Hashim Thaçi e heq vulën presidenciale, flamurin dardan nga stema e Presidentit!

Ende pa e marrë postin e presidentit të vendit, Hashim Thaçi duket se ka vendosur të largojë të vetmin simbol të identitetit shqiptar të Kosovës. Vula e Presidentit, e cila është përdorur në të gjitha dokumentet zyrtare të Presidencës së Kosovës, që nga koha e Presidentit Ibrahim Rugova (i cili edhe e kishte disenjuar atë) nuk figuron në ftesën që ekipi i Hashim Thaçit e ka bërë për inaugurimin e tij më 8 prill në sheshin “Skënderbeu”.

Kjo tregon se Hashim Thaçi, është personi që e porositi apo me aminin e tij ndodhi edhe djegia e flamujve të presidentit Rugova me 28 nëntor 2005 në Prishtinë.
Njerëzit që bënë akte të këtilla të pahijshme, si ky i sotmi, me vetëdije, apo pa vetëdije, dalin kundër lirisë, pavarësisë dhe demokracisë së Kosovës”, pat deklaruar Presidenti i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, në ditën e djegies së flamurit shtetëror të propozuar dhe dizajnuar nga ai, i njohur si flamur dardan.
Por, ata që sot rrinë në koalicion me Thaçin, pra Isa Mustafa që na e solli president, a është kundër këtyre parimeve themelore rugoviane lirisë, demokracisë dhe vetë rugovizmit? Pa dyshim që po.

Ky është kulmi i marëveshjeve të paturpshme Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi.

Flamuri dardan, sipas shpjegimit të presidentit Rugova

Cili është Flamuri i Dardanisë që është disenjuar sipas idesë së Presidentit Rugova?
Në vazhdim po japim përshkrimin e plotë që Ibrahim Rugova i ka bërë Flamurit të Dardanisë, gjashtë vjet më parë, kur edhe për herët të parë e ka prezantuar para mediave.

Dimensionet 1×1.5 m
Sfondi: E kaltër e thellë që simbolizon paqen.
Në sfondin e kaltër në mes është Vula e Kosovës.

Përmbajtja e Vulës:

Shqiponja e zezë dykrenare, simbol kombëtar i Kosovës dhe i shqiptarëve – e përdorur në flamurin e Gjergj Kastriotit- Skënderbeu (1405 1458), pastaj në luftërat e lirisë së Kosovës kundër otomanëve (1878 1910 1912). Origjinën e ka te Leka i Madh (Aleksandri i Madh). Gjergj Kastriotin e quanin Skënderbe, simbas Aleksandrit të Madh, që kishin origjinë të përbashkët, prandaj e mori simbolin e Tij.

Sfondi i kuq: simbolizon fuqinë.

Mburoja: simbolizon karakterin mbretëror të Kosovës.

Në dy sfonde të arta është vendosur nga një stelë (Yll). Stelat simbolizojnë lëvizjen e diellit dhe të jetës. Kanë origjinë antike shqiptare.
Fusha e kuqe dhe e zezë, simbolizojnë flamurin kuq e zi të Skënderbeut (sfondin e kuq dhe shqiponjën e zezë).

Baneri i bardhë mbi mburojë dhe shqiponjë simbolizon ngjyrën e bardhë nacionale të kapelës (plisit) dhe veshjes së bardhë të kosovarëve dhe të shqiptarëve. Është përdorur në Flamurin e imperatorit Justinian që ishte me origjinë nga Kosova, Dardania.

Në baner shkruan “Dardania”, emri antik i Kosovës që shpjegohet me fjalën e gjuhës shqipe “dardhë” që do të thotë “vendi i dardhave” Dardania. Dardania ishte Mbretëri antike ilire shqiptare.
YIli gjashtëcepësh është marrë nga Flamuri i Skënderbeut. Quhet ylli i Skënderbeut. Është përdorur si simbol nga ilirët shqiptarët antikë dhe korrespondon me Stelat e Mburojës.

Flamuri i Kosovës përdoret nga Presidenti i Kosovës që nga viti 1992, pas mbajtjes së Referendumit për Pavarësi (1991) dhe pas zgjedhjeve Presidenciale e Parlamentare të Republikës së Kosovës (1992). Populli i Kosovës ka filluar ta quajë “Flamuri i Dardanisë”, me emrin antik të Kosovës. / SHQIPTARI.EU

2 thoughts on “Hashim Thaçi e heq vulën presidenciale, flamurin dardan nga stema e Presidentit!”

  1. Idajet Elmazi

    Vula e presidences nuk mund te llogaritet si private-individuale,si ndonje lloi faksimili,por si institucionale.
    Edhe presidenca eshte institucion i shtetit,eshte institucion i pandyshueshem.
    Edhe vula e flamuri nuk mund te ndrohen ashtu siç ndrohen individet president.
    Po te ne shqiptaret gjithçka eshte e mundur.E ndrojme edhe te kaluaren e pandryshueshme vetem e vetem per te humb te lavdishmen e te kaluares dhe veten ta bejme zanafilles.Po te kishim mundesi do te thonim edhe se prindet i kemi lind ne.
    Sa te mjere jemi.
    A thua mjerimi yne nga ndonje nje dite do te kete fund ?

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top