SHKRUAN: ADRIATIK RIZA DOSTI
Sajmes se droges e krimit Gocat e Prokurorise, sigurisht me urdher, porosi e nen kujdesin personal e te drejteperdrejte te Rames, i sajuan ashtu tak-fak, nje arrest shtepie, ndersa protestuesve te nje muaji me pare ne Rrugen e Kombit te cilet me te drejten e zotit u ngriten per veten, familjen e femijet e tyre, Kuçkat e Prokurorise po me urdher te prere te Rames ju rezervuan Qeline!
Ja p.sh., ata te gjoret i moren ne mes te nates vjedhurazi nga shtepite e tyre e per ti denuar me burg rrethuan me polici gjithe Tiranen, ndersa ty o Sajme te thane, hajde sot ne Parlament, kakaris ç’te duash, por qe nga e nesermja e mbrapa ben mire te rrish ne shtepi, se helbete je i lodhur ca si shume me gjithe ç’i ke dhene Shefit e Partise prej kohesh!
Ç’nuk degjon e ç’nuk jeton ne Shqiperine e Rilindjes se Edvinit!
Dhe le te qeshim pak se nuk po paskemi me fuqi as te qajme!
Keshtu p.sh. thone qe Sajmen ne Arrest shtepie perveç Avokatit te zakonshem te te forteve, Maks Haxhia, mund ta vizitoje edhe Gaz Demi, jo per politike mo joooo e as per ndonje lloj biznesi te perbashket, por kot, thjesht per qejf, si mik e shok i hershem i tij e sa per te bere dy pare muhabet sporti, e ti qajne fjala vjen hallin Partizanit pse nuk mori sivjet as kampionat e as kupe.
Kerkese per ta vizituar Sajmen ne shtepi thone qe kane bere edhe Ulsiu, Taulanti, Braçja, Vasilika Hysi, Spiropali etj., por deri tani i Gjati askujt nuk i ka dhene OK, se eshte pak si me zarar nje vizite e tille tek ai qe po foli e ha Rama e po s’foli do ta haje ai!
Kohe te keqija Sajme, jep 5 leke e hyn ne valle dhe jep 500 e s’del dot, thote populli!
Ndaj se sa te hash kot se koti ndonje plumb qorr diku, se thone qe plumbi qorr – qorrin ze te parin, se te dy nuk e shohin se nga ju vjen ai, me mire rri brenda ne shtepine tende o Sajme, se je me i sigurte…
Futi ndonje dore letra me Maksin e Gazin, beni ndonje 5 katsh, luani nje dore tavell a domino, se mos kujto se eshte aq budalla ai i gjati qe te mbylli ne shtepi, joooo, ehuuu i ka kalkuluar mire te gjitha ai!
Po te te gjente gje ty jashte, te gjithe do thonin ja e pate, e vrau Edi, e hoqi qafe, ndaj AI per te miren tende e ka, degjo mua..
Rri brenda Sajme se s’te gjen gje, apo nuk eshte edhe nje mut kohe e keqe tani ne kete Maj te paqendrueshem e me shi, cave ju eshte rishfaqur gripi, ca te tjere kane zene krevatin se jane ftohur nga paqendrueshmeria e motit, ca jane ftohur ne bythe vertet, e hajde gjeje o Sajme!
Thone qe edhe kur e vrane Qemalin shtate dekada e ca me pare, Maj ka qene, dhe kohe te trazuara qene edhe atehere gjithashtu, se komunizmi sa kish zene te vinte rrotull e te ngaterrohej neper kembet e dynjase!
Ndaj rri brenda me mire, pi ndonje çaj te ngrohte, ndonje gote uiski, shih lajmet ne TV qe s’bejne dot hap pa emrin tend ne goje, çoje tek kanali ERTV se do kenaqesh vertet e do shkrihesh gazit me lajmet e gezueshme qe Shefi ju jep shqiptareve nga dy e tre here ne dite, luaj Play – Station, beju nga nje zile Çunave e Trimave te tu te djeshem e ”besnikeve” te sotem, nese te ka mbetur ende ndonje i tille, e hiç mos e vrit mendjen, kalon koha kalon, degjo mua, ehu, iken fluturon!
Ja tani p.sh., e kane mendjen tek pasuesi yt Xhafa, edhe ndaj tij te njejtat akuza si te tuat ore kodosher po pse kete punen e droges si puna e gripit e paskeni pasur mo, ngjitese e trasheguese, te forte jeni vallahi, s’ka tel qe ju lidh!
Kur te flasesh me Çunat e tu, mos harro kodin ok! Bravo çuna, u kry, kaq, e asnje fjale me shume se ku i dihet, kohe pergjimesh eshte e hajde degjo Salianjin e Alibeajn e PD pastaj!
Dhe te rekomandoj te mos shohesh ne tv filma horror, me vrasje, lufte, atentate, aksidente , vetvrasje , helmime etj., se rob te gjalle jemi, ku i dihet, ja na prishjet mendja e ja tek vame ne hale te gomarit!
Apo nuk kemi goxha pervoje ne me keto vrasje – vet- vrasjet, ohuuuu qe nga koha e Qemal Stafes e Nako Spiros e deri tek Mehmet Shehu e kompani.
Thone qe edhe vete Lu e Vllahutini te ndjekin ora – ores, qe nga zyrat e tyre, madje ne te gjitha levizjet qe ben atje lart ne Arrestin shtepiak te baneses tende, ballkon – koridor – kuzhine – hale – dhome gjumi – dhome pritje etj. etj., kane aparate dynjaja Sajme ka shkuar perpara teknollogjia pse si kujtove ti? – se ç’do gje behet me nje, Bravo Çuna!?
Tek degjoja lajmet qe thoshin se ti jeton tek Kodra e Diellit, nuk e di pse mu kujtua nje film Hollivudian me kauboj i kohes se rinise sime qe zuri te shfaqej aso kohe edhe ne kinemate e Tiranes, Kodrina e Çizmeve titullohej!
Ç’fare titulli o Sajme, si mesazh me kod tingellon, me Kodra e Çizme, me dike qe kerkon te fshihet e kerkon te shpetoje pas kodres, e me dike tjeter qe kerkon te te shkele me kembe e te te asgjesoje ne mes te Qytetit, hajde skenar hajde!
Po lereni rehat Sajmen e shkrete o milet, merruni me punet e hallet tuaja ok, apo keni pak te tilla?
Ne fund te fundit ç’ju beri Sajmja, ai pershesh me kos po ha, dhe po e ha ne shtepine e tij e jo tuajen?
Po te keni bythe merruni me ATE, qe ku ju mbaron juve Koka atij i fillon Bytha.
Ohuuu se edhe une po e lodh si shume koken me ty e me te tjeret si ty o Sajme, ne fund te fundit Bravo ju qofte Gocave te Prokurorise!
Frrokun e nxoren prej burgu dhe e nisen pako postale drejt shtepise se tij, ty po te kane siguruar me mire sa me s’ ka, e tani me ambasadorin Lu e Lali Erin ne krye po i fusin edhe nje xhiro neper Tirane me biçikleta te shoqeruara nga Xheni e Kristi te lesbo-bythprishurve, o ho hoo, qejf o qejf, edhe mishi te piqet edhe helli te mos digjet, edhe shala e biçikletes te beje qejf, keni inat ju o milet, plasni po deshet!
P.S.: Sajme mos u bej djale i keq e mos e dhit muhabetin fare, bej ç’bej, dil ndonjehere ”fshehurazi” nga shtepia, lere ç’thone keta koqet, Arrest Shtepie, dil o burre se njerez te gjalle jemi, edhe na merr malli pse ç’kujtove ti?
Jemi popull i prekshem e sensitiv ne Sajme, jemi te dhimbshem, sidomos ne te tilla raste, e huuu ku rrijme dot ne pa e pare fytyren tende LIVE kaq gjate?!
Nuk rrijme dot ne pa e pare Mutin çdo dite me syte tane e aq me pak pa e trazuar me shkop derisa te qelbi dynjane, ndaj dil e duku Sajme, mos na ler vetem ne keto kohe te veshtira ok!
Nuk te vret njeri jo, te siguroj per kete, vetem llafe kane, ehuuu sa di ti per ti shpetuar plumbit, ja pikerisht kete nuk e bejne dot llogari mire keta qe te futen ty ne Arrest Shtepie por edhe ata qe kerkojne per ty Arrest Qelie!