SHKRUAN: ADRIATIK RIZA DOSTI
Une nuk e di saktesisht nese Bashkia e Tiranes dhe Keshilli i saj qe perbehet nga socialiste, leseiste e demokrate, te jete marre ndonjehere me vleresimin real a rivleresimin historik te disa prej figurave me te rendesishme te jetes politike, shoqerore e sociale qe kane drejtuar Kryeqytetin e shqiptareve qe prej themelimit te tij me 1925 e ne vazhdim…
E politizuar ne ekstrem, sidomos nga Diktatura gjate periudhes 1944 – 1991, shqiptareve ju eshte servirur gjithmone dhunshem historia e genjeshtert e Kombit te tyre si dhe u jane denigruar per qellime te caktuara serisht politike qindra figura te shquara te historise kombetare te Shqiperise.
Ne kete kuader ne pak radhe te ketij shkrimi tim – kujtese per Bashkine e Tiranes, dua t’ ju sjell ndermendje drejtuesve te saj, pavaresisht ngjyrimit politik te cilit i perkasin qe:
Eshte ne nderin e dinjitetin tuaj, te rivleresoni ashtu siç ka qene ne te vertetet, siç eshte e siç i duhet servirur opinionit publik kryeqytetas e atij mbarekombetar shqiptar, figuren intelektuale e patriotike te ish Prefektit te Tiranes gjate Luftes se Dyte Boterore, Qazim Mulleti, figure te cilen ne menyren me te paturpeshme e antinjerezore por edhe antishqiptare, rregjimi komunist e degradoi ne menyre poshteruese e te qellimeshme!
Eshte ne nderin e Bashkise se Tiranes fjala vjen qe Sheshi i rinovuar i Pazarit te Ri, te marre emrin Sheshi Qazim Mulleti, si dhe diku aty prane ku ka jetuar familja Mulleti te ngrihet e te vendoset edhe nje bust a statuje e tij. Them per kete shesh, pasi aty prane ka qene shtepia e fameshme patriotike dhe intelektuale e tij dhe e Mulleteve.
Ja cili eshte Qazim Mulleti i vertete dhe i pa perlyer me ngjyrime politike te te gjitha ngjyrave:
Lindi ne Tirane me 20 Dhjetor 1893 dhe vdiq ne Rome me 28 Gusht 1956.
Ndoqi studimet ne Gjimnazin e famshem” Zosimea” te Janines, e me pas ne Kolegjin turk te Stambollit ”Gallatasaraj”, ku i perfundoi ato me Medalje Ari.
Me pas, ne studime speciale do te dipllomohej ne Vjene edhe per Dipllomaci ushtarake te luftes.
I ditur, i kulturuar, qytetar i dores se pare, atdhetar e patriot i oreve te para. Zoteronte e fliste lirshem 9 gjuhe te huaja: italisht, frengjisht, gjermanisht, turqisht, arabisht, serbo -kroatisht, greqisht, latinisht dhe osmanisht.
Se bashku me nje grup studentesh tiranas,me 1912 merr pjese ne ngritjen e Flamurit Kombetar ne Tirane. Me 1920 merr pjese ne Kongresin historik te Lushnjes. Po me 1920, do te ishte ne krye te Vullnetareve kombetare si Komandant i tyre kunder hordhive serbe.
Me 1921 eshte pjesmarres teper aktiv ne Kongresin e Bashkimit Kombetar ne Vlore, se bashku me patriotet e shquar te kohes Hafiz Ibrahim Dalliu dhe Musa Maci, si perfaqesues te Shoqerise atdhetaro – patriotike ”Lidhja Kombetare”.
Shtepia e tyre, e Mulleteve; ne rrugen e sotme ”Qemal Stafa” ne Pazar te Ri, ne ato vite jo vetem qe sherbeu edhe si godina e pare e nje Ministrie shqiptare, asaj te Bujqesise, por u be edhe nje nder Rezidencat e para te Qeverise se dale nga Kongresi i Lushnjes, duke strehuar provizorisht edhe perfaqesuesit e pare te Tiranes si Kryeqyteti i ardhshem i Shqiperise.
Gjate luftes se 2 boterore, Qazim Mulleti qe per aresye te ndryshme pak vite me pare ishte radhitur ne krahun antizogist, do te ishte Prefekti i Tiranes duke ndihmuar jo pak nje numer jo te vogel nacional-çlirimtaresh te asaj kohe dhe patriotesh e intelektualesh shqiptare e sidomos kryeqytetas e nga zonat e Shqiperise se Mesme, me te cilet Fashizmi kishte qartazi llogari te hapura.
E riperseris, eshte koha per te mos thene se si kudo e ne çdo gje jemi te stervonuar, qe ne shqiptaret te rishkruajme qartesisht dhe egzaktesisht te zezen mbi te bardhe, Historine tone te vertete kombetare, duke i dhene sejcilit ate qe i takon, ç’ ka do te thote: ate qe ka bere e ka lene, ne te mire a ne te keq te Kombit e te popullit te tij.
Mjaft me me politizime ekstreme, banale, bajate e te neveriteshme, ku Tradhetaret ende i kemi Heronj te Kombit e Heronjte e vertete i kemi zbritur dhunshem nga Piedestalet.