HOMAZH PËR TË RINJTË QË U DETYRUAN TË VETVRITEN

Shkruan: Xhafer Sadiku

Shtypjen e regjimit komunist më së shumti e kanë ndjerë të rinjtë e listuar nga Sigurimi i shtetit, si kontigjent i hapur, vetëm pse ishin bij të familjeve që Partia i kishte cilësuar kulakë apo armiq. Izolimi i tyre ka qenë i plotë dhe terrori i egër, madje vet kreu i regjimit, u kishte tërhequr vëmendjen strukturave në qendër e rrethe për mënyrën mizore të trajtimit të tyre.

viktimat e komunizmitPasojat mbi ta kanë qenë tragjike, aq sa ende sot, në çdo zonë të tregojnë për ngjarje dhe të rinj që kanë vrarë veten nga presioni i ushtruar mbi ta. 

Njëri prej të rinjve që vrau veten ishte Xhevahir Ajdini, nga Luzi i Vogël i Kavajës. Historia e tij është e dhimshme.
Prindërit e tij, Jahe dhe Nafije Ajdini, ishin cilësuar kulak dhe për këtë arsye, Xhevahiri punoi në punët më të rënda.

Në fillim të vitit 1985 e caktuan të spërkaste bimët me herbicide, punë sa e rrezikshme për shëndetin aq edhe për “biografinë” që i kishin shkruar familjes së tij. Asokohe në fantazinë e sigurimit, “armiqtë e klasës” mund të kryenin vepra “terroriste”… Kështu, në një ditë marsi, Xhevahiri nuk e gjeti pompën e spërkatjes tek e kishte lënë, në vendin e punës.

E thirrën në Degën e Punëve të Brendshme. Nuk dihet se si e trajtuan, nuk dihet se çfarë i kërkuan, por u kthye në shtëpi tejet i mërzitur… Kaluan vetëm disa orë, kur e gjetën të shtrirë tek jepte shpirt. Ishte vet-helmuar. Nuk i kishte kaluar 18 vjeç… Homazh!

Në foto: Xhevahir Ajdini dhe prindërit e tij, Jahe dhe Nafije Ajdini.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top