Haki Rugova i kërkon LDK-së respektimin e marrëveshjes

Haki Rugova ka kërkuar nga strukturat e LDK-së që ato të respektojnë marrëveshjen e koalicionit me PDK-në dhe të votojnë për zgjedhjen e Hashim Thaçit në postin e Presidentit të Republikës së Kosovës. Deklarata e nënkryetarit të LDK-së, Haki Rugova, vjen menjëherë pas kundërshtimit të zëshëm nga degët e LDK-së për të mos e votuar Hashim Thaçin. Për vet Hashim Thaçin, java e ardhshme pritet të jetë vendimtare, ndërsa për LDK-në, partnerin e koalicionit të PDK-së, java e ardhshme do të jetë emocionale dhe shumë e tensionuar, sepse një pjesë e mirë e deputetëve të LDK-së e kanë paralajmëruar bojkotimin e seancës.

1 thought on “Haki Rugova i kërkon LDK-së respektimin e marrëveshjes”

  1. Ragip Jasharaj , nga Gjermania e shkrete

    Shume i nderuari Zoteri kryetar i Komunes Istog ,
    shume i rrespektuari shoku im i shkolles-gjenerates ne gjimnaz ,

    U lumturova mjaft shume kur u emrove kryetar i komunes . Prita qe sporti, eposaqerisht basketbolli do te mbeshtet me infrastruktur deri
    ne maksimum. Ne kohen tone , si basketbollista te moshes sone rinore,
    kemi vuajtur per kete ceshtje. Sot kur pash ne Imazh-RTK se Palestra sportive qe plot 6 vite po jeton nen meshiren e kohes, u befasova pa mas.
    Nuk ka arsye, se na qenka Projekt i Ministrise, Jo o Haki shoku jo .
    Hidhi mendimet e kohes sone rinore dhe dhuroje rinise se sotme kete Palester , se politika nuk ka qene kurr arsyeja jote, por Zgjidhja e Problemit me gjindshmerin me te mire qe ta ka dhuruar Zoti dhe Baba yt
    bujar e i ndershim .

    Te pershendes , Ragip Jasharaj

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top