shkarkuan buze lumit Osum, tregon motra e cila sapo i kishte mbushur 9 vjeç, aty kishin mbrritur dhe familje te tjera nga rrethe te ndryshme si Dinet, Kola, Dema, Bajraktari, Spahiu, Staravecka, Bicaku, Leshanaku, Kolgjini etj.
Buze Lumit ndejtem dy dite nen mbikeqyrjen e ushtrise deri sa na sistemuan ne kala te Beratit ne shtepi qe ja u kishin marre tregtareve, ishin shtepi te vjetra, por nuk na rrihte era apo shiu si buze lumit. Oficeri i deges se brendeshme te Beratit lajmeroi nenat tona qe nje here ne jave do paraqiteshin ne dege, megjithese ne kontrolloheshim cdo dite edhe nga njerzit e porositur prej tyre te cilet na treguan furren ku do merrnim buken, prej 600gr ne dite pa pagese. Ky ishte i vetmi ushqim, pra buke thate. Motra Klorja tregon se kur nenat shkonin nje here ne jave per tu paraqitur ne dege rriheshin nga kryetari i deges pa asnje shkak, vetem si grate e armiqeve apo reaksionarve, u rrahen Marta Markagjoni, Lucie Mirakaj, Nine Destanishta, Gjina Mirakaj etj. Ne ishim armiq, se ishim kundra diktatures komuniste, ne ishim armiq se donim lirine e demokracine e vendit. Çlirimtaret tane sapo moren pushtetin filluan ndertimin e kampeve te internimit e burgjeve, duke i mbushur me njerez te pafajshem. Ne qytetin e 1000 dritareve, ne ate uri te tmerrshme na jane gjetur afer disa familje si: Haxhistaset, Salepet, Baballeku. Tok Baballeku vinte naten tregon motra, me sheqer, vaj e ushqime te tjera, ku na thoshte: merrni e hani se po na i marrin komunistat, nese gjerat ndryshojne ju mund te mi paguani, nese situata nuk ndryshon, i paçi hallall, po keshtu benin dhe Haxhistaset. Familja Salepi kishte shume bageti e shume toka dhe naten na sillnin tenxheren me qumesht, djathe e gjalpe. Keto familje nuk na lane qe ne te semureshim nga mungesa e ushqimit. Mbas disa kohe tregon motra na çuan ne Kozare, ne Kuçove. Ne Kuçove nenat tona punonin ne prashitje lule dielli, nen mbikqyrjen e kapterrit famekeq, Pandi Anastasi. Motra tregon se, ti ishe i vogel e nena jote te kishte shtrire ne krye te parceles ne nje hije, ti fillove duke qare, grate i thonin; Kune, shko se po te qan djali, shko qetesoje, ndersa ajo kishte frike nga kapterri qe rrinte si xhebrail ne krye. Shko moj grua i thone shoqet se te plasi djali nga te qaret. Me ne fund hedh shatin e vjen te me marre ne krahe, ne kete kohe turret me vrap kapterri katil dhe e godet me majen e kepuces sa fuqi qe kishte, nena rrexohet per toke duke te mbajtur fort mbas vetes qe ti mos te pesoje gje. Ate shenje te goditjes ajo e kishte gjate gjithe jetes.
Asnjehere nuk arrita ta kuptoj barbarine e ketyre njerezve. Shpesh i beja pyetjen vetes, si eshte e mundur qe njeriu te behet kaq mizor, e te gjeje kenaqesi ne torturimin e njerzve te pa fajshem?
Kafshet udhehiqen nga instikti, njeriu ka arsyen. Me arsyen ata u bene apo ja kaluan egersise shtazarake. Ndersa nenat tona kane qene heroina,ketu e kam fjalen per te gjitha nenat ,te cilat ecen ne kete rruge te gjate e te mundimeshme te mbuluar nga tmerri i padrejtesise,megjithate ato e perballuan me shume dinjitet e sakrifice.