Autori i njohur për redaksinë
Në pjesën shqiptare të Kumanovës (RMV), po zbatohet shpërlarja e trurit të rinjëve shqiptarë, përmes të a.q. “vahabistë”.
Gati një vit, është hapur një xhami, pa leje ndërtimi, por qëllimisht e lejuar nga Bashkia e qytetit, me udhëzime nga shërbimi sekret shtetëror.
Prijësi i “mjekërroshave” quhet Sadulla Bajrami, i sëmurë mendor, por plotësisht i dirigjuar prej shërbimeve sekrete sllave.
Duke përdorur metodat e tyre të posaçme dhe shfrytëzuar vetëdijën e ulët, si dhe mirëqenien e dobët të shoqërisë shqiptare, në mënyrë të drejtpërdrejtë po ua shpërlajnë trurin rinisë shqiptare të Kumanovës.
Me autoparlantë të përforcuar, emitojnë rite e ilahi të caktuara, duke e cënuar qetësinë publike në qytet, qoftë orëve të natës.
Tanimë lirshëm mund të vërehen vahabistë të Lindjes së Mesme (me veshjet e tyre specifike prej fustanash), duke intervistuar të rinjë në rrugë publike, drejt indoktrinimit ekstrem fetar!
Tragjedia më e madhe është se të gjithë heshtin, madje edhe intelektualët!
Metodologjia e tyre është e njohur, këta duan vepra konkrete.
Qëllimi i tyre kryesor është përçarja e interesit kombëtar shqiptar, prishja e tolerancës fetare ndër shqiptarë, prishja e imazhit të shqiptarëve në sy të perëndimit, përgatitja e xhihadistëve të rinjë shqiptarë, pjesëmarrja në konflikte në Lindjen e Mesme, sulme vetëvrasëse, etj.
Përderisa s’është bërë vonë, urgjentisht nevojitet reagimi i intelegjencës shqiptare në rajon, përndryshe objektivat famëkeqe sllave po përmbushen!
Kësaj i thuhet:
“Me vetëdije të plotë, t’ia shisje shpirtin djallit!”
Turp!