SHKRUAN: EDISON YPI
Sa më tepër klithin imamët e Kosovës, aq më tepër i zbulojnë sisët dhe i zvogëlojnë brekët çikat e Tiranës.
Nëse imamët e Kosovës do vazhdojnë të pëllasin nëpër minare, pas pak çikat e Tiranës dhe çikat e Prishtinës do ti zbulojnë krejt sisët dhe do ti flakin brekët.
Imamët, si qeflinj të thekur të sisëve dhe brekëve të çikave, ndaj këtyre zbulimeve dhe zvogëlimeve s’munden me nejt duarkryq; Sa më tepër i zbulojnë sisët dhe heqin brekët çikat, aq më tepër ulurijnë imamët.
Kush do ta fitojë vallë kampionatin me sisë që zbulohen, brekë që zvogëlohen, imamë që klithin, atë një Allah e di.
Mafja, korrupsioni, hajdutllëqet, dallaveret, atentatet, plagosjet, vrasjet, fukarallëku, mungesa e shpresës, mungesa e perspektivës, po ja ftohin Kosovën shqiptarëve të Shqipërisë.
Kosova e Prizrenit elegant, Pejës së çikave shalgjata, Mitrovicës së therur në mes, Prishtinës fantastike, pasulit madhështor, mirsjelljes, qytetarisë, urtësisë, dhimbjes, vuajtjes, durimit, heroizmit, sakrificave, po bëhet çdo ditë e më e largët.
Imamat e Kosovës thonë se maca e zezë që të del para kerrit nuk ësht kurrnisen përpos bestytni, e frikën nuk duhet me ja pas macës, por tjerave sene, që i di Imami.
Gomarllëqet si këto fillimisht dukeshin episode sporadike.
Mirpo Imam pas Imami dhe broçkull pas broçkulle, rrëshqet në një gropë të thellë e të errët plot me çudira të papara dhe të padëgjuara, dhe interesimi për imamët të shtohet.
Të kërkosh në Internet “kompjuter”, Interneti bashkë me kompjuterat të sugjeron edhe tableta, laptopa, celulara, kamera, dhe të tjera.
Të kërkosh në Internet “Imam Kosove” gjen vetëm imam Kosove, asgjë tjetër.
Imami i Kosovës nuk ka të përafërt apo të ngjajshëm.
I vetmi i ngjajshëm me Imamin e Kosovës është Imami i Kosovës.
Tullat, tjegullat, kompjuterat, veshjet, të ngrënat, kondomat, vibratorët, ushqimet, janë gjithfarësh. Imamët e Kosovës jo. Imamët e Kosovës janë të gjithë identikë, krejt njësoj si çadrat e beduinëve në shkretëtirë.
Ngjajshmëria rrënqethëse e imamëve të Kosovës secili veç e veç dhe të gjithë bashkë, ta fut frikën.
Bërtitës, uluritës, arrogantë, kërcënues, imponues, invadues, imamët e Kosovës të kallin tmerrin.
Fjalori i njejtë, nervozizmi si i Hitlerit, gjestet si të Musolinit, deliri si i kurvit, fjalori i mjerë, Shqipja skandaloze, retorika idiote, deri edhe shëndeti i imamave të Kosovës, janë identikë. Ke parë njërin, i ke parë të gjithë. Ke dëgjuar njërin i ke dëgjuar të gjithë.
Nëse të ka marrë malli për uniformitetin dhe neverinë e Shqipërisë diktatoriale, shko se e ke të tërën në krismat e çartuna të predikimeve të Imamit të Kosovës.
Zëvendësoje për një moment në të folurën e Imamit të Kosovës; Muhametin me kurvin, xhaminë me Komitetin e Partisë, vetë Imamin me sekretarin e partisë, ata që e dëgjojnë Imamin me një “kolektiv punonjës” të ndonjë ndërmarrje shqiptare. Asnjë dallim, asnjë ndryshim, asnjë diferencë, asnjë distancë. Ngjajshmëria është rrënqethëse; Me të gjitha ligësitë dhe egërsitë e saj, para syve të ka dalë zezona më e madhe njerëzore, vetë Ferri, Shqipëria e viteve ’70.
Për shqiptarët normalë, imami apo Hoxha, janë mëshirimi i urtësisë dhe përunjësisë.
Imami i Kosovës është e kundërta. Imami i Kosovës, tek predikon duket si një sekretar partie apo një operativ Sigurimi që po flet kërcënueshëm para një kopeje budallenjsh.
Imami i Kosovës flet për Allahun krejt njësoj si për kurvin, Stalinin, Leninin.
Imami i Kosovës bërtet, uluret, urdhëron, detyron, imponon, si diktator, si komisar ushtarak, si komandant burgu.
Imami i Kosovës deri edhe “çikat e mbuluara” i quan leperica, magarica, kurva, rruspia, për të vetmen arësye se kanë dalë shetitje me dy frajera.
Për imamin e Kosovës edhe nëna e çikës së Kosovës është një lepericë e magarisë, sepse nuk lejon çikën e vet me marr për burrë një si budallai që ajo vetë, nëna e çikës, ka marrë, por ndonji me pare, me biznes, me kerr.
Që çika duhet me përdor “mbulesën e zezë”, Imami i Kosovës e quan të padiskutueshme dhe të detyrueshme njëlloj si kurvi konsideronte “shallin e kuq” pionierit.
Islamizmi si stalinizmi, xhamia si Komiteti Qëndror, imami si kurvi, hoxha si shefi i Sigurimit, janë tmerre dhe turpe që Kosova nuk i meriton.