SHKRUAN: FRASHËR DEMAJ
Idetë e çoroditura për korrigjim të kufijve po krijojnë pretekst për tërheqjen e njohjeve ndërkombëtare të shteteve që na kanë pranuar në këta kufij.
Plani i Serbisë për tërheqjen e njohjeve nga sa më shumë shtete ka për qëllim kthimin e statusit të Kosovës në piken zero…Pastaj hapet rruga për ndarjen e Kosovës… Për fat të keq me vetëdije apo pa të, për një shkak ose një tjetër, individ dhe institucione po i shërbejnë direkt ose indirekt ofenzivës antishqiptare të diplomacisë serbe kurse MPJ e Kosovës, në defanzivë totale, vështron nga distanca dhe bën sehir pa treguar asnjë rezultat të vetëm!