Hierarkia psikologjike e racave

SHKRUAR NGA GUSTAVE LE BON

Klasifikimi psikologjik bazohet tamam si klasifikimi anatomik në konstatimin e një numri të vogël tiparesh kryesore e të pandryshueshme. Klasifikimi psikologjik i racave njerëzore. Racat e lashta. Racat e ulëta. Racat e mesme. Racat e larta. Elementët psikologjik, grupimi i të cilëve e bën të mundur këtë klasifikim. Elementët që kanë rëndësinë më të madhe. Karakteri. Morali. Cilësitë mendore mund të ndryshojnë me anë të edukatës. Cilësitë e karakterit janë të përhershme dhe ato e përbëjnë elementin e pandryshuar të çdo populli. Roli i tyre në histori. Pse racat e ndryshme nuk mund ta kuptojnë e as nuk mund të ndikojnë te njëra-tjetra. Arsyet e pamundësisë për ta detyruar një popull të ulët të pranojë qytetërimin e lartë.

Kur në fushën e mësimeve të natyrës detyrohemi të vendosim kritere për klasifikimin e llojeve, kjo punë lehtësohet nga fakti se shenjat e pandryshueshme sipas të cilave përcaktohet çdo lloj, nuk janë edhe aq të shumta dhe renditja e tyre nuk zë më shumë vend se disa rreshta. Kjo ndodh sepse në të vërtetë, biologu merret vetëm me shenjat e pandryshueshme, pa u kushtuar asnjë vëmendje të vetme shenjave të përkohshme. Meqë ra fjala, këto shenja bazë sjellin pas vetes së tyre në mënyrë të pashmangshme edhe një mori tjetër shenjash. E njëjta gjë ndodh me shenjat psikologjike të racave.

Po të hyjmë në hollësi do të themi se midis një populli e një tjetri, midis një individi e një individi tjetër, mund të vejmë re dallime të shumta e të holla, por nëse përqëndrojmë vëmendjen vetëm në shenjat kryesore, atëherë ne duhet të pranojmë se për çdo popull ato janë shumë të pakta. Vetëm me shembuj (së shpejti do sjellim ato më karakteristiket) mund të tregojmë qartë ndikimin e këtij numri të vogël shenjash kryesore në jetën e popujve.

Bazat për klasifikimin psikologjik të racave mund të parashtrohen vetëm pas një studimi të detajuar të psikologjisë së popujve të ndryshëm. Kjo është një punë për të cilën nevojiten vëllime të tëra. Ne do të kufizohemi me atë që do e paraqesim në vija të trasha. Duke shqyrtuar vetëm shenjat kryesore psikologjike të racave njerzore, ne mund t’i ndajmë ato në këto katèr grupe: racat e lashta, racat e ulëta, racat e mesme dhe racat e larta.

Racat e lashta janë ato për të cilat nuk e gjejmë as gjurmën më të vogël të kulturës së tyre e të cilat janë ndalur në atë epokë që kanë përjetuar të parët tanë në shekullin e gurit. Të tillë janë banorët e sotshëm të ishujve Fixhi dhe aborigjinët e Australisë.

Përveç racave të lashta, ekzistojnë edhe racat e ulëta, e ku përfaqësues kryesorë janë zezakët. Ata janë të aftë të marrin fillimet e qytetërimit, por ama vetëm fillimet. Ata nuk do të arrijnë kurrë të ngrihen më lart se format barbare të qytetërimit, megjithëse rasti i bëri (në Santa Domingo) pasardhës të një qytetërimi të lartë.

racat e mesme ne i futim kinezët, japonezët, mongolët dhe popujt semitikë. Nëpërmjet asirianëve, mongolëve, kinezëve dhe arabëve krijuan tipe të larta qytetërimi të cilat mund të arriheshin vetëm nga popujt europian. Midis racave të larta mund të zënë vend vetëm popujt europian. Si në lashtësi, në epokën e grekëve të lashtë dhe romakëve, ashtu edhe sot, vetëm europianët dolën të aftë për të bërë zbulime madhështore në sferat e artit, kulturës dhe industrisë. Falë popujve europianë, ne sot e kemi një nivel të lartë të qytetërimit. Avulli dhe elektriciteti kanë dalë nga duart e tyre. Më pak të zhvilluar se popujt europianë, për shembull indusët, janë lartësuar në fushën e artit, letërsisë e filozofisë deri në atë nivel ku nuk mund të arrinin kurrë mongolët, kinezët apo semitët.

Midis këtyre katër grupeve të mëdha që i përmendëm më lart, nuk është e mundur asnjë lloj shkrirje e bashkimi, sepse gremina mendore që i ndanë, është mëse evidente. Vështirësitë fillojnë vetëm atëherë kur duam që këto grupe t’i ndajmë në nëngrupe. Anglezi, spanjolli e rusi futen në grupin e popujve të lartë. Por, ne e dijmë mirë se midis tyre ekzistojnë ndryshime shumë të mëdha. Për t’i përcaktuar këto ndryshime duhet marrë secili popull veçmas e të përshkruhet karakteri i tij. Ne do e bëjmë këtë gjë për dy popuj prej tyre, me qëllim që të vejmë në zbatim metodën tonë dhe të tregojmë rezultatet e saj. Për momentin, ne do e përshkruajmë në vija të përgjithshme natyrën e elementeve kryesore psikologjike sipas të cilave mund t’i dallojmë racat.

Te racat e lashta e të ulëta (nuk është nevoja që t’i kërkojmë ato midis njerëzve të sotëm të egër, meqë shtresat e ulëta të shoqërisë europiane u ngjajnë madje edhe qenieve parahistorike) mund të konstatosh gjithmonë një paaftësi për të arsyetuar, d.m.th. të asociojnë me tru për idetë dhe për t’i krahasuar e për të vënë re ngjashmëritë dhe ndryshimet midis tyre, qoftë edhe idetë e shkaktuara nga ndjesitë e tashme. Nga kjo paaftësi për të arsyetuar rrjedh edhe besueshmëria e madhe dhe mungesa e plotë e mendimit kritik. Përkundrazi, te qenia e lartë, aftësia për të shoqëruar idetë dhe për të nxjerrë prej tyre arsyetime të dobishme është shumë e lartë. Te qeniet e larta, është shumë i zhvilluar edhe mendimi kritik, sëbashku me aftësinë e të menduarit saktë.

Te njerëzit e racave të ulëta mund të konstatojmë ende një shkallë shumë të dobët të vëmendjes dhe të kuptuarit, një mendje me shkallë të lartë imituese, me traditë për të nxjerrë nga ngjarjet e rastit përfundime të pëgjithshme e të pasakta, një aftësi të dobët për të vrojtuar e për të nxjerrë nga ato vrojtime rezultate të dobishme, një ndryshueshmëri të shpeshtë të karakterit dhe parashikime shumë të dobëta. Udhërrëfyesi i tyre i vetëm është instinkti i momentit. Tamam si Isavi që është tipi i njeriut parahistorik, edhe këta do ta kishin shitur me dëshirë të drejtën e tyre të trashëguar (si më të vjetër që janë) për një kothere buke. Kur njeriu di të vendosë interesat e të ardhmes mbi ato të çastit, i vë vetes një detyrë dhe e zbaton atë me këmbëngulje, atëherë ai e ka realizuar një progres shumë të madh.

Paaftësia për të parashikuar nevojat e ardhshme të veprimeve dhe prirja për të mos pasur shumë udhërrëfyes përveç nxitjeve të momentit, e dënojnë individin po ashtu si edhe racën, si dhe e detyrojnë atë që të ngelë gjithmonë në një gjendje shumë të ulët. Vetëm atëherë kur popujt
mësohen t’i zotërojnë instinktet e tyre, d.m.th. vetëm atëherë kur ata pajisen me vullnet dhe rrjedhimisht mësojnë ta zotërojnë veten, ata fillojnë të kuptojnë rëndësinë e rregullit, domosdoshmerinë për të sakrifikuar veten për idealin kombëtar dhe të ngriten deri te shkalla e qytetërimit. Po qe se do të na duhej ta vlerësojmë me një notë shkallën sociale të popujve në histori, atëherë unë me dëshirë do të kisha zgjedhur popullin që i ka zotëruar instiktet e veta. Romakët në lashtësi dhe anglo-amerikanët sot, përfaqësojnë në vetvete popuj që e kanë këtë aftësi në shkallën më të lartë. Zotërimi i instikteve, si te romakët dikur, ashtu edhe te anglo-amerikanët sot, ua ka ruajtur dhe shtuar madhështinë e tyre.

Nga grupimi i përgjithshëm dhe nga zhvillimi relativ i elementëve të ndryshëm psikologjik, formohen tipat e organizimeve psiçike sipas të cilave mund të percaktojmë klasifikimin e individëve dhe të racave. Nga këto elemente psikologjike, disa prej tyre kanë lidhje me karakterin, e disa të tjera me mendjen.

Racat e larta dallohen nga të ulëtat, si nga karakteri ashtu edhe nga mendja. Racat e larta, mes tyre dallohen kryesisht nga karakteri. Meqë kjo ka një rëndësi kolosale shoqërore, atë duhet ta sqarojmë me qartësi. Karakteri formohet me bashkimin në përpjestime të ndryshme të elementeve të ndryshëm që psikologët i quajnë ndjenja.

Elementët që luajnë një rol shumë të rëndësishëm janë: këmbëngulja, energjia dhe aftësia e një populli për të zotëruar veten, e që ky element i fundit rrjedh nga vullneti. Do përmendim mes elementëve kryesorë të karakterit të një populli edhe moralin, megjithë faktin se morali është një sintezë e ndjenjave mjaft të ndërlikuara. Kur flasim për ndjenjat, këtë e bëjmë në shenjë respekti të trashëguar për rregullat te të cilat mbështetet ekzistenca e shoqërisë. Për popullin, të jesh i moralshëm do të thotë të zbatosh rregullat e ushtruara të mirësjelljes dhe të mos devijosh prej tyre. Meqë këto rregulla marrin nuanca të ndryshme në kohë të ndryshme e në popuj të ndryshëm, atëherë si pasojë, morali përkufizohet si ndryshore, dhe në të vërtetë, ai i tillë edhe është. Megjithatë, për një popull të dhënë e në një moment të dhënë, morali duket të jetë krejtësisht i pandryshueshëm. Si fëmijë i karakterit por jo aspak i mendjes, morali mund të konsiderohet i vendosur fort vetëm atëherë kur ai bëhet i trashëgueshëm dhe rrjedhimisht edhe i pavetëdijshëm. Në përgjithësi, ne mund të pohojmë se madhështia e popujve varet kryesisht nga niveli i moralit të tyre.

Cilësitë mendore mund të ndryshojnë lehtë nën ndikimin e edukatës, ndërsa cilësitë e karakterit pothuajse nuk ndikohen fare nga veprimi i tij. Po qe se edukata vepron mbi to, kjo ndodh vetëm te tipat moskokëçarës dhe që nuk kanë vullnet, e rrjedhimisht, anojnë lehtë andej nga i shtyjnë ngacmimet. Këta tipa moskokëçarès takohen te individë të veçantë, por shumë rrallë te një popull i tërë. Zbulimet e mendjes transmetohen lehtë nga një popull te tjetri, por cilësitë e karakterit nuk
mund të transmetohen. Këto janë ato elementet me bazë të pandryshueshme, të cilat na lejojnë të dallojmë qartë ndërtimin psiçik të popujve të lartë. Zbulimet e bëra me anë të mendjes përbëjnë pasurinë e përbashkët të njerëzimit, ndërsa përparësitë ose mungesat e karakterit, e përbëjnë pasurinë ose varfërinë e veçantë të çdo populli. Ky konstatim është një shkëmb i patundur të cilin valët e godasin çdo ditë, për shekuj me radhë, në mënyrë që të gdhenden konturat e tij. Ai i korrespondon shenjës specifike të llojit, si fluska notuese e peshkut, sqepi i zogut dhe kafshimi helmues i gjarpërit.

Karakteri i popullit dhe jo mendja e tij, e përcakton zhvillimin e tij në histori. Ndikimin e karakterit mund ta kërkojmë gjithmonë në kapriçot e dukshme të një rasti krejt të pafuqishëm dhe të fatit të gjithëfuqishëm, e që sipas besimeve të ndryshme, udhëheqin sjelljet dhe veprimet e njerëzve.

Ndikimi i karakterit është faktori më i fuqishëm në jetën e popujve, ndërkohë që ndikimi i mendjes është në realitet shumë i dobët. Romakët, në kohën e degradimit të perandorisë së tyre kishin një mendje më të zhvilluar sesa mendja e paraardhësve të tyre vulgarë, por ata i humbën cilësitë e mëparshme të karakterit të tyre: si këmbënguljen e pamposhtur, energjinë, aftësinë për të sakrifikuar veten për hirë të idealit, si dhe respektin e palëkundur për ligjet që formuan madhështinë e paraardhësve të tyre. Vetëm si pasojë e karakterit të tyre, 60 mijë anglezë i mbajnë nën pushtetin e tyre mbi 250 milionë indus, shumë prej të cilëve janë të barabartë me ta, të paktën sa i përket mendjes, e disa ua kalojnë shumë sa i përket shijeve estetike dhe thellësisë së pikëpamjeve filozofike. Vetëm për shkak të karakterit, anglezët qëndrojnë në krye të asaj perandorie gjigande koloniale, të tillë që nuk e ka parë ndonjëherë historia njerëzore. Te karakteri dhe jo te mendja, mbështeten shoqëritë fetare dhe perandoritë. Karakteri u jep popujve mundësinë që të ndiejnë e të veprojnë. Popujt nuk kanë fituar asnjëherë diçka, kur kanë dashur të mendojnë e të arsyetojnë gjatë.

Dobësia e jashtëzakonshme e punimeve të psikologëve profesionistë dhe interesi i tyre i papërfillshëm praktik, varet kryesisht nga fakti se ata ia përkushtojnë veten kryesisht mendjes, dhe duke e lënë krejtësisht mënjanë studimin e karakterit. Unë e njoh vetëm Ribonè, i cili në disa faqe, për fat të keq shumë të shkurtra, na ka treguar rëndësinë e karakterit dhe ka pranuar se ai e formon themelin e vërtetë të zhvillimit shpirtëror. “Mendja, shkruan me plot të drejtë profesori i
“Collega de France”, është vetëm një formë anësore e evolucionit psiçik. Tipi i saj bazë është karakteri. Mendja, kur është shumë e zhvilluar, ndikon shumë më shumë dhe çon deri në shkatërrimin e tij të plotë.”

Unë do të përpiqem këtu të provoj se ata që dëshirojnë të njihen me psikologjinë krahasuese të popujve, atëherë dhe para së gjithash, duhet të fillojnë me studimin e karakterit. Fakti që një shkencë kaq e rëndësishme (meqë prej saj rrjedh historia dhe politika) nuk është bërë asnjëherë
objekt i studimit, do kishte ngelur krejtësisht i pakuptueshëm po qe se nuk do ta dinim se një shkencë e tillë nuk bëhet në laboratore, por vetëm me udhëtime të gjata dhe vrojtime të vazhdueshme. Por, sot asgjë nuk të jep shkas të thuash që më parë se me të do të merren së shpejti psikologët profesionistë. Ata, në kohën e tashme po e braktisin gjithmonë e më shumë atë që dikur ishte fusha e tyre, në mënyrë që t’ia kushtojnë veten studimeve anatomike e fiziologjike. Të shqyrtosh nga pikëpamja anatomike trutë, të vrojtosh me mikroskop qelizat, të përcaktosh ligjet që lidhin nxitjet me reagimet, të gjitha këto kanë të bëjnë me fiziologjinë e përgjithshme, e që kanë lidhje me bretkosen dhe njeriun, por që ngelin pa asnjë zbatim të afërt apo të largët për të njohur strukturën psikologjike të tipave të ndryshëm të llojit tonë. Prandaj nuk kemi se si të mos i mbështesim veprat e tilla, si ai studimi interesant i Polakut e që sapo është botuar, “Les Caracteres”. Megjithëse përmasat e studimit tonë janë shumë të kufizuara, ato sidoqoftë na lejojnë të tregojmë me disa shembuj krejt të qartë se në çfarë shkalle karakteri i popujve e përcakton fatin e tyre. Unë do u tregoj edhe me shembuj të tjerë, se në kundërshtim me të gjitha dukuritë historike, struktura psiçike e racës kur ajo është formuar, zotëron pothuajse shenja po aq të qëndrueshme si edhe shenjat anatomike të llojeve. Nga struktura psiçike e racave rrjedh kuptimi i tyre për botën, jetën dhe rrjedhimisht pason sjellja e tyre dhe më në fund edhe historia e tyre. Duke i perceptuar në një mënyrë të njohur përshtypjet nga gjërat e jashtme, çdo individ ndjen, mendon dhe vepron krejt ndryshe ngase ndjejnë, mendojnë e veprojnë ata që zotërojnë një strukturë psiçike krejt të ndryshme. Prej këtej rrjedh se organizimet psiçike të ndërtuara sipas tipave krejt të ndryshëm, nuk mund të arrijnë kurrë një shkrirje të plotë.

Përplasjet shekullore të racave kanë si arsye kryesore papajtueshmërinë e karaktereve të tyre.
Në histori nuk mund të kuptosh asgjë, po nuk mbajte vazhdimisht parasysh se racat e ndryshme nuk mund as të ndiejnë, as të mendojnë, e as të veprojnë njësoj dhe rrjedhimisht, as ta kuptojnë njëra-tjetrën. Nuk ka dyshim se popujt e ndryshëm kanë në gjuhët e tyre fjalë të përbashkëta të cilat ata i quajnë sinonime, por këto fjalë të përbashkëta, tek ata që i dëgjojnë, zgjojnë ndjenja, ide dhe mënyra të të menduarit krejt të ndryshe. Duhet të jetosh me popujt, struktura psiçike e të cilëve dallohet në mënyrë të dukshme nga e jona, bile edhe po të zgjedhësh mes tyre vetëm persona që e flasin gjuhën tonë e që kanë marrë edukatën tonë, për ta parë dhe kuptuar thellësinë e humnerës që ekziston midis strukturave psiçike të popujve të ndryshëm. Mundeni edhe pa bërë udhëtime të largëta, të kuptoni deri në një farë mase e të konstatoni ndryshimin e thellë psiçik që ekziston mes një burri e një gruaje të qytetëruar, bile edhe kur kjo e fundit është shumë e arsimuar. Ata mund të kenë interesa dhe ndjenja të përbashkëta, por asnjëherë ide shoqërore të njëjta. Ata mund të bisedojnë me njëri-tjetrin, sepse organizmat e tyre shpirtërorë janë të ndërtuar sipas tipave shumë të ndryshëm që të mund të perceptojnë njësoj sendet e jashtme. Madje, ndryshimi në logjikën e tyre do të mjaftonte për të formuar midis tyre një humnerë të pakalueshme.

Kjo humnerë mes strukturave psiçike të racave të ndryshme na shpjegon pse popujt e racave të larta nuk kanë arritur kurrë t’i detyrojnë popujt e racave të ulëta që ta pranojnë qytetërimin e tyre. Është përhapur mendimi se arsimi mundet ta kryejë një gjë të tillë, por ky pohim nuk është asgjë tjetër përpos një nga iluzionet e hidhura që kanë krijuar ndonjëherë teoricienët e mendimit të pastër.

Pa dyshim që arsimi të lejon t’i japësh individit që qëndron mjaft poshtë në shkallën hierarkike njerëzore, një tërësi njohurish si ato që i ka edhe europiani. Nga një zezak ose japonez mund të bësh kollaj nje Bachelor të shkencës ose një avokat, por këto dhurata i japin atyre vetëm një lustër të jashtme dhe pa asnjë ndikim në natyrën e tyre psiçike nga e cila ata nuk mund të nxjerrin asnjë dobi. Ajo që atyre nuk mundet t’ia jap asnjë lloj arsimi (sepse këtë mund ta bëjë vetëm trashëgimia racore) janë format e të menduarit, logjika dhe kryesisht karakteri i njerëzve të perëndimit. Ky zezak ose ky japonez mund të marrin sa të duash diploma, por ata nuk mund të ngjiten deri në nivelin e një europiani të zakonshëm. Për dhjetë vjet, atyre mund t’i japësh me lehtësi arsimin e një anglezi shumë të zgjuar, por për t’i bërë anglez të vërtetë, d.m.th. njerëz që veprojnë si anglez në rethana të ndryshme të jetës, për këtë nuk do të mjaftonin as një mijë vjet. Vetëm në pamjen e jashtme, populli e ndryshon gjuhën, rendin shtetëror, besimet dhe artin e tij. Që këto ndryshime të bëhen me të vërtetë, duhet të ndryshosh shpirtin e atij populli.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top