
Në emisionin “Opinion” të TV-Klan, ish- Presidenti dhe ish-Kryeministri i Shqipërisë, Dr. Sali Berisha, ka hedhur akuza të rënda në adresë të Hashim Thaçit, duke e quajtur disaherë si argat të Serbisë.
Dr. Berisha nuk i kurseu akuzat as ndaj ndërmjetësueses Mogherini, duke e quajtur atë, serbofilen më të madhe në Itali. “Sa më e madhe të bëhet Serbia, aq më e madhe do të bëhet Rusia e vogël në Europë!”