Shkruan: Idriz SINANI
Forumi Nderkombetare per te Drejtat dhe Lirite e Njeriut FNDLNJ-IGFM ne Maqedoni, perkrahe protesten gjithepopullore. Ne ftojmë publikisht të gjithë shqiptarët që vetes nuk i thonë robër, por i thonë të lirë, organizatat joqeveritare të shqiptarëve, intelektualë të pavarur, partitë politike dhe të gjithë qytetarët që duan liri, drejtësi, barazi, dinjitet, progres, e që synojnë perspektivën dhe lumturinë.
“Të premten në PROTESTA për ti thënë NDAL këtij sistemi përçmues për shqiptarët. Kriza shumëdimensionale që ka kapluar vendin nga mosfunksionimi i shtetit të së drejtës, partizimit të institucioneve, anashkalimit të së drejtës për barabarësi të plotë ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve, nxitjes së tensioneve ndëretnike, kanë goditur drejtpërdrejt në themelet e stabilitetit dhe qenies së shtetit. Situata e fundit e krijuar me vendimin e Ivanovit për të mbrojtur politikanët maqedonas dhe shërbetorët e tyre shqiptarë që kanë shkelur ligjin, kanë keqpërdorur detyrën zyrtare, janë të inkriminuar në krim të organizuar dhe korrupsion, flet edhe njëherë se drejtësia në Maqedoni funksionon me standarde të dyfishta dhe se shqiptarët kanë të drejta të qytetarit të dorës së dytë. Të ndodhur në situatë të këtillë, ku dialogu politik nuk jep më shpresë, ku shpërfillen në mënyrën më brutale edhe marrëveshjet e nënshkruara me ndërmjetësim të faktorit ndërkombëtar, ku burgjet janë plot e përplotë me shqiptarë të pafajshëm, ku e drejta për barazi të plotë shitet paturëpsisht nga një grup shërbetorësh që i thonë vetes shqiptarë, na detyrojnë Neve si shqiptarë të lirë në ndërgjegje dhe karakter, të pakapur nga askush, që veprim politik të kemi ardhmërinë dhe dinjitetin e shqiptarëve në trojet tona, të ndërmarrim aksion të koordinuar për të shprehur revoltën tonë ndaj këtij sistemi që na robëron, që na përul dhe nënçmon, që na mohon dhe shkel të drejtën tonë për barabarësi të plotë. Bashkangjitjuni kesaj PROTESTE GJITHËPOPULLORE për t’i thënë NDAL KËTIJ SISTEMI…
E PREMTE (22 Prill 2016) ORA 14.00h NË SHKUP”, thuhet ne komunikate.