Ibrahim Rugova dhe Osman Kazazi

IBRAHIM RUGOVA – NJË NJERI I LIRË

Paris – Sheshi Sorbonne, 27 janar 2006, PËRKTHEU: SEFEDIN KRASNIQI

« Mësoj shumë kur jam i lirë. «

Një erë e ftohtë i fiku qirinjtë e vendosur në bazamentin e statujës të August Comte, shndërruar në altar funebre të improvizuar për Ibrahim Rugovën. Fëmijët e kishin rrethuar një foto të vjetër të të ndjerit, por mbi të cilën dukej fytyra e tij e brishtë, e zvogëluar nga syzet dhe një buzëqeshje tej përmasave, ballë hënor dhe flokë dredhur e të rralluar, me shall rreth qafës nga i cili s’u nda kurrë. Kishte premtuar se do ta hiqte ditën kur populli i tij do ta rifitonte lirinë. Atë natë, në Paris, në heshtje, një duzinë njerëzish, të cilët në fillim të viteve 1990 kishin themeluar një Komitet (LDK) për të mbështetur kauzën e tij, kishin ardhë për t’u lutur, ndërsa pak orë më parë, në kryeqytetin e Kosovës, disa qindra mijëra njerëz kishin përcjellur trupin e tij nën syrin vigjilent të kamerave të anembanë botës. Parisi – Prishtina: dy vende që mbështjellin një jetë të jashtëzakonshme që e çoi studentin e Barthes-it në zyrën më të lartë të një vendi që ende nuk ka status. Një grusht i vogël i miqve, të mbledhur në këtë shesh i cili e priti në vitin 1976 dhe të cilin gjithmonë e vizitonte gjatë vizitave të tij në Paris, ndoshta për të ruajtur kujtimin e dijetarit të letrave, i cili kurrë nuk kishte pushuar të ishte. Mijëra kosovarë në rrugë për t’i bërë homazhe njeriut që më vonë ishte bërë patriarku politik. « Për mua, denoncimi i terrorit kalon së pari më anë të gjuhës, letrare » thoshte duke evokuar qëndrimin e tij në Francë. Zbulimi i ekzistencializmit dhe strukturalizmit, e kishin « infektuar » me virusin e demokracisë: « Mësoj shumë kur jam i lirë. «

Refuzimi i politikës së keqe

Ishte koha e miqsisë me shkrimtarin Eqrem Basha, gjuhëtarin Rexhep Ismajli, sociologun Fehmi Aganit, pranvera e një avangarde kulturore, e cila mes viteve 1970 dhe 1980, ka qenë në Kosovë, thelbi i një elite të re intelektuale, « jo nacionaliste, e hapur ndaj botës, ndaj serbëve gjithashtu, por moderne me një fokus kombëtar. » Një shkrirje e pashpresë pas epokës titiste e represionit masiv, e pamëshirshme për Ibrahimin e vogël, i cili s’e ka njohur as gjyshin as të atin, të ekzekutuar të dytë nga “brigadat e sigurimit jugosllav.” Por një pranverë e shkurtër, e mbytur shpejt nga rritja në Serbi e një despoti i cili do të ndërtonte (dhe eventualisht do të humbiste) fuqinë e tij despotike mbi krizën e Kosovës. Në fund të viteve 1980, shtypja e autonomisë së krahinës e shtyen Rugovën për të lënë presidencën e Shoqatës së Shkrimtarëve për themeluar Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK). Në “puçin” institucional të regjimit të Millosheviqit, i cili rrëmben të gjitha strukturat zyrtare të vendit, përgjigjet me fomimin e « shoqërisë paralele » një parlament, me sistem të shkollave klandestine dhe spitale, si dhe në vitin 1992, një president i zgjedhur nga dy million banorë, Ibrahim Rugova, i cili ishte përgjegjës për të bërë pjesën tjetër të botës të dëgjojë kërkesat e tyre.
Dhunës i përgjigjet, me jo dhunë, një kulturë me të cilën Rugova ishte krejtësisht e mbarsur, jo vetëm politikisht (“politika e keqe mbaron me armë”, paralajmëronte ai), por edhe shpirtërisht (ai tashmë e kishte teorizuar, në planin letrar, një rezistencës paqësore, “refuzimi estetik”, në një vepër të botuar në vitin 1987) dhe thuajse fizikisht (përmbajtja e saj, heshtjet e saj, në kundërshtim radikal me diatribet dhe pretendimet e shumicës së drejtuesëve politik tjerë të kësaj hapësire në shpërbrje të Jugosllavisë). Një ditë do të duhej t’i kthehemi në detaje kësaj historie dhe këtij basti të pabesueshëm dhe episodeve të saj, si fushatës së “ripajtimit” të viti 1990 për t’i dhënë fund praktikës hakmarrëse, rolit të Shoqatës Nënë Tereza, etj . Gjithashtu, duhet nxjerrë mësime nga dështimi i saj. Meqenëse kjo strategji e mos-dhunës nuk iu përgjigj, kur pati nevojë, për mbështetjen e nevojshme ndërkombëtare. Ne dimë diçka mbi Komitetin e Kosovës që e ka përcjellur Ibrahim Rugova në të gjitha takimet e tij me politikanët francezë (përgjigjja e të cilëve rezymohej në përgjithësi me slloganet e ngjajshme: “Pritni, merrni pjesë në zgjedhje të Beogradit”) dhe për të marrë pjesë në një numër të madh të takime ndërkombëtare për parandalimin e konflikteve. Fakt është se në vitin 1995 bie Srebrenica, pas marrëveshjeve të paqes së Dejtonit, Kosova ende nuk ishte në axhendë. Indiferenca, frikësimi, gabimet diplomatike … politika e keqe. E gjithë kjo diplomaci cinike dhe impotente (me përjashtim të dukshëm
të Alain Juppé, atëherë Ministri i Punëve të Jashtme që nisi një iniciativë të përbashkët me Klaus Kinkel), të gjitha bërbëlitjet ndërkombëtare, për fat të keq, i dhanë arsye UÇK-së që zgjodhi armët dhe u mor menjëherë me seriozitet.

Një bashkëbisedues i panjohur

Pas luftës, megjithatë, janë përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare që do ta kërkojnë Rugoven dhe do t’i lejojnë të rimarrë vendin e tij në skenën politike së bashku me udhëheqësit e guerrilasve shqiptarë. Pafuqia e tij në spiralen e dhunës dhe pastrimit etnik, mbajtja e tij peng gjatë konfliktit dhe dorëzimi i tij te Millosheviçi, nuk e zvogëloi popullaritetin e tij. LDK fitoi zgjedhjet dhe Rugova u rizgjodh për herë të tretë. Tre vjet më vonë, ai do të jetë edhe një herë president. Megjithëse, ai nuk ishte më ai “presidenti klandestin”, ndonëse ai ishte zyrtarisht dhe ndërkombëtarisht i njohur, ai mbeti “kreu i shtetit pa shtet”, me provincën nën protektoratin ndërkombëtar ende duke pritur një status përfundimtar. Pikërisht, në këtë situatë “kalimtare”, e kemi takuar herën e fundit, derisa shpresonim të ishim në gjendje të organizojmë një vizitë të ardhshme në Francë. Kishte kaluar koha kur autoritetet franceze e bllokuan kalimin e tij në kufi. Pak nga pak zgjedha u lirua dhe, gjatë vizitave të tij, bashkëbiseduesit e tij në Quai d’Orsay, çdo herë e një gradë më lartë, treguan veten më të vëmendshëm, derisa, më në fund, në vitin 1999, ai mund të fliste drejtpërdrejt me Presidentin Chirac. Zgjedha ishte shliruar, por kurrë plotësisht, dhe përpjekja jonë për ta sjellë në Francë në vitet 2003-2004 do të dështojë. Ne nuk mundënim, si në të kaluarën, ta ftojmë privatisht, në emër të « Komitetit tonë modest të Kosovës ». I fortë me legjitimitetin e tij të ri zgjedhor dhe me statusin presidencial sigurisht të “trubullt”, ai nuk donte të merrte rrezikun e dobësimit, ai shpresonte më shumë nga autoritetet franceze, një ftesë zyrtare që do ta inkurajonte një rezultat paqësor, daljen definitive sa më parë nga kriza.

Franca nuk e bëri gjestin e duhur

Optimist në lidhje me demokratizimin e vendit, të sigurt në komunitetin ndërkombëtar, Rugova zënë një vend të rëndësishëm dhe ky shenjtërim megjithatë e linte atë të izoluar, i mbytur në një trishtim që nuk mund ta fshhte me buzëqeshjen e tij të përjetshme. Ai vdiq pa qenë në gjendje ta zgjidh shallin e tij prej mëndafshi. As Kombet e Bashkuara e as Bashkimi Evropian, e lëre më Franca, nuk morën qëndrim të hapur për të mbështetur kërkesën e tij për pavarësinë e Kosovës. As edhe për një “pavarësi të kushtëzuar”, një model që përfundimisht mund të përfundonte këtë vit, por të miratuar më parë, do të kishte dhënë një drejtim të qartë për procesin e rindërtimit. Me rezultatin, siç vuri në dukje i mençuri Tim Judah, ndjenjat që pas trazirave të marsit 2004, komuniteti ndërkombëtar duket se ka dhënë dritën e gjelbër për negociata nga frika se situata përkeqësohet në mënyrë të pakthyeshme, kështuqë logjika e donte “standardet para statusit”, sepse ajo do përmirësohej dukshëm. Edhe një herë, dhuna paguan më shumë se pajtimi. Të kapur nga frika se do të detyrohen të përballen me trazira të reja në Kosovë, në qoftë se nuk i jepet pavarësia dhe atë se ultranacionalistët e Partisë Radikale do të fitojnë në Serbi, nëse ajo e pranon, diplomacia Evropian dëshiron të rimarrë kontrollin. Por tani pa “Ghandin e Ballkanit”. Dhe duke humbur mundësinë që ai nuk ka pushuar të ofrojë, për të treguar se në sytë e Evropës, se paqja paguan më shumë se dhuna.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top