IMER IMERI, U BËRE ”GAZI I DYJESË”!

SHKRUAN: SINAN KASTRATI

Kur falet gjaki, qan edhe guri !

Imer e vrave vellain, Hakiun !

”Parja e ngre ujin perpjete. Kanuni ka nderrue ne presidence, s’duhen 24 pleq por 124” (Rexhep Shahu)

Dekën e kisha mendua por që i ”luan” fjalët Imer Imeri apo ”Ymer-i” (Ymri) nuk e kisha besua. Ama hiq s`e kisha besua.

Imer, Imer, qysh s`e mbajte fjalën që e kishe fol dhjetëra e qindra herë, së pakut për hirë të emrit që e ke, IMER, ”Aga Ymer Aga”, ishte besnik. Në legjendat dhe këngët tona legjendare, Ymeri na del si hero, BESNIK. Fjala e dhënë duhët mbajtur, edhe nëse ajo është e dhimshme e kushton me jetë. Ymer Aga e ka mbajt fjalën.

E kujt me i besua më o ”Imer Aga”!

-Allahile, Imer, qysh i rae në guj Hashimit ?

Nuk të erdhi marre ?

Eu Imer Imeri.

Më ka pas pëlqye ”guha” 1*) jote.

Eu Imer Imeri he hije mas t`past veni!

Qysh bre bre burrë e vrave vëllain ?

Qe sa vjet po kërkon ”drejtësi” dhe në fund, e ”pleqnove” këtë ”pleqni”, me ”presidentin” ?

Po a e di, Imer se katilla e Hashimit e as katuni i tij kurrë nuk kanë pleqnua, kurrë pleqni s`kanë da. Mandej, more Imer, tash kemi edhe organet e gjyqësisë që Hashimi i ka ”pavarësua” vetë, sikurse Kosovën

Pse more Imer të kërkoi Hashimi me të ba BE ty e me tu ”la” për GJAK të vëllait, pas kaq vjetëve ?

Imer, a e din se hashimi është ”njeriu” më i pavendosur, njeri pa karakter, dyftyrësh ? Vetëm e vetëm pushtetin ta mbaj e të ik nga Gjykata Speciale, ai ka me e kall Kosovën nëse mundet për me pshtu vehten.

-Po, ti e din!

Imer, marrja askend s`e ka ”myt”, as ty nuk ka m,e të ”myt” por ti e mbyte vëllain tënd me të dy duart dhe ia bëre ”aminin” pa hoxhë, me Hashim Thaqin ”Imam”, njeriun më të diskutueshëm, të akuzuarin për vrasje, kidnapuesin, mashtruesin, dinakin dhe hajnin, hipokritin, bashkë me vëllain, Ganiun, profiterin, ”Pronton”, partinë ”demokratike”.

Hashimi u bë kryetar duke shkelur mbi kufoma

Po të mërzis pak por dua ta kujtoj ”historinë” e Hashimit i cili nga i dyshuari për vrasje, u bë kryetar ”shteti”,duke shkelur ”mbi kufoma deri në kolltukun e presidentit” 2*).

Ali Ukaj shoku i dhomës së Hashim Thaqit, u gjet i vrare, dyshohet se e vrau Hashimi

Imer, hashimi dyshohet se ka vrarë Ali Ukajn, kështu thuhej e shkruhej në kohën kur u masakrua Ali Ukaj, shoku i dhomës me Hashim Thaqin. Hashimi ishte burgos por Xhaviti e ndihmoi dhe ai u lirua nga burgu, i pastër si loti e pa i munguar as ni “kime e flokit” 3*)

Gjergj Dedajn e ka rreh Hashimi si Tupangjia Tupanin

Imer po për Gjergj Dedajn, a ke dëgjua ? Hashim Thaqi ka dashur me e pre si pasterrmën dhe e ka rreh si gjajen.

Këto, dikur e thonte hapur Gjergj Dedaj, kryetar i ”liberalëve” të Kosovës në gazeta e emisione televizive 4*)

Hashimi u propozua për NOBEL, nga kush tjetër, pos viktimave dhe servilëve

Por Hashimi nuk rrin duarkryq. Ai e afroi ”Gjergjin” pasi që atij iu sigurua posti i zv.ministrit në Ministrin e Administratës dhe Pushtetit Lokal, raporton Gazeta Rilindja. Dhe ”Gjergji” domosdo se është i obliguar që së pakut me fjalë të mira ta ngris në qiell Hashimin dhe ”Qeverinë” që e udhiqte Hashimi me fjalët ”… është më e mira në botë dhe se Thaçi meriton Çmimin Nobel. Më pas Dedaj i kishte ndryshuar fjalët duke kritikuar ashpër Thaçin, por as kjo nuk kishte zgjatur shumë… ” 5*)

Imer, pse Imer tradhtove?

Pse shkele mbi gjakun e vëllait tënd ?

Imer, “dekën ta kisha menu e jo ktahen”!

Jakup Kastratin e Cen Deskun, Hashimi i KIDNAPOI, Pabesisht

Imer, Hashimi në Nëtor të vitit 2016 ishte edhe në një fshat të komunës së Malishevës, në Bubël, bashkë me Isni Kilaj, kryetar i pdk-së për komunën e Malishevës.

Aty, i kishte thirr edhe Jakup Kastratin, ish Kryatar i ldk-së dhe ish kryetar komune, bashkë me Cen Deskun. A e din pse ?

Sepse Hashimi, të dytë, Jakupin e Cenin i ka KIDNAPUA, më 1998 dhe i ka rreh, jo shurra po edhe gjaki iu ka shkua deri në B…..Bile njëri nga ta me ka thënë: Në burg na kanë desh me na kqyrë a jemi të bam synet !

Dëshmitë po zhdukën e dëshmitarët po blehen e po shitën prostitutat

Nuk e di, a ja kanë fal edhe Jakupi e Ceni ”kabahatin” Hashimit a jo por e di se ata kanë hangër e kanë pi bashkë me Hashimin në një festë “Kreshmore”. Ceni ka marr pjesë edhe në ceremoninë kur hashimi u bë ”president” dhe ka qenë i ulur në ”safin” e dytë.

Imer, Hashimi dalngadaë po ia arrin qëllimin që edhe brenda familjeve ti fus thikat. Kosovën e bani lesh e li, tim e flakë e hi (hiri i oxhakut) e tash don me iu shti fitilin edhe juve, brenda familjeve.

Hanibale ante PORTAS!

Ata që i ka vra, keqtratua, kidnapua, Hashimi, tash don edhe sherrin në familje me iu lënë. besa një ditë edhe fajtorë e “kabahatgji” ka me ju lëne e edhe ju kini me i qu pleq, 12, 24 ose një katund, nëse iu pranon. Ka me iu shti në mes veti me u mbyt ashtu qysh e mbyte edhe ti vëllain tënd, Hakiun.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top