Agron Tufa, drejtori ekzekutiv i Institutit për Studimin e Krimeve dhe pasojave të Komunizmit në Shqipëri (ISKPK), ka kërkuar strehim politik në në Zvicër, për shkak te pasigurisë për jetën e tij dhe të familjes se tij në Shqipëri.
Burimeve të besueshme konfidenciale thanë për Gazetën “Minerva” se z. Tufa ka kërkuar zyrtarisht strehim politik në shtetin e Zvicrës dhe aktualisht ndodhet familjarisht i strehuar në një nga qendrat për azilantët politik të këtij shteti. Nga Zvicra, ai e ka kërkuar dorëheqjen nga drejtori i ISKPK, nëpërmjet një letre kryetarit të Bordit Drejtues të ISKPK, Uran Butka. Prej disa kohësh, z. Tufa dhe instituti që ai drejton ishte vënë në shënjestër të goditjeve të mazhorancës ish komuniste në pushtet, veçanërisht nga pjesa sajë e implikuar në krimet e komunizmit. Agron Tufa u kërcënua dhe u fye publikisht ne Kuvendin e Shqipërisë nga deputeti i qeverisë, Spartak Braho, ish hetues e gjykatës i diktaturës komuniste, autor i krimeve të sajë, ndërkohë që ai u bë pre e kërcënimeve publike në mediat e rrjetet sociale pro qeveritare. Politikanë e zyrtarë të lartë të shtetit kanë ngritur një sërë padishë ndaj tij në prokurorinë dhe gjykatat e kontrolluara nga qeveria, në fushatë pothuaj inkuizicioni që me sa duket e ka bërë të pamundur qëndrimin e tij të mëtejshëm në atdhe.
Agron Tufa vjen nga shtresa e të përndjekurve politikë të komunizmit. Ai është shkrimtar, publicist dhe pedagog i njohur. Zotëri Tufa ka drejtuar ISKPK që nga themelimi i tij në 2010 deri më sot. Me ardhjen në pushtet të ish komunistëve në vitin 2013, instituti dhe drejtuesit e tij janë vënë në mënyrë të përsëritur në presion politik për shkak se zbardhja e krimeve të komunizmit prekë direkt interesa politike, personale e familjare të drejtuesve kryesor të qeverisë dhe mazhorancës.
Largimi nga vendi i z. Tufa është ne vazhdën e largimit të një numri të konsiderueshëm të personaliteteve të shquara te vendit, puna dhe jeta e te cilëve vlerësohet si e pasigurt në Shqipëri. Sipas statistikave evropiane, që nga viti 2013, nga Shqipëria e qeverisur nga rilindja ish komuniste është larguar rreth 25 % e popullsisë se vendit.
MINERVA