Inaugurimi i Thaçit në shesh, sprovë pėr opozitën, test i fundit për elektoratin rugovian!

Vetėm edhe disa orė na ndanė nga pranim-dorėzimi i detyrės sė presidentit tė vendit nė Kuvendin e Republikės sė Kosovės dhe tė ngjarjes sė pazakont (deri mė tani) tė “inaugurimit ceremonial” njė ditė mė pas nė sheshin kryesor tė Prishitnės.

Mbase pėr njė president unifikues, tė zgjedhur nga vota e popullit, tė dashur dhe tė pėrkushtuar ndaj qytetarėve tė vendit, tė pranuar nga tė gjitha subjektet politike nė vend do tė ishte shprehje e natyrshme, mirėpo meqėnse kjo nuk po vjen si shprehje e vullnetit tė shumicės sė qytetarėve, e paraqet tė kundėrtėn, antipodin e vullnetit qytetar.
Inaugurimi nė shesh, pėrveqse provokim dhe sprovė pėr opozitėn e “bashkuar”, ėshtė njė test i radhės (i fundit) pėr elektoratin rugovian.

Pėrderisa, elektorati rugovian deri me tani nė forma tė ndryshme ka shprehur pakėnaqėsinė e vet lidhur me zgjedhjen e Thaēit president, tani e ka momentin e shprehjes sė pakėnaqėsisė pėrmes protestave tė fuqishme nė shesh me 8 Prill 2016.

Elektorati rugovian i LDK-sė, si dhe ai i shpėrndar i nėpėr parti tjera shkaku i zhgėnjimit nė udhėheqjen aktuale tė LDK-sė, e kanė edhe njė motiv shtesė pėr tė protestuar kėsaj radhe, kur dihet qė ditėve tė fundit, presidenti nė ardhje ka paraljmėruar largimin e tė vetmit simbol tė mbetur tė presidentit historik Ibrahim Rugova-logon apo siq ishte nė pėrdorimin praktik “Vula e Presidentit tė Kosovės” me stemėn e flamurit dardan.

Presidenti nė ardhje i shtetit tė Kosovės Hashim Thaçi, ka paralajmėruar hapur se dėshiron tė zhbėjė gjithēka rugoviane. Pasi ia doli me sukses ta pengojė qė tė bėhet flamur shtetėror flamuri dardan, Pas djegėjes sė flamujve dardan (me urdhėrat e Hashim Thaçit) nga njė grup huliganėsh, tė vendosur nga komuna e Prishtinės nė 28 nėntorin e vitit 2005, kur shoqata e quajtur e invalidėve tė luftės, qė realisht nė krye tė saj pėrmbledhė pikėrisht fundrrinat e SHIK-ut dhe PDK-sė, dhe mė pas me heqjen e fotografisė sė Rugovės nga Jakup Krasniqi nė hollin e Kuvendit tė Republikės sė Kosovės,…tani heqja e vulės sė presidentit paraqet aktin e fundit tė eliminimit tė simboleve kombėtare nga institucionet e vendit.

Ajo, qė kishte mbetur nė pėrdorim, vula e Presidentit, duket tė jetė e papėrballueshme pėr Hashim Thaçin qė tė hedh firmė nė njė vend ku ekziston paralelisht apo mbi tė vula e Ibrahim Rugovės.

Kėshtu, katėrcipėrisht dhe nė mėnyrėn mė besnike shpėrfaqet karakteri i “Gjarpėrit” me rastin e dhurimit tė buqetės me lule, bijės sė presidentit Rugova, Teuta Rugovės me rastin e zgjedhjes president nė parlamentin e cunguar tė Kosovės (pa prezencėn e opozitės), njėherit kjo e vėrteton thenjėn qė e pėrdora ditė mė parė nė njė shkrim; “Gjarpėri helmon edhe kur nuk kafshon”!

Nėse edhe tani hesht opozita, hesht shoqėria civile, heshtin elektorati rugovian me rastin e inaugurimit tė njė presidenti antikushtetues, njeriun e dėshtimeve tė njėpasnjėshme, pėrçarėsin dhe rrėnuesin e vlerave kombėtare,…atėherė pėrveqse pėrballjes me moralin e dyfisht politik, do tė kthehemi shumė hapa mbrapa nė raport me ndryshimet pozitive nė vend.

Qytetarėve tė vendit do t’iu mbesin vetėm dy rrugė; heshtja pėrballė tė keqės apo largimi nga vendi. E pėr fatin e keq, ka gjasa tė ndodhė kjo e e dyta, e largimit masiv tė popullatės shqiptare nga Kosova, dėshirė kjo dhe prapaskenė e armiqėve tė Kosovės.

Mbase nuk ėshtė krejtėsisht i rastėsishėm deklarimi i fundit kryeministrit kukull Isa Mustafa; “Sė shpejti qytetarėt e Kosovės do tė levizim (ikin) lirshėm drejt vendeve tė BE-sė…!

Sigurisht, se lajmi mė i mirė pėr qytetarėt e vendit do tė ishte; zhvillimi ekonomik, hapja e vendeve tė reja tė punės, luftimi i korrupsionit, pėrmirėsimi i sistemit shėndetėsor, arsimor dhe juridik, etj,…si kushte tė domosdoshme pėr jetė normale, e jo ikjen nga shteti i tyre.

Nė inagurimin e Thaçit president, tė drejtėn morale tė pjesmarrjes e kanė tė gjithė njerėzit e dėshtuar, servilėt dhe puthadorėt e pushteteve, argatėt besnik tė dy figuarave mė tė dėshtuara politike nė vend, tandemit fatkeq pėr vendin Thaēi-Mustafa.

Do tė ishte e tepėt tė pėrmendja dėshtimet e tyre nė qeverisjen e vendit, ngase janė tė njohura pėr opinionin e gjėrė publik si nė Kosovė ashtu nė mbarė trojet etnike dhe diasporė.

Hashim Thaçin nė postin e “Presidentit” e solli LDK-ja e katapultuar nga strukturat mafioze sė bashku me listėn “Serbska”. Pra, nuk ėshtė president i zgjidhur por i blerė me shantazhe, kercënime dhe ryshfete tė deputetėve tė LDK-sė nga ana e liderit tė tyre,…kėtė tė vėrtetė tė pamohueshme e thotė numri i votave nė kuvend, nga 50 tė raundit tė parė nė 73 tė raundit të tretė tė votimit!

Levizja e vogėl mė vetulla nga ana e Thaçit, ishte e mjaftueshme pėr liderin e LDK-sė Isa Mustafa, qė tė vrapoj si i tėrbuar pas deputetėve ,…qė askush deri mė sot nuk e di koston e atyre votave tė blera nėn masat e shtetrrethimit policor!

Ku janė elektorati dardan, ku ėshtė ajo LDK-ja rugoviane qė po e thonė se janė duke ndjekė rrugėn rugoviane, parimet dhe filozofinė e tij politike,…ku janė strukur dardanėt, rugovianėt, e madje anti-isistat, sepse e tėrė kjo heshtje qė po ndodh, s’ėshtė gjė tjetėr pos pajtim dhe nėnshtrim ndaj strukturave antikombėtare tė instaluara LDK dhe institucionet e vendin tonė nė pėrgjithėsi..

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top