HELMI I GJARPRIT, KOKA E DHELPRËS DHE POLITIKA E BARKUT

Shkruan: Nue OROSHI

Gjarprinjët janë dy llojesh, ata që helmojnë dhe ata që frigësojnë. Por është e quditshme se përveq profesionistëve që kanë studiuar gjarpërinjët, të tjerët nuk munden ta bajnë dallimin, në mes të gjarpërit helmues dhe gjarpërit frigësues. Këtë dallim mundë ta bëjnë vetëm dhelpërat. Quditërisht edhe tek dhelpërat, egzistojnë dy lloje të dhelpërave. Dhelpërat dhelpëruese, dhe dhelpërat qorjentuese. Dhelpërat dhelpëruese vëzhgojnë dhe veprojnë në çdo vend e në çdo kohë, ndërsa dhelpërat qorjentuese janë ato të cilat në çdo kohë dhe në çdo çast e bëjnë q’orjentimin e opinionit, duke krijuar mjegullnaja në të gjitha skajet e planetit.

Krizat e përgjithshme botërore, kanë futur në veprim shumë gjarpërinj helmues si dhe shumë gjarpërinj frigësues. E ky bashkpunim, i gjarpërinjeve dhe dhelpërave bëhet edhe ne trojet e Ilirisë, aty ku po ja pengojnë ardhmërinë femijës e po ja marrin bukën rinisë. Sa herë që çështja shqiptare fillon në rrugën e mbarë dhe në drejtimin e duhur kombëtar, gjatë gjithë historisë kanë dalur gjarpërinjët helmues dhe gjarpërinjtë frigësues, që në bashkpunim me dhelpërat dhelpëruese dhe dhelpërat q’orjentuese, e kanë shtrembëruar rrugën e shenjtë kombëtare duke e orjentuar rreth shkrepave pansllavisto aziatike.

Edhe sod fatkeqësisht, ky lloji i zvarranikëve politik tokat shqiptare i ka lënë peng. Tokat tona janë mbetur pezull. Në njërën anë e kemi rininë tonë, në të shumtën e rasteve që po e kërkon një perspektivë evropiane dhe një jetë normale, jetë që po ju mohohet nga një pjesë e zvarranikëve të politikës shqiptare, dhe në anën tjetër i kemi një pjesë të politikanëve tanë shqiptar që politikën e udheheqin me barkë dhe jo me kokë. Kur e them se ata e udhëheqin politikën me bark, këtë thënje e mbrojë me faktin se ky lloji i politikanëve zvarranik, nuk ju intereson fare se kush e fiton projektin, apo tenderin miljonesh, dhe sa e cilat do të jenë pasojat afatgjata që do ti bartë populli shqiptarë në këtë mishmash investitorësh. Atyre ju intereson sa mbetet për barkun e tyre, me një fjalë, sa mjete materiale ju mbesin atyre nën dorë. E për dhanjën e mjeteve nën dorë janë të përgaditura shumë mirë qarqet e politikës dhe ekonomisë pansllavisto aziatike.

Aq është komplikuar situata politike në viset shqiptare saqë në një bisedë të dy intelektualëve, njëri i thoshte tjetrit : Qu ba ore Llesh? E Lleshi përgjigjet:- Dreqi e marrtë vesh! Ndërsa afër kishte qëlluar dreqi i cili përgjigjet shkurt e qartë:-Deri sod e kam ditur se çka po bahet, mbas sodit edhe mu ma kan humbur orjentimin.

Gjarpërinjtë helmues dhe frigësues, së bashku me dhelpërat dhelpruese dhe q’orientuse janë sod në krye të institucioneve shqiptare dhe e kanë përzier aq shumë politikën, saqë më nuk dihet se kush ma pak, e kush ma shumë po i shkaktojnë tragjedi popullit shqiptar.

Ata nuk do të ndalen së punuari në dëm të kombit shqiptar deri sa të fillojnë ta hanë vetvetën, por gjatë kësaj kacafytje ndërmjet tyre, sërish do të lëndohen njerëzit e pafajshëm, përmes gishtit të Qarkut. Duhet të punojmë që në të ardhmën politika shqiptare të udhëhiqet jo me koka gjarpërinjësh dhe dhelpërash, por me koka te idealistëve shqiptar, të cilët japin shumë nga vetvetja për ndërtimin e institucionit të shtetit. Prandaj, ma mirë është që ti penzionojmë 400 politikan të këqinj që i kemi sod në të gjitha Trojet Shqiptare, e që do te zavendësoheshin me kuadro të kualifikuara dhe të padjallëzuara, por që politikën do ta udhëheqin me kokë dhe jo me bark. Kështu që përmes këtij veprimi, do ti pengojmë këto dy ideologji të mykyra të mbetura në kokat e një pjese të mirë të politikës shqiptare, pra komunizmit pansllavist, që së bashku me pansllavistat wehabist, janë bërë krimba kancerogjen dhe krimba Erdoganist, të cilët dalngadalë po e hanë trupin e shëndoshë të djalërisë dhe vajzërisë shqiptare, që shekuj me radhë patën orjentimin dhe vizionin Evropian në të gjitha trojet shqiptare.

Ky zë i imi duhet të ndëgjohet tek të gjithë djemtë dhe vajzat e Shqipëris Etnike, të cilët jan të gatshëm që me të gjitha mjetët demokratike të hyn në vallën e ndryshimit të madh, me moton:- Ta bëjmë Shqipërinë Etnike dhe Demokratike.

Të gjithë ata që janë kundërshtar të kësaj ideje të shenjtë kombëtare, sjanë asgjë tjetër përpos njerëz të humbur, që me apo pa vetëdije ju shërbejnë dy ideologjive të lartpërmendura dhe janë në shërbim të gjarpërave helmues dhe frigësues që së bashku me dhelpërat dhelpëruese dhe q’orjentuse, po e brejnë si krymba të nëntokës mbrendësin e palcës arbnore të tokës shqiptare.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top