Shkruan: Kolonel Dritan Demiraj
Këto ditë, Mimi Kodheli, ka dale në media duke propaganduar se tashmë Ministria e Mbrojtjes i ktheu të pastër Bashkisë së Vorës territorin e Gërdecit, një zonë e toksinuar nga tragjedia e pra 8 viteve.
Ajo theksoi se; “Në këtë 8-vjetor të tragjedisë së tmerrshme të Gërdecit babëzia e një tufe njerëzish të veshur me pushtetin e kohës që vrau, grabiti dhe i shpëtoi drejtësisë”. Nuk e kuptoj se kujt po i drejtoheni ju Mimi, se perballë teje në foto ndodhet Gjeneraluc Bazo!!.
I kujtoj “bolshevikes pasionante” se një nga njerëzit që ka frymëzuar dhe shërbyer me besnikëri si përkthyes dhe bashkëpuntor i përfituesve kryesor të asaj “babëzie” është, Gjenerali i Ushtrisë së vdekur ushtar Bazo Bilushi, kur në atë kohë si oficer i liruar me dëshirën e tij për të vjedhur me Kompaninë që kryente veprimtarinë, të cilën mashtruesi pijanec në CV-në e tij personale nuk e prezanton, pasi është periudhë e zezë në karrierën e tij.
Prandaj, atë “çorbë të prishur” që vetë keni gatuar e servirni për kundërshtarët tuaj politikë, si politikane me një deviancë psikike të fortë, vazhdoni të mbani gjallë konfliktin në Forcat e Armatosura dhe të degradoni FA në gjendjen më të keqe të ndodhura ndonjëherë.
Vitet më të “arta” të aftësive tuaja menaxhuese dhe bashkëpuntorit tuaj ushtarak jane siç e ka thënë dhe MM si “menaxhere e letrave të tualetit” në ambientet e Bashkisë së Tiranës dhe Gjenerali juaj, si tregëtar shalqini nga Maqedonia në Shqipëri në vitet 90-të.