Shkruan: Edison Ypi
Hallall të qoftë o ISIS. Të gjithë ta kanë frikë. Edhe unë me nënë e babë musliman, dhe synet. Por pak humor në ngjyrën tënde mund ta bëj.
Ti ISIS e di vetë çfarë bën dhe si e bën. Këto të miat janë vetëm sugjerime. Po tu dukën harram, hidhi në kosh. Nëse të duken hallall, zbatoji, se s’të kërkoj as lek as autorësi, apo copyright, si i thonë kaurrët e mallkuar, që i djegtë të gjithë zjarri i Xhehenemit që këtë çast inshallah.
Nëse njerëzimi do kishte ecur sipas këshillave të Allahut, vendet e pasura që kanë të hanë, të vishen, të mbathen, të blejnë ilaçe për tu ruajtur nga sëmundjet, me kalimin e kohës do rinoheshin, do fuqizoheshin. Por po ndodh e kundërta. Vendet e pasura janë përmbytur nga pleqtë dhe sëmundjet. Vendet e varfëra, kryesisht ato islamike, janë plot me rini, fuqi, dhe kamikaza meqë ra fjala. Kjo dukuri e frikëshme, dëshmon qartë një triumf të Dreqit. Ti ISIS i ke mjetet dhe mënyrat për të mos lejuar që degjenerimi në fjalë të mos shndrrohet nga provizor në permanent. Për ta kryer këtë punë të shenjtë s’ke pse vete deri në Bruksel ku ka vetëm pleq të rrjedhur dhe burokratë të korruptuar. Eja në Shqipëri. Ku është më afër, ke më pak rreziqe, dhe sa të duash lëndë të parë. Eja jepi botës prej këtu disa leksione; çfarë është idealizmi, si bëhet shteti, si besohet Allahu.
Ti ISIS e ke parë atë mozaikun mbi muzeun kombëtar. A durohet që mbi atë mozaik aq gjigand të mos ketë asnjë milimetër, asnjë pllakëz, asnjë pikëz, të besimit shekullor të shqiptarëve, atij me Allah e Pajkamber, ndonjë hoxhë, ndonjë çallmë, a ndonjë sure kuranore ? Mbështillu me tritol. Mbulohu me xhup. Ftoi për një kafe brenda muzeut ata që mozaikun e krimit e quajnë vepër arti, dhe shkrepe butonin, hidhi në erë ata plehra, bëji çik e thërrime. Pllangat e gjakut dhe copat e mishit të jezitëve që do ngjiten nëpër mure, ato po, ato do jenë vepra arti të mirfillta.
Një tjetër mrekulli për të cilën do jesh i mirëpritur ta bësh, dhe shqiptarët do ta dinë shumë për nder, është kjo; Meqënëse ti ISIS kamikazat s’i ke problem, gjej nga një kamikaz për secilën nga kafenetë e Tiranës ku shqiptarët vrasin kohën. Brez, mes, tritol, shkrepje, të mbarojë dhe ajo punë, se na plasi.
Përfytyro, i dashur ISIS, një kamikaz nga ata të tutë, aq idealist sa në emër të Allahut vdes, dhe një shqiptar nga këta këtu aq materialist sa për një kile miell votën e shet. A është bota aq e madhe sa brenda saj të mbajë edhe njërin edhe tjetrin ? Eja të lutem hidhi në hava të gjithë ata që shesin votën.
Me ata që xhamitë i shkatërruan me dinamit, ose i kthyen në depo silazhi dhe burgosën hoxhallarët, s’di të them çfarë të bësh. Për atë punë je vet usta, doktor, profesor. Do ishte njësoj ta mësosh qingjin si ta hajë ujkun.
Edhe për ata që vrasin dhe vriten s’po di çfarë të sugjeroj. E mira do ishte të na i hiqje qafe. Por është punë e ngatërruar kjo e atyre që vrasin e vriten pa Allah në mes. Nejse, ti e di vetë, tritolin, fitilin, kapsollën, i ke, bëj si të duket më produktive.
Ashtu si ti ISIS që je më i ziu i terrorizmave, ekziston një film shqiptar që është më muti i të gjitha filmave. Quhet ‘Rrugë të bardha”. Kryekrejt propagandë. Gjoja kamikaz, jo me tritol, me ca kaçavida në brez, që nuk vdes gjatë Ramazanit të bollëkut por gjatë urisë së fukarallëkut, jo majë minares së xhamisë por majë shtyllës së telefonit, jo për Bajram por për vit të ri, jo në behar por në dimër, jo duke ngrënë hallvë por duke lidhur tela të këputur, jo për hir të Allahut por për të zezën e proletariatit. Teatralitet i pështirë. Humor për të vjellë. Asnjë nga Profetët. Asgjë për Allahun. Një ditë, që thua ti ISIS, kur po lundroja në oqeanin e Internetit brenda atij deti kaurresk që quhet Wikipedia, shtanga. Para më doli ajo krrupje filmike propagandistike më e turpshmja që ka parë bota. Thuhej se përmes llumin filmik që s’do ta kishin sajuar dot soc-regjizorët e stalinit, maos, kastros, së bashku, regjizorët e kurvit ja kishin arritur të përcjellin hiç më pak se idetë e, Heminguejit, Niko Kazanzaqir, Martin Skorcezes, në një mpleksje gjeniale artistike me Sizifin, Plakun dhe Detin, Allahun. A durohet dot një molepsje e këtyre përmasave ? A mund të anashkalohet ky profanim ? Shpejt ISIS, gjeji ku i ke e ku s’i ke, brezin, tritolin, dhe hidhe në erë Wikipedian.
Që punët e njerëzisë të shkojnë si e urdhëron Allahu, duhet plotësuar disa kushte, duhen bërë disa sakrifica. Njeriu duhet të ulet këmbëkryq mbi shilte të buta, një zezak t’i bëjë fresk mbi kokë me bisht palloi, të pijë lëng shege, të rrufisi kafe që e bluan me mulli të përgatitur nga një gëzhojë topi 32 milimetra një tjetër zezak duke ja rrotulluar atij mulliri dorezën. Këto kushte nuk po plotësohen. Ky hallall njerëzor s’po ndodh. Harrami po na mbyt. Të gjitha i ka marrë dreqi. Botën e ka pllakosur hiperliberalizmi. Amerika e ka mendjen firifiu, në qiell te pushtimi i yjeve, Brukseli te Uashingtoni, Roma te Brukseli, Tirana te Roma, katundet te Tirana. A e përmbys dot ti ISIS këtë tendencë djallëzore ? A e bën dot ti ISIS që katundet ti kenë sytë nga hëna, dielli, qielli, yjet, Tirana të shohi nga katundet, Roma nga Tirana, Bruksesi nga Roma, Uashingtoni nga Brukseli, dhe kështu dynjaja të vijë në Din. Po bëre këtë, sado të vrasësh, hallall, Xhehenetin e ke siguruar, Allahu do ta ndrisi shpirtin. Përndryshe ti ISIS je vetë i tëri një harram katil, një biçimsëz kamikaz.