IGFM denoncon Ahmetin dhe Gruevskin në Bon të Gjermanisë

Në Bon të Gjermanisë është zhvilluar konferenca e 44-të e Forumit Ndërkombëtar për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (IGFM). Në paraqitjen e tij, presidenti IGFM-së në Maqedoni dhe Koordinator i IGFM-së për Ballkanin, Idriz Sinani, ka denoncuar padrejtësitë dhe shkeljet e ë drejtave të njeriut që bëhen në Maqedoni, e që kryesisht kanë karakter antishqiptar. Për këto padrejtësi, Sinani në mënyrë direkte ka akuzuar Nikolla Gruevskin dhe Ali Ahmetin. Në vazhdim u sjellim në mënyrë integrale fjalimin e Sinanit të mbajtur në Bon.

Jemi këtu për t’ju njohur rreth aktiviteteve të fundit të Forumit Ndërkombëtar të Drejtave të Njeriut dega Maqedoni.

IGFM dega Maqedoni ka denoncuar vazhdimisht shkeljen e të drejtave të njeriut të rasteve të montuara nga qeveria e Maqedonisë me ne krye Nikolla Gruevski-n,VMRO dhe partnerin e tij Ali Ahmeti BDI ku pasqyra e ketij shteti eshte policia dhe gjykata qe kane montuara rastet e Sopotit , Brodecit , Manastirit , Gostivarit dhe rastet si Mostra dhe Kumanova. Nga të dhënat e fundit del së në burgje mbahen pa të drejtë njerëz që nuk kanë fare lidhje me terrorizmin apo nxitje të urrejtjes fetare dhe etnike. Është vërtetuar tashmë nga përgjimet të denoncuara nëpër media nga opozita se personat që akuzohen për rastet janë të pa fajshëm , ku disa prej tyre jane te denuar me burgim te perjetshem. Ata janë arrestuar pa të drejtë, dhe ende mbahen në burg.

Për rastin Kumanova kemi shprehur rezervat tona se janë arrestuan njerëz të pafajshëm, por edhe janë shkelur të drejtat e njeriut ku policia ka shkelur te gjitha normat nderkombetare sikurse protokollin e Kombeve te bashkuara per te drejtat dhe lirite e njeriut ku Maqedonia duhet te garantoj 10 pika kryesore te kesaj konvente si,

E drejta per jeten
Ndalimi i tortures
Ndalimi i skllaverise
E drejta per gjykim te drejte
E drejta per respektimin e jetes private
Ndalimi i diskriminimit
Mbrojtja e prones
E drejta per arsim
E drejta per levizjen e lire
E drejta e prones private

Dega e IGFM-se ne Maqedoni me seline ne Kumanove, rastet e permendura me larte i ka bere te njohura para organeve apo institucioneve nderkombetare te drejtesise sic jane OSBE-ja , Unioni Europian , Komiteti i Helsinkut, Gjykata e Srasburgut dhe institucione te tjera nga te cilat eshte kerkuar vezhgimi i rasteve ne te cilin jane shkelur te drejtat e lirite e njeriut . Kerkojme nga prokuroria speciale znj.Katica Janeva qe te gjitha keto vendime te rikthehen ne rishqyrtim dhe kriminelet e rasteve te montuarate te mbajne pergjegjesi para drejtesise .

IGFM dega Maqedoni, ka qenë pranë refugjatëve të luftës së Sirisë dhe Irakut të cilët kanë kërkuar strehim në Maqedoni. Ne kemi ndihmuar me ndihma humanitare këta refugjatë të cilët kanë braktisur vendin e tyre nga lufta që ka përfshirë këto vende. Ne kemi dënuar shkeljen e të drejtave të refugjatëve ku Maqedonia nuk ka ofruar ndihmën e duhur, ushqime dhe strehim për këta njerëz.

Gjithashtu, IGFM dega Maqedoni, vazhdimisht denoncon mos dhënien e shtetësisë së Maqedonisë mijëra shqiptarëve të cilët kanë lindur, janë shkolluar dhe jetojmë prej 20 deri 60 vitesh në këtë shtet ne territoret e tyre autoktone. Ministria e Puneve te Brendshme ( MPB) përdor dy standarde në dhënien e shtetësive të Maqedonisë, ku jemi dëshmitarë se nga Pusteci i Shqipërisë dhe Goranët e Kosovës e përfitojnë shtetësinë e Maqedonisë pa plotësuar asnjë kusht që parashihet në Kushtetutë ndersa shqiptareve ju mohohet kjo e drejte duke i diskriminuar haptazi per shkak te etnise se tyre.

Qeveria e Maqedonise vazhdon te funksionoj me metodat e vjetra te bolshevizmit sllav e ndihmuar edhe nga partneret e vete shqiptar ne Qeveri te cilet edhe pse jane votuar nga shqiptaret per te perfaqesuar dhe mbrojtur te drejtat e tyre ne fakt veprojne ne kundershtim me interesat e popullesise shqiptare dhe per shkak te interesave te tyre personale kane braktisur kauzen e shqiptareve. Akoma shqiptaret nuk jane qytetar te barabarte me qytetaret maqedonas por trajtohen si shtetas te dores se dyte.

Nese i referohemi rastit te Kumanoves, te burgosurit jo vetem qe jane te pafajshem por perkundrazi jane clirimtaret e lirise se vitit 2001 te cilet i paraprine Marreveshjes se Ohrit qe synon ne thelb te vendosi ne pozita te barabarta me popullesine maqedonase edhe popullesine shqiptare qe jeton ne Maqedoni.

Per kete qellim ne Konferencen Vjetore te IGFMs u kerkua nga ne qe rasti i Kumanoves te jete nje rast i cili te mbikeqyret nga nje komision nderkombetar i qe duhet te ngrihet posacerisht per te rishqyrtuar provat dhe faktet e ngjarjes se ndodhur.Si ne rastin e Kumanoves ky komision te rishqyrtoj te gjitha vendimet e marra per te burgosurit e meparshem qe jane denuar me burgim te perjetshem padrejtesisht dhe shkaktaret e vertete te ngjarjeve te pergjigjen perpara ligjit.

Forumi ynë seksioni i Maqedonisë edhe pse jemi përballur shpeshherë me presionet nga ana e pushtetit do të vazhdojmë të denoncojmë shkeljen e të drejtave të njeriut në këtë vend. Ne duhet të bashkëpunojmë të gjithë bashkë për demokratizimin e Maqedonisë, për tu anëtarësuar në NATO dhe BE. Që të realizohen këto duhet në fillim të krijojmë besimin tek Institucionet vendore dhe ndërkombëtare duke bërë pastrimin e listave zgjedhore, duke mbajtur zgjedhje të lira dhe demokratike, pa manipulime nga ana e pushtetit. Pastrimi i listave zgjedhore te cilat jane manipuluar vazhdimisht ne te shkuaren duhet te jete nje proces qe te shoqerohet edhe me sanksionet perkatese ndaj manipuluesve kryesisht pushtetareve te cilet kane ideuar dhe drejtuar keto manipulime.

Me respekt

Presidenti IGFM-es Maqedoni dhe Koordinator i IGFM-es per Ballkanin

Z.Idriz Sinani

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top