SHKRUAN: REXHEP SHAHU
Me nominimin e Hotit besoj se LDK është në shtratin e vet. Besoj se Hoti është një kryeministër i provuar, serioz, jo demagog, jo biznesmen, vjen nga bota akademike, është i ditur për shtetbërje, nuk është enverist, nuk është mashtrues as manipulues, nuk e përdor zyrën për partinë, nuk del me mbajt fjalime militantëve nga ballkoni i kryeministrisë, nuk ka shkuar aty me dhunë duke thyer e shkatërruar institucionet, nuk e shantazhon Serbia, nuk ka lidhje të fshehta me Serbinë, ai nuk mbanë fjalime nëpër televizionet e Prishtinë e Tiranës, por bën punë si zyrtar korrekt i shtetit, ai nuk është politikani, është shtetari, ai nuk shantazhohet se nuk e ka lënë veten peng askund, atë nuk e tërheqin për hunde ekstremistët fetarë, ai ka bibël Kushtetutën e Kosovës.
Për Kosovën, Hoti kryeministër është fat. Ata që e duan kryeministrin që bërtet, që ulërin, që mbanë fjalime nga 5 herë në ditë në gjithë televizionet, ata le të mos e votojnë Hotin. Unë besoj se Kosova është lodhur me diva, dragonj, me heronj, me luftëtarë, me shkatërrimtarë, besoj se Kosova do qetësi, mençuri, stabilitet, qëndresëtari dhe këto i ka tek LDK.